Author: Hamdi Kumanova

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve rë anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg. Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor. Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare”, shkruan Reuters. Edhe më i keq…

Lexo më Shumë

“Do ishte katastrofale për shtetin tim nëse fillon ndryshimi kudoqoftë në Ballkan, mund të ketë domino efekt. Dëmi i parë kolateral do të jetë Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina”- ka deklaruar në intervistë për MIA, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shkruan Fakte. Ai thotë se është shumë e rrezikshme ajo që po planifikohet mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Tezat në Tiranë dhe Prishtinë janë shumë të ngjajshme me korrigjimin ose fshirjen e kufinjve. Kjo, sipas definicionit, në Ballkan është gjë e rrezikshme.”- ka thënë përveç tjerash Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një grua është vrarë mbrëmjen e së premtes në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, transmeton Shenja. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22: 30 minuta. E ndjera 31 vjeçare ka pësuar pas rrahjes mes dy kushërinje. Gjithçka ka filluar derisa kanë qenë duke pirë në oborrin e njërit prej tyre. Njëri prej tyre është larguar dhe është kthyer sërish me thikë në dorë, ndërsa gruaja e njërit prej kushërinjve është përpjekur që t’i ndajë dhe qetësojë, ndërsa gjatë rrahjes, tashmë e ndjera është goditur me thikë dhe ka vdekur në vend. Pas vrasjes ka intervenuar policia dhe i ka arrestuar të dy kushërinjtë…

Lexo më Shumë

Rinia e Tetovës e ka mbushur qytetin me afishe dhe grafite të ndryshme kundër BDI-së, shkruan Almakos. Ky reagim vjen pas bisedave të përgjuara telefonike të publikuara nga profili El Cheko ku nga funksionar të lartë të BDI-së dëgjohen komente të ndryshme kundër tetovarëve.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një deklaratë për 1 TV ka thënë se gjuha e urrejtjes së Reis Ulemasë Sulejman Rexhepi nuk guxon që të tolerohet, shkruan Almakos. “Unë kam reaguar disa herë në lidhje me fjalimin e tij. Ai njeri nuk e meriton që të jetë në krye të atij institucioni. Ai njeri, të kishim Prokurori Themelore Publike funksionale ashtu si duhet të jetë, duhej që të përfundonte në burg. Nuk mundet që të tolerohet një gjuhë e tillë që ai e përdorë. Bashkësitë fetare janë më të thirrura për të shpërndarë tolerancë dhe mirëkuptim e jo të…

Lexo më Shumë

Komisioni për Punë të Jashtme i Senatit amerikan ka potencuar nevojën për reforma dhe sundimin e së drejtës, me qëllim që Maqedonia e Veriut të inkuadrohet në NATO dhe BE, njofton Zëri I Amerikës. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan ka potencuar se SHBA-të do të vazhdojnë të bisedojnë me Qeverinë për nevojën e ekzistimit të Prokurorisë Speciale. Riker është i bindur se Qeveria në Shkup do ta zgjidh statusin e PSP-së. “Do të vazhdojmë të bisedojmë për këtë me Qeverinë, për shkak se duam ta shohim…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur, Naser Raufi theksoi se publikimi i fundit në rrjetet sociale, të një bisede që ka të bëjë me rastin e Smilkovës mund të pengojnë vetë rastin. Gjithsesi, biseda e publikuar sipas Raufit është dëshmi se në montimin e këtij rasti janë involvuar edhe persona pa kompetencë që nuk kanë të bëjnë me prokurorinë e gjyqësorin. “Biseda e përgjuar tregon që në këtë rast janë përzier edhe persona tjerë që nuk kanë kompetencë, persona që nuk kanë të bëjnë as me prokurorinë as me gjykatën, persona që janë nga jeta politike publike. Mund të them që është lejuar…

Lexo më Shumë

Banorët e Kavadarit sot do të kenë mundësi  në sheshin e qytetit ta ndjekin prezantimin e automjeteve, armatimin dhe pajisjen  të cilat janë pjesë e trajnimit të përbashkët ushtarak “Goditje e shkëlqyer”, e cila nga 5 qershori deri më 8 korrik në dy rotacione mbahet  në Qendrën për përkrahje të trajnimit “Krivollak”. Qytetarët do të kenë mundësi përmes komunikimit direkt  prej afër të njoftohen me pajisjen dhe procedurat të cilat i kryejnë pjesëtarët  e armatave pjesëmarrëse  në këtë trajnim më të madh deri tani ushtarak te ne, citohet në kumtesën e Armatës. “Goditje e shkëlqyer” deri tani është trajnimi  më…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Brendshme deklarojnë se me kërkesë të qytetarëve të komunës së Demir Hisarit dhe komunës së Krushevës, miratoi targat e regjistrimit për automjetet nga këto vende. Për rrethinën e Demir Hisarit, numri i targave të regjistrimit do të jetë DH, ndërsa për rrethinën e Krushevës targat e regjistrimit do të jenë KS. Vendimi për ndryshimin e Rregulloreve për zonat e regjistrimit për automjetet dhe emërtimet e tyre është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. 116 nga data 07.06.2019 dhe do të hyjë në fuqi ditën e tetë nga data e publikimit të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike nuk është e sigurt nëse Nikolla Gruevski kishte ikur nga Maqedonia për në Shqipëri i fshehur në bagazhin e veturës, siç pohoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Dhe ne kemi disa informacione se mund të ketë qenë e fshehur në atë mënyrë, por gjatë hetimeve kjo mundësi nuk u mbështet nga prova konkrete dhe prandaj ne nuk e publikuam atë në opinion” thonë nga Prokuroria për “Telma”. E dimë se si Gruevski ka ikur nga vendi. Me një ashensor ai u lëshua në bodrum dhe më pas u fsheh në…

Lexo më Shumë

Eco Action për herë të parë në rajonin e Pollogut fillon me grumbullimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike edhe përmes mbledhësve mobil. Sot, u ndanë 10 biçikleta me rimorkio për mbledhësit e mbeturinave elektrike dhe elektronike për këtë rajon. Pajisjet elektronike kanë karakteristika të veçanta që prodhimin dhe shfrytëzimin e tyre t`a bëjnë me ndikim të madh ekologjik dhe social, dhe prandaj këto paraqesin mbeturina problematike dhe sfiduese. Menaxhimi me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike paraqet sfidë edhe për vendet më të zhvilluara. Pas sjelljes së Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e këtyre pajisjeve,…

Lexo më Shumë

Largimi i ish-deputetit Hajrulla Misini nga BDI ka ngjallur komente në rrjetet sociale, mirëpo nga kjo parti thonë se në partinë e tyre kanë filluar zgjedhjet e brendshme, dhe se nuk ka largime të zyrtarëve apo anëtarëve të tyre. Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, thotë për Alsat-M se në këtë parti kanë filluar proceset për zgjedhje të brendshme dhe së shpejti do zgjidhen të gjitha organet partiake dhe do të shkohet në Kongres. “Në kongres, i cili është organ më i lartë i partisë, do ti diskutojmë të gjitha mangësitë dhe të arriturat e BDI-së. Besojmë pas kongresit BDI do…

Lexo më Shumë