Author: Hamdi Kumanova

Partia Maqedonia e Vetme, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, përmes një komunikate për media thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po përgatisin falsifikimin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të bëhet në vitin 2020. “Falsifikimi i regjistrimit pritet të bëhet në mënyrë që si shqiptarë do të regjistrohen edhe banorët që nuk jetojnë ose me vite nuk kanë hyrë në Maqedoni, mbi bazë të deklaratës së ndonjë anëtari të familjes, edhe pse standard evropian është që të regjistrohen të gjithë ata që të paktën në 12 vitet e fundit kanë hyrë në Maqedoni”.…

Lexo më Shumë

Prej sot ka filluar pagesa për të ardhurat minimale të garantuara, shtesa arsimore për fëmijë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se qendrat i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 mijë amvisëri. Sipas Carovskës, me këto pagesa ka filluar implementimi i reformës sociale, pikërisht në ditën e punëtorëve social. MILLA CAROVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE  “Për mua është shumë kënaqësi që sot mund ta informoj opinionin se pagesa për të ardhurat minimale të garantuara , shtesa arsimore për fëmijë ka filluar. Qendrat i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 794 amvisëri…

Lexo më Shumë

Zjarr ka shpërthyer në një banesë në afërsi të sallës “Rasadnik” në lagjen Kisella Voda të Shkupit. Banesa e cila po digjet është në katin e pestë në rrugën “Heronjtë popullor” dhe për momentin është e zbrazët, por ka qytetarë të cilët janë ngujuar në ndërtesë dhe nuk mund të dalin. Qytetarët ankohen se zjarrfikësit janë vonuar, ndërsa për momentin nuk dihen arsyet e zjarrit. Në terren kanë dalur dy zjarrfikës me një makinë, të cilët sipas disa pamjeve të publikuara nuk arrijnë të shuajnë zjarrin./Telegrafi/ https://youtu.be/STYGQwRUin8

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani bashkë me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj vizituan vendin ku kryhen aktivitetet ndërtimore të projektit Strategjik Belanoc – Stançiq, ku bënë inspektim të punëve ndërtimore dhe progresit të projektit. “Ky objekt është pikërisht objekt i përbashkët i dy vendeve, gjë që paraqiste edhe një sfidë të veçantë administrative për realizim, duke pas parasysh se për realizimin e tij medoemos duhej të harmonizoheshin rregullat e dy vendeve”, theksoi Osmani, duke shtuar se projekti është i financuar me mjete IPA përmes programit për bashkëpunim ndër-kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Sot Komuna e Strugës përmes një njoftimi ka informuar opinionin e gjerë në lidhje me problemin e qenve endacak, transmeton Almakos. Në njoftim thuhet se është tepër e vështirë që të menaxhohen 50 qen dhe se ky problem në këtë komunë është shkaktuar nga qytetet tjera: Pas reagimeve me vend të qytetarëve në lidhje me qent endacak Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët e shqetësuar se Komuna ka marrë të gjitha masat për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate. Është e pamundur të sistemohen mbi 50 qen për çdo muaj. Andaj ne kemi marrë masat e duhura dhe kemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi as sot nuk u paraqit në prokurori pas thirrjes për marrje në pyetje. Avokati i tij përmes telefonit kërkoi që të shtyhet marrja në pyetje për ditë tjetër. “Avokati i personit të thirrur, sot përmes telefonit kërkoi që të shtyhet marrja në pyetje, me arsyetimin se për arsye personale shëndetësore ai nuk mund të marrë pjesë në marrjen në pyetje të klientit të tij. Kreut të Bashkësisë Fetare Islame do t’i dërgohet thirrje për marrje në pyetje në orar tjetër”.

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare Gjyla Çeliku ka reaguar menjëherë pas arrestimit të funksionarit të lartë të BDI-së, Jahi Jahiu i cili ngarkohet nga Prokuroria Themelore Publike për vjedhjen e mbi 37.000 eurove, transmeton Almakos. Profesoresha shpreson që arrestimet që sot filluan të mos ndalen: …filluan arrestimet në Maqedoninë Veriore, uroj që t’mos ndalen! Korrupsioni kjo dashni që nuk të bezdiset asnjëherë, por të turpëron dhe të dërgon në ferr! Gjyla Çeliku

Lexo më Shumë

Shërbimi Evropian për pengimin e mashtrimit-OLAF dhe Prokuroria Italiane nga Milano kanë iniciuar arrestimin e sotëm të Jahi Jahiut, sekretarit shtetëror në Ministrinë për shoqëri informative dhe administratë dhe kuadër i BDI-së, thuhet në raport, transmeton Almakos. Të dyshuarit si persona zyrtari gjatë periudhës kohore qershor 2014 – gusht 2015 nga personi juridik italian, nëpërmjet ndërmjetësuesit – shtetasit italian këshilltar në personin juridik dhe shtetas anglez – partner në person juridik anglez me seli në Shkup, kanë pranuar dhuratë – udhëtim jashtë vendit në tre raste, me vlerë prej 7000 euro që të kryejnë veprime zyrtare që nuk do të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata themelore penale – Shkup, ka ngritur Akt paditës kundër tre personave. Njëri prej tyre akuzohet për vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 1, kurse që të tre paditen për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentim) nga Kodi penal, njoftoi Prokuroria publike. Ata akuzohen se më datë 31.08.2014, janë future në oborrin e një shtëpie në Haraçinë, ku ka jetuar tashmë I ndjeri Mevludin Bajrami dhe familja e tij. Njëri prej të akuzuarëve, duke shtënë nga armë zjarri- revole me qëllim i ka marrë jetën…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, Sektori për shkatërrim të krimit organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), me urdhër të prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Publike në Milano të Italisë, me përkrahje të “EURODREJTËSI”, ka realizuar operacioni të koordinuar policor për sigurim të dëshmive për “pranim të ryshfetit” nga ana e dy sekretarëve shtetëror gjatë zgjedhjes së personit juridik për realizim të projektit të financuar nga ana e Fondeve IPA, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kanë njoftuar se sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Punëtori nga “Higjiena komunale”, i cili ishte zënë se si mbeturinat e mbledhura i hedhë në lumin Vardar, u suspendua nga puna. Nga ndërmarrja publike përmes kumtesës informuan se sot është sjellë vendim për largimin e tij nga vendi i punës. “Bëhet fjalë për punëtor të angazhuar në Sektorin për mirëmbajtje të pastërtisë publike, i cili ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore, duke e prishur me atë rast imazhin e NP “Higjiena komunale”-Shkup. Për këto arsye u soll vendimi, sot, më 10.06.2019, ky person të largohet nga vendi i punës”, ceket në kumtesë. Rasti u zbulua kur në rrjetet sociale…

Lexo më Shumë

Në lidhje me ndalimet e fundit nga policia financiare dhe nga sektori për krim të organizuar në Shkup, është prononcuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni nga ku kanë thënë se janë duke u hetuar dy zyrtarë të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administriatë publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. “Janë bërë bastisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Itali. Pesë bastisje janë bërë në Shkup dhe Kumanovë, dhe në një ministri. Në Maqedoni janë të hetuar dy persona kurse në Itali bëhet fjalë për tetë persona. MPB deri tani ka marrë më shumë…

Lexo më Shumë