Author: Hamdi Kumanova

Jam i bindur se ne do të tërheqim vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të përdorim sezonin e verës për të vizituar Liqenin e Prespës dhe të shohim bukuritë e saj, tha kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen dy ditore “Njiheni Prespën”. Ai tha se shpreson që me ngjarjen “Njiheni Prespën”, e cila mbahet këtë fundjavë në Prespë, fillon një traditë e bukur miqësie në mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë, veçanërisht nëpërmjet implikimit të shoqërimit me të rinjtë. “Të rinjtë këtu nga vendi ynë, Shqipëria dhe Greqia janë me të vërtetë një shembull i mirë i…

Lexo më Shumë

Një vit pas Marrëveshjes së Prespës vazhdojnë përplasjet e subjekteve politike se a ka qenë e nevojshme arritja e ujdisë me Greqinë. Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët e Maqedonisë u mashtruan nga pushteti aktual. VMRO-DPMNE “Zaev vazhdon t’i gënjej qytetarët, ashtu siç i ka mashtruar se Kushtetuta e Maqedonisë në negociatat për emrin nuk do të preket. Njëjtë ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk arrin sukses në referendumin për ndryshimin e emrit.” Ndërsa nga LSDM thonë se Marrëveshja e Prespës bëri kthesë historike për ardhmërinë e vendit. LSDM “Kjo është marrëveshja më e suksesshme në historinë e vendit,…

Lexo më Shumë

Pas publikimeve të materialeve të  përgjuara nga El Cheka, ka reaguar edhe i ashtuquajturi analist i BDI-s,  Artin Spahiu. Spahiu në një postim të publikuar në fejsbuk thotë se është shumë problem të rrëzohet lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, duke iu futur nën pantallona dhe aty brenda duke gjurmuar dhe u kapur nëpër “ballona”!. Ja edhe postimi i plotë i Artim Spahiut: Nuk rrëzohet një lider duke iu futur nën pantallona dhe aty brenda duke gjurmuar dhe u kapur nëpër “ballona”! Të vegjëlit merren me persona dhe me ballonaa në nën pantallona, mesatarët merren me ngjarje, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev është kthyer sot nga Vjena me linjën e rregullut ku për disa ditë ka qendruar në forumin e mbajtur atje derisa gjatë kthimit një pjesë e madhe e udhëtarëve edhe janë fotografuar me atë. Zaev pasdite pritet që të merr pjesë në mbledhjen e Komitetit qendrorë të LSDM-së ku do të vendoset nëse do ketë zgjedhje të parakohëshme si dhe për vendimet brenda partiake.

Lexo më Shumë

Dje pasdite në një hotel në Strumicë, është arrestuar një shtetas bullgar dhe është dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. “Më 15.06.2019 në orën 16:10 në një hotel në Strumicë, në bazë të kërkesës nga Interpoli, është arrestuar shtetasi bullgar T.N.I. (63). Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme”, deklarojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Mendoj se në një farë mënyre, Goce Dellçev është edhe i Bullgarisë dhe Maqedonisë, por natyrisht që këto janë çështje që duhen diskutuar në mënyrë objektive dhe pa motive nacionaliste, për t’u debatuar midis historianëve, tha historiani bullgar Çavdar Marinov në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”. Ai tha se për fat të keq, historianët janë shpesh të angazhuar me disa shkaqe nacionaliste që me siguri nuk lejojnë një qasje objektive ndaj çështjeve të tilla historike, siç është pra deklarimi i identitetit në Maqedoni para një shekulli. “Në një farë mënyrë unë mendoj se këto janë çështje që nuk kanë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të marrë datë për negociata. Në dy vitet e fundit, shteti dhe qeveria kanë bërë gjithçka që është nevojitur. Unë mendoj se Maqedonia e Veriut do të marrë një datë për fillimin e negociatave, tha sot ambasadori gjerman, Thomas Norbert Gerberich, përcjell AIM. Ai beson se do të ishte mirë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bashkohen së bashku në Bashkimin Evropian, por shtoi se nëse është e nevojshme, duhet t’i kushtohet vëmendje ndarjes me qëllim që të mos ndëshkohet një vend, për shkak të dështimit të një vendi tjetër. “Unë mendoj se…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për revolucionistin Goce Dellçevin. Ministrja e jashtme e bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas dështimit të komisionit të përbashkët historik dhe arsimor për të harmonizuar tekstin për Goce Dellçevin, në disa paraqitje publike tha është i papranueshëm sugjerimi i Maqedonisë që Dellçevi të përkujtohet së bashku më 7 tetor kur në 1946 Bullgaria ia dorëzoi mbetjet mortore Maqedonisë. “Nuk ka mënyrë si të bësh kompromis me të vërtetën. Goce Dellçev vetë e ka thënë se çfarë është – ai është bullgar. E shkroi dhjetëra herë” deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.…

Lexo më Shumë

Me 14.06.2019 në ora 12.20 në vendkalimin kufitar në Deve Bair është mbajtur shtetasi bullgar R.E.A.(59) që ka qenë duke drejtuar veturën e tipit ‘Man’ me targa nacionale turke, pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se kartoni i gjelbër ndërkombëtar për sigurimin e autopërgjegjësisë së veturës ka qenë false, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 14.06.2019 në ora 12.10 në vendkalimin kufitar në Deve Bair, është mbajtur shtetasi turk F.J.(62) i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “Man” me targa nacionale turke, pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se kartoni i gjelbër ndërkombëtar për sigurimin e autopërgjegjësisë së veturës ka qenë false, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 14.06.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor e kanë arrestuar R.V.(45) nga Republika e Serbisë që ka udhëtuar me veturën “Folksvagen transporter” me targa nacionale serbe, për shkak të asaj se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se gjendet në listën stop për kryerjen e veprës penale vjedhje në territorin e SPB Manastir, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar në SPB Manastir për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë