Author: Hamdi Kumanova

Me 14.06.2019 në ora 15.30 në vendkalimin kufitar në Jazhincë, zyrtarët policor e kanë arrestuar K.I.(28) nga Kosova, i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “Renxh Rover”, për shkak të dyshimeve se vetura është e falsifikuar, transmeton Almakos. Vetura është konfiskuar, ndërsa K.I. është dorëzuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Sindikatës së Pavarur të Policisë Dejan Sazdov, sot akuzoi udhëheqësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme se kryen mobing mbi anëtarët e Sindikatës dhe pjesëtarëve tjerë të policisë. Sazdov tha se bëhet fjalë për alokime të paligjshme, me të cilat siç tha, udhëheqësia ballafaqohet me ata të cilët kundërshtojnë punën joligjore. “Si sindikatë, menduam se qeveria mësoi mësimet për sjelljen shembullore dhe legjitime dhe ndryshimet pozitive do të ndiheshin, por asgjë nuk ndodhi. Në vend të ndryshimeve, ndaj sindikatës vazhduan presionet dhe kërcënimet e zhvendosjes që e ndjejnë shumë nga përfaqësuesit tanë në shpinë, si dhe presionet mbi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se  sot është afati përfundimtar për paraqitje në thirrjen publike  për shfaqje të interesit për punë të mjekëve të mjekësisë në mbrojtjen primare shëndetësore (MPSH) në shtëpinë shëndetësore. Nga Ministria u bëjnë thirrje mjekëve të interesuar të  mjekësisë me licencë për punë në MPSH  të paraqiten në thirrjen publike dhe të dorëzojnë letër për interesim në Ministri,  me qëllim që të sigurohet mundësi për punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. Sipas nenit 8 të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore mjekët e mjekësisë me licencë për punë  duhet të kalojnë në punë…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë burime të larta nga LSDM-ja. “Të dielën kemi mbledhje të bordit qendror të partisë, ku do të vendosim për hapat e ardhshëm, por zgjedhjet nuk janë më opsion, sepse data është e sigurt në tetor”, thonë nga burimet e larta të LSDM-së për “TV21”. Kjo ishte përgjigjja në pyetjen se cili opsion do të aktivizohet nga kryeministri pas konfirmimit të djeshëm se as në qershor ose korrik nuk do të ketë vendim që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Përndryshe, rreth një…

Lexo më Shumë

Inspektorët fillimisht do t’i paralajmërojnë kompanitë, dhe pastaj do t’i dënojnë ato. Inspektimet do të planifikohen bazuar në vlerësimin e rrezikut. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, kompanitë do të pajisen me lista kontrolluese ku ata do të jenë në gjendje të shohin vetë nëse punojnë sipas rregullave ligjore. Këto lista do të jenë publike dhe të detyrueshme gjatë inspektimeve të rregullta të inspektorëve. Këto janë një pjesë e risive në Ligjin e ri për Mbikëqyrjen e Inspektimit, i cili u miratua në fund të muajit të kaluar, por do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka reaguar se qeveria, pa konsultime me opozitën, po e shtyn me forcë regjistrimin me numrat amë të identifikimit, që është në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat-it, dhe regjistrimi i tillë, sipas tyre, nuk do të tregojë numrin real të popullatës që jeton në vendin tonë, njofton Portalb.mk. Sipas tyre, kryeministri Zoran Zaev vazhdon “me ridefinimin e plotë të Maqedonisë.” “Pasi i fshiu historinë maqedonase, hoqi dorë nga emrin dhe gjuha maqedonase, tani po paguan koncesione të reja për kreditorët e tij”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Ata theksojnë se “regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik,…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeç me vaksinën MRP, nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është 29,857. Prej tyre 15,250 fëmijë janë vaksinuar në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa 14,607 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të vendit, njoftoi sot Ministria e shëndetësisë, njofton Portalb.mk. “Prindërit e kuptuan rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve me kohë. S’ka tjetër teknologji mjekësore më efektive që e ka mbrojtur dhe promovuar shëndetin e njeriut si vaksinimi. Është e vetmja masë për t’u mbrojtur kundër fruthit” thekson ministria në komunikatë. Në raportin e Komisionit Evropian thuhet…

