Author: Hamdi Kumanova

Muaji qershor do të jetë përplot zhvillime të bujshme politike në Maqedoni, prej të cilave do të varet edhe funksionimi i ardhshëm i qeverisë. Burime qeveritare thonë se koordinatat kryesore të lëvizjes së shumicës parlamentare do të dihen pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelarin gjermane Angela Merkel, që të enjten pritet të realizohet në Berlin. Ndërkaq, mesazhet e politikës amerikane për qeverinë e Maqedonisë së Veriut pritet t’i sjellë kryetari i Alternativës Afrim Gashi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Uashington. “Pas kthimit të Zevit nga Berlini dhe Gashit nga Uashingtoni do të kemi pasqyrë më…

Lexo më Shumë

Jurisprudenca në shtet duhet të jetë shtylla apo garantuesi i funksionimit të sistemit. Konsideroj se po bëjmë pak përpjekje në mënyrë që thelbësisht t’i përmirësojmë sistemet e tilla. Nuk mund të përmirësohet një sistem i caktuar vetëm nëse e shikon në mënyrë parciale, pa dallim se cili është ai sistem. Nuk mund ta përmirësosh sistemin e jurisprudencës vetëm  me ndryshim të ligjit. Është fajt se prej këtu fillojnë ndryshimet, por që të kesh ndryshime serioze duhen analiza serioze për gjendjet që për fat të keq tek ne gjatë sendërtimit të cilit do sistem bëhen shumë pak, deklaroi sot Avokati i…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov, në seancën e sotme për përgjimet e paligjshme në rastin e PSP-së, “Target dhe Fortesa”, kanë marrë në pyetje Zonko Kostovskin dhe Gjorgji Lazarevskin të cilët e zbuluan aferën e përgjimeve. Mijallkov e ka rikujtuar Kostovskin se së bashku kanë qenë të pranishëm në prezantimin e pajisjeve për përgjim nga kompania izraelite, në zyrat e DSK-së. Atëherë kishin kuptuar se me pajisen e re, mundeshin të përgjohen deri në 30 veta nga cilido operator. Pajisja me zgjedhje spontane kap numrat nga stacioni më i afërm, kështu pashë numrin e një…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, mbrëmë ka thënë se partia e tij do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në në tetor. Mickoski tha se do të kërkojë nga Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv të formohen grupe të punës, të cilat siç tha, së bashku me qeverinë do të gjejnë pengesat dhe do të mundohen t’i tejkalojnë atoq, që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve, së paku në tetor, Në një intervistë për TV Tellma, ai tha se nuk është “tifoz” i mossuksesit të shtetit siç po akuzohet nga LSDM,…

Lexo më Shumë

Duke u përgjigjur mbi përgjimet e fundit të cilat dalin në opinion nga personi “El Cheka”, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta tha se drejtësia duhet të flasë për ata, nëse ka pasur keqpërdorime nga ndonjë zyrtarë i partisë së tij. Ai pyeti pse përgjimet dalin vetëm për zyratrët e BDI-së, dhe shtoi se përgjime ka edhe për funksionarët e LSDM, VMRO, Aleancës, Besës… “Këto përgjime dolën për përfitime politike, ato biseda ne nuk i ndëgjojmë pasi janë biseda private”, tha Bejta dhe shtoi se “ajo që thuhet me gojë nuk është thënë shpirtërisht dhe me shkrim, prandaj nuk preket askush, dhe në to nuk ka asnjë dëm mbi shtetin ose individin”, përfundoi Bejta. Ai përsëriti…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i shtetit Stevo Pendarovski, para vizitës së tij të parë në Bruksel, në një intervistë për Deutsche Welle, ka dhënë vlerësimet e tij në lidhje me negociatat e vendit me Bashkimin Evropian, si dhe pritjet nga vizita e tij zyrtare në Bruksel. “Presë që nga takimet në Bruksel të marrim mbështetje të plotë se hapat e mëtejshëm, janënë drejtim që vendi jonë të merr datë”, tha Pendarovski. I pyetur nëse është më mirë që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria për marrjen e datës nga BE, ai tha se shteti ka marrëdhënie të mira me të…

Lexo më Shumë

Agjenci udhëtimesh, dyqane në Pazarin e Shkupit, apartamente në Hotel Park…janë pjesë e pronës së BFI-së. DHP dhe disa institucione kanë vënë nën vëzhgim punën e BFI. Dokumentet që kemi siguruar tregojnë se ky institucion fetar  nuk ka paraqitur asnjë raport financiar për të ardhurat e saj në dekadën e fundit, thuhet në hulumtimin e Radio Evropa e Lirë. Pas një periudhe të tensionuar midis Qeverisë së Zoran Zaev dhe BFI-së së Sulejman Rexhepit, dy palët janë ulur të premten në një iftar të përbashkët. Kjo darkë vjen pikërisht në Natën e Kadrit, që është dita më s rëndësishme e…

Lexo më Shumë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë, në të cilin janë përfshirë tre vetura. Sipas informacioneve të para ka persona të lënduar, ndërsa policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për shkak të aksidentit rruga Tetovë-Shkup është e bllokuar, ndërsa komunikacioni është ridrejtuar kah rruga e vjetër. Pritet që gjatë ditës së sotme MPB të jep informacione më të detajuara për këtë aksident./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacion të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, që po qëndron për vizitë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski, siç njofton kabineti i tij, është njoftuar me punën vijuese dhe kompetencat e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, si dhe bashkëpunimin me Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski e ka përshëndetur partneritetin dhe bashkëpunimin midis gjykatave kushtetuese të dy shteteve, i cili po zhvillohet në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në takimin në të cilin kanë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev u takua me pjesëmarrësit në programin e Komitetit ekonomik gjerman për Evropë Lindore, ku të rinjtë ndanë përvoja nga puna e tyre në kompanitë e Gjermanisë dhe mendime për praktika të realizueshme në vendin tonë, në sektorin e biznesit, arsimit, shkencës duke pasur parasysh se ata sot jetojnë, mësojnë dhe punojnë në shtet. Studentët me bursë në program ishin të shoqëruar nga përfaqësuesja e Njësisë ekonomike të ambasadës gjermane, Marina Serafimovska. Në takim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, bashkërisht është konstatuar se të rinjtë janë një nga fuqitë e rëndësishme lëvizëse të shoqërisë dhe se e…

Lexo më Shumë

Bëhet fjalë për punëtorë i angazhuar në Departamentit për mirëmbajte të pastërtisë publike që ka kryer shkelje të rëndë disiplinore, duke njollosur kështu seriozisht reputacionin e NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup Me rastin e video materialit të publikuar në disa portale dhe rrjete sociale, ku është paraqitur një i punësuar i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, se si mbetjen e mbledhur e hedh në lumin Vardar, udhëheqësia e Ndërmarrjes dëshiron ta njoftojë publikun se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për punëtorë i angazhuar në Departamentit për mirëmbajte të pastërtisë publike që ka kryer shkelje të rëndë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me procedurat për tre gjykatësit supremë, të cilët së bashku  mbivotuan dy kolegë të tyre në këshillin penal të Gjykatës Supreme me çka ia ndërprenë paraburgimin të arratisurit Sead Koçan në lidhje me lëndën e PSP-së, tha se ato po vazhdojnë. “Ato procedura janë në fazën e debatit, ndërsa diku jam i informuar se nevojitet që të përpunohet edhe raport nga komisionet në bazë të debatit të zbatuar më herët”, tha Zdravev para seancës së sotme të KGJ. Shtoi se që në fillim kur ishte…

Lexo më Shumë