Federiko Kafeiro De Raho, prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit sot ka qenë i pranishëm në Maqedoni, por nuk ka zbuluar nëse Prokuroria e tij bashkëpunon për hetime me kolegët e tij maqedonas për rastin “Skopje 2014”. Ai në pyetje të gazetarëve se a kanë bashkëpunim me kolegët maqedonas, sepse kompania italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin ka thënë: “Duhet të theksohet se të gjitha hetimet janë sekrete, deri në momentin kur do të kërkohet paraburgim apo konfiskim të pasurisë. Nëse shpalosi detaje, unë do të bëj vepër penale, ka thënë Kafeiro De Raho. Delegacioni italian…
Author: Hamdi Kumanova
Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut Clemens Koja, sot ka shprehur shqetësime në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Speciale, që është lëndë e negociatave në mes partive në pushtet dhe opozitës, si dhe për mandatin e PSP-së. Koja ftoi të gjitha partitë që të arrijnë marrëveshje dhe t’i mundësohet PSP-së të vazhdojë punën e saj. Koja në prezantimin e raportit të dytë të OSBE-së për punën e PSP-së, tha se gjithashtu është e rëndësishme që PSP-ja të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Ndërsa nga ana tjetër prokurorja speciale Katica Janeva, tha se pret që…
Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë dy vjet me përkushtim dhe me realizim punon në plotësimin e të gjitha kritereve që priten nga ne. U munduam të nxjerrim rezultate në reformat e fushave kyçe nga prioritetet reformuese urgjente siç janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet zbuluese, reforma e administratës publike. Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili mbajti fjalim në mbledhjen e dytë të Grupit drejtues për obligime të ndërmarra për siguri në suaza të Procesit berlinas, në organizim të Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme dhe punët në Komonvelt.…
“Të respektohet prezumimi i pafajësisë”, ky është qëndrimi i Bujar Osmanit rreth arrestimit të Jahi Jahiut, sekretar shtetëror në Ministrin e Administratës dhe Shoqërisë informatike. “BDI është partia e vetme në Maqedoninë e Veriut e cila me vendim të kryesisë ka kërkuar hetim për të gjithë funksionarët e saj që nga viti 2002 e këndej. Dhe kjo është marrë si rezultat të një lufte speciale që po bëhet ndaj BDI-së në forma të ndryshme”, tha Bujar Osmani.
Personalisht besoj se është i mundur vetëm një vendim – fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë për anëtarësim në BE sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, theksoi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski në Bruksel. “Si kryesues i Këshillit Evropian nuk dua të prejudikoj. Keni bërë gjithçka që pritej nga ju, por të jem i sinqertë – nuk janë të gatshme të gjitha vendet anëtare të BE-së që të sillet vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në ditët e ardhshme. Pyetja është jo “nëse”, por “kur”…
Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë – Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, pasditën e djeshme rreth orës 16 e 25 minuta, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin Xh.A. nga fshati Forinë e Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë dhe pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate.
Federiko Kafiero de Raho, prokuror kombëtar për luftimin e mafias dhe terrorizmit, u dërgoi porosi pjesëtarëve të sistemit gjyqësor në Maqedoni se asnjëherë nuk mund ta luftojnë krimin e organizuar pa ndihmën e shteteve mike pasi që bëhet fjalë për fenomen ndërkombëtar i cili vazhdimisht përmirësohet dhe është para policisë, prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas Rahos, gjatë historisë janë krijuar disa Konventa për bashkëpunim ndërkombëtar në luftimi e krimit dhe terrorizmit, por ato duhet jetësuar me veprime dhe aksione konkrete. “Krimi i organizuar dhe terrorizmi është shumë i pasur. Ndërhyn edhe në politike edhe në ekonomi. Në ekonomi fshihet pas individëve…
Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski do të dënohet në mungesë për rastin e PSP-së, “Talir”, i cili rast ka të bëjë për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Gjykata ka sjell një vendim të tillë pasi paraprakisht nga PSP-ja është kërkuar pasi që Nikolla Gruevski tashmë gjendet në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e vendit. Në seancën e sotme pala mbrojtëse ka insistuar që të shtyhet seanca, përshkak se Kuvendi ende nuk ka dal me vendim pas kërkesës së Gjykatës dhe Prokurorisë- cili mundet të përfaqësojë në gjykatë rastin “Talir” dhe se cilit do ti takojnë kompetencat PSP-së apo…
Ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe aktualisht profesor universitar Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook reaguar ndaj “bombave” të cilat kohëve të fundit po publikohen në rrjetet sociale, e që kanë të bëjnë me udhëheqësinë e BDI-së, gjegjësisht Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Në njërën nga bisedat e përgjuara, dëgjohet se Ahmeti dhe Xhaferi përmendin edhe Izet Zeqirin dhe familjen e tij, e për këtë ka reaguar ky i fundit. Zeqiri thotë se ai çdo herë është mësuar me padrejtësi, por kur përmendet familja e tij, tek ai ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës. “Unë Izet Zeqiri jam mësuar…
Kancelarja Angela Merkel, Gjermania dhe të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së kanë qëndrim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pesëmbëdhjetë vjet jemi duke e pritur për këtë datë për fillim të negociatave. E meritojmë si kurrë më parë. Besoj se më në fund do të marrim verifikim konkret edhe nga kancelarja, por edhe nga Këshilli Evropian, deklaroi kryeministri Zoran Zaev ne emisionin “Hapur” në TV 24. I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm me Merkelin , Zaev theksoi se “njëqind për qind janë konfirmuar performancat tona në pjesën e reformave ndërsa marrëveshjet e shkëlqyera me Bullgarinë dhe Greqinë…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev vazhdon me shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, me qëllim që të realizojë interesat personale. “Zaevi i falur dhe banda e tij kriminele për të satën herë, interesat partiake i vendosin para atyre shtetërore dhe nacionale. Ngadalë por sigurt Maqedonia po bëhet shtet i panjohur për qytetarët të ciltë tërë jetën e tyre e kanë kaluar në të, por Zaev nuk ndalet këtu. Nëse Republika e Maqedonisë edhe më tutje do të ridefinohet, nëse do të shkruhen kufij të rinj?”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se…
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jahi Jahiu ka bërë ankesë për heqjen e masës së paraburgimit për tu mbrojtur në liri. Avokati i tij ka theksuar për TV24 se nuk dëshiron të komentoj hetimet por që pret që Jahiu të lirohet nga burgu i Shutkës dhe të mbrohet në liri. Nga Gjykata Penale thonë se masa e parab*urgimit është caktuar për shkak të rrezikut për ar*ratisje dhe përsëritje të veprës penale. Ndryshe për shkak të marrjes së ryshfetit prej 38 mijë eurove policia mëngjesin e ditës së hënë kishte arrestuar Jahiun. Prokuroria dhe MPB-ja dyshojnë se…