Lexo më Shumë

Atë që vite me radhë nuk e bënë krerët e komunave të Tetovës, e kanë bërë këta të rinj, të cilët, edhe pse të profesioneve të ndryshme, megjithatë kanë një qëllim, si të bëjnë diçka më tepër për qytetin e tyre. Kreativitetin e tyre për një Tetovë më të bukur dhe më urbane, këta të rinj të Social Kultural Space Tetovë e prezantuan para publikut, i cili kërkoi që institucionet t`i përkrahin dhe të implementojnë këto ide të bukura. Nismëtarja e projektit, Fjolla Saiti, thotë për Alsat se ai është punuar rreth dy muaj, ndërsa qëllimi është që të bëhet…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një deklaratë për 1 TV ka thënë se gjuha e urrejtjes së Reis Ulemasë Sulejman Rexhepi nuk guxon që të tolerohet, shkruan Almakos. “Unë kam reaguar disa herë në lidhje me fjalimin e tij. Ai njeri nuk e meriton që të jetë në krye të atij institucioni. Ai njeri, të kishim Prokurori Themelore Publike funksionale ashtu si duhet të jetë, duhej që të përfundonte në burg. Nuk mundet që të tolerohet një gjuhë e tillë që ai e përdorë. Bashkësitë fetare janë më të thirrura për të shpërndarë tolerancë dhe mirëkuptim e jo të…

Lexo më Shumë

Sipas klasifikimit të revistës amerikane “Global finance” Shqipëria radhitet në vendin e 69-të në fushën e sigurisë ndër gjithsej 128 shtete. Midis vendeve të Ballkanit, Shqipëria është vendi më i pasigurt, kurse më i sigurti është Sllovenia që renditet i 12-ti. Të parat janë Islanda dhe Zvicra, ndërsa të fundit Jemeni dhe Filipinet. Klasifikimi u realizua sipas tre treguesve – luftë dhe paqe, sigurim personal dhe fatkeqësi natyrore. Në po këtë klasifikim Botsvana është në vendin e 41-të, ndërsa SHBA-ja radhitet në vendin e 65-të, kurse Japonia është e 43-ta. Nga Ballkani kryeson Sllovenia e 12-ta, Kroacia e 22-ta, Rumania…

Lexo më Shumë

“Reforma të caktuara janë zbatuar, mbeten edhe reforma tjera që duhet të zbatohen dhe vërtetë do të bëhet bilanci. Në fillim të verës do të ketë takime të rëndësishme që do të mbahen, por gjithashtu edhe në fillim të vjeshtës. Është herët për të bërë analiza. Gjendemi në një periudhë të rëndësishme për Bashkimin Evropian, gjithashtu edhe për vendin tuaj. Por, nëse duam të nxjerrim ndonjë përfundim – do të duhet të themi se muajt e ardhshëm duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë për agjendat reformuese, sidomos mendoj për Ligjin për Prokurorinë Speciale”. Këtë e theksoi sot ambasadori…

Lexo më Shumë

Mesazhet e Angela Merkel – të dielën në tryezë në Bihaçka – do të shkojnë LSDM në zgjedhje, do të ketë mandatar të ri apo rikonstruim- nëse nga Berlini merr të njëjtin mesazh si nga Brukseli – se vendi nuk mund të shpresojë për një konsensus të BE për një datë të fillimit të negociatave. LSDM zyrtarisht thotë se të gjitha opsionet janë në tavolinë, përcjell FLAKA. Dorëheqja e Zaevit dhe mandati i ri, rindërtimi ose zgjedhjet e shpejta. Kryeministri thotë se gjithçka është në lojë. Megjithatë, një pjesë e bashkëpunëtorëve më të afërt të Zoran Zaev me pikëpamje të…

Lexo më Shumë