Vlerat e vërteta të NATO-s janë të drejtat e vërteta dhe liria e mediave, ka qenë qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev, qëndrim të cilin e ka mbrojtur edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në pyetjen se çka bën RMV lidhur me lajmet e rreme, njofton MEDIAL.mk. “Liria e shprehjes i sjell edhe lajmet e rreme, ne i ndjekim gjitha proceset, një pjesë e institucioneve punojnë në këtë, siç janë MPB, Ministria e Mbrojtjes, ajo për Shoqëri Informatike, Drejtësisë, punojmë edhe me SHGM-në me fakte të vërteta dhe reagimi i shpejtë janë hallkë më e duhur kundër lajmeve të rreme dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu në një intervistë për Dojçe Vele ka folur për shumë gjëra mes të cilave për “Lagjen e Trimave”, “27 prillin” për BDI-në, reformat në siguri e kështu me radhë. Musliu pas diplomimit në fakultetin për siguri, karierën e tij profesionale e fillon në MPB dhe më pastaj në Agjencinë për Zbulim. Musliu shprehet se për të qenë udhëheqës i një institucioni nuk mjafton vetëm të jesh profesionist, por edhe të keshë vizion për atë institucion. Ai funksionin e ri e sheh si motiv për mposhtjen e sfidave gjatë ndërtimit të perspektivave…
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë ditës së shtunë (1 qershor) dha dorëheqje nga posti i deputetit me arsyetimin që mos i mundësojë arsyetime qeverisë që të ik nga problemet reale dhe mos ju bëjë trysni deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Por për të dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, atij nuk i mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale por duhet që t’i drejtohet edhe zyrtarisht Kuvendit të Maqedonisë. “Deputeti mund të dorëhiqet. Dorëheqjen deputeti e bën personalisht në seancë të Kuvendit” thuhet në nenin 65 të Kushtetutës. Të njejtën e shkruan edhe Rregullorja e punës së…
SPB Manastir njofton se mbrëmë rreth orës 21:20 minuta ishte denoncuar se në rrugën Mogillë-Budakovë para fshatit Radobar ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar disa shtetas të Republikës së Turqisë.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Në seancën, siç u publikua në ueb faqen e Kuvendit, duhet të bëhet zgjedhje e dy ekspertëve teknikë për përkrahje të vazhdueshme të këtij Komisioni të Kuvendit.
Mbrëmë (2-qershorë) rreth orës 22 e 50 minuta, në rrugën ,,Blagoja Toska,, në Tetovë, është privuar nga liria 47-vjeçari N.U. nga fshati Sedllarcë e Poshtme, i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe është silluar në mënyrë agresive duke i fyer dhe poshtruar pjestarët e policisë. N.U. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2018 ishin regjistruar 118 radiodifuzerë prej të cilëve 65 të cilët emitojnë program në radio, ndërsa 53 program në televizion. Prej atyre të cilët emitojnë program në radio, një është ndërmarrje publike radiodifuzive, 61 janë shoqata tregtare radiodifuzive dhe tri janë institucione radiodifuzive joprofitable. Ndërmarrja publike radiodifuzive që emiton program në radio ka emituar gjithsej 38.014 orë, prej të cilave pjesa më e madhe ose 58 për qind program muzikor. Shoqatat tregtare radiodifuzive që emitojnë program në radio kanë emituar gjithsej 529.026 orë program në radio, prej të cilave pjesa…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dita e parë e Fitër Bajramit më 4 qershor të vitit 2019 është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale urojnë të gjithë qytetarët festën e Fitër Bajramit, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas katër qershorit, festa shtetërore janë 2 gushti, 8 shtatori, 11 tetori, 23 tetori dhe 8 dhjetori ndërsa për shqiptarët ditë pushimi është edhe 22 nëntori Dita e Alfabetit Shqip.
Tërbohen tifozët maqedonas të klubit të hendbollit Vardari i Shkupit. Pas fitores së sotme dhe shpalljes Kampion Evrope, tifozët dhe qytetarë të shumta maqedonas kanë festuar sonte në sheshin Maqedonia dhe rrugë të shumta në Shkup, dhe si gjithmonë – shqiptarët kanë qenë ata që fyhen dhe nënçmohen madje edhe në kohë feste, shkruan gazeta KOHA. “Vd.ekje shqiptarëve” është ulëritur pothuajse nga të gjithë maqedonasit që po festonin në shesh, ndërsa janë dëmtuar dhe shkatërruar vetura të shtetasve kosovarë që sonte kishin ardhur në Shkup ta ndjekin koncertin e këngëtarit të madh botëror – Sting.Në rrjetet sociale, qytetarë të shumtë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në konferencën e përbashkët me Jens Stoltenberg ka folur për rolin e ushtrisë e vendit në misionet paqëruejtëse të NATO-s nëpër botë. “Jemi për detyrimet që na vijnë. Qeveria është e gatshme që të rris numrin e pjesmarrësve të ushtarëve në misionet paqëruajtëse dhe të kontribuojë me rritjen vjetore të buxhetit për buxhetin e përbashkët të NATO-s” tha mes tjerash Zaev. “NATO për Maqedoninë e Veriut deri tani ka sjellë progres ekonomik. Deri tani investimet e jashtme në Maqedoni janë rritur për tre herë deri tani. Papunësia është ulur për 7.5% kurse…
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një shqiptari 35-vjeçar në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa shqiptari po kthehej me motorçikletë nga puna për në shtëpi. Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas nga një automjet në komunën Arezzo, përgjatë rrugës rajonale 71. Shqiptari ishte picajol në një restorant dhe po kthehej në shtëpi. Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë mjekët nuk kanë mundur të mbajnë në jetë të riun shqiptar.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ me veprat penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo Autoritetit Zyrtar’ dhe ‘Marrja e Ryshfetit’. Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri për paraburgim ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë…

