Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në intervistat për dy gazeta gjermane e kanë theksuar rëndësinë e marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në këtë vit. Sa i takon skenarit optmist për hyrje të ardhshme në BE, Zaev ka thënë se kjo do të varet nga dyja palët. “Më 2025 ose 2030 të bëhemi anëtar të BE-së. Nuk e di. Çështja është se kur ne do të jemi të gatshëm për Evropë dhe kur Evropa do të jetë e gatshme për ne. Dy anët janë të rëndësishëm. Me rëndësi është se reformat në atë rrugë…

Lexo më Shumë

Punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se partitë politike përmes parave publike, promovojnë punën e Qeverisë në mediat lokale. Këto reagime vijnë pasi partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Lidhja Social Demokrate, si porositës, është duke reklamuar punën e Qeverisë në dy vitet e fundit në shumë media private të vendit. Xhelal Neziri nga organizata joqeveritarë SCOOP, për Radion Evropa e Lirë thotë se ky veprim dëmton lirinë e mediave duke kujtuar praktikat e hidhura nga e kaluara ku me para të buxhetit reklamoheshin politika të caktuara. “Ne kemi qenë shumë kundër që mjetet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, sot në Shangai realizoi takim me Dong Junhu, kryetar i Komitetit të Shangait të Këshillit konsultativ politik të popullit kinez. Në delegacionin e Kuvendit janë janë nënkryetari Goran Misovski, koordinatorët e grupit të deputetëve: koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski, i BDI-së Ejup Alimi, i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën popullore të Kinës, Vlladanka Aviroviq dhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. Funksionet kryesore të Këshillit përfshijnë…

Lexo më Shumë

Federika Mogerini sot në mëngjes nga Luksemburgu e uroi përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës dhe i bëri thirrje vendeve anëtare të marrin një vendim pozitiv për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. “Sot u mbush një vit që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, dhe mendoj se duhet të kujtojmë fuqinë e guximit dhe lidershipin, si dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkan. Shpresoj që shtetet anëtare t’i kujtojnë dhe t’i njohin këto hapa, veçanërisht në ditët në vijim kur duhet marrë vendim i rëndësishëm në hapjen e negociatave me Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se OBRM-PDUKM-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e njëjtë me atë që ka udhëhequr Nikolla Gruevski. “Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja janë të vetmit që bëjnë tifo për mossukses, të vetmit që punojnë kundër integrimit dhe tentojnë të kthejnë shtetin në të kaluarën e errët. OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë në anën e kundërt të përparimit, zhvillimit dhe integrimit, në anën e kundër të interesit të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qytetarët janë përcaktuar për përparim, për NATO dhe BE dhe nuk do ta lejojnë Mickoskin t’i ndalojë këto…

Lexo më Shumë

Shteti i Maqedonisë do të kërkojë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të ekstradohet nga Budapesti si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, tha se dosja është kompletuar dhe do të dërgohet tek autoritetet hungareze. “Dosja e plotë për 29 prillin nga Prokuroria dhe gjykata është kompletuar javën e kaluar. Këto ditë do të dërgohet në Budapest”, tha Deskoska. Shteti për më shumë se gjashtë muaj e kërkon Gruevskin, i cili ka fituar azil politik në Hungari, për të vuajtur dënimin me dy vjet burg./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Eurokomisari Johannes Hahn i ka ftuar vendet anëtare të BE-së të miratojnë nisjen e negociatavepër anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë sot se kjo duhet të bëhet në afat sa më të shkurtë. Hahn tha se vendet anëtare akoma po bisedojnë për këtë temë. “Negociatat duhet të hapen në afat sa më të shkurtë të mundshëm, pasi nuk do të jetë sinjal vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për gjithë rajonin”, tha Hahn para fillimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg. Ai vlerëson se mos dhënia e datës për Maqedoninë, mund të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Për momentin në…

Lexo më Shumë

Në poligonin e armatës “Krivolak” sot do të realizohet dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” dhe do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së, forca speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat e armatosura të Shqipërisë, të Bullgarisë dhe të SHBA-së, si dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret që në Këshillin e ardhshëm të BE-së, të konfirmohet ajo që BE ka verifikuar nëpërmjet Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e shtetit. Ai ka thënë se pret që në shtator ose tetor vendi të marrë datë për bisedimet, ndërsa në fund të vitit të fillojnë bisedimet. Sipas Zaevit do të pritet që Bundestagu gjerman të sjell vendim për fillim të bisedimeve me BE-në, i cili vendim do të jetë edhe final për fillimin e bisedimeve. “Më vjen mirë që do të kemi mundësi deri në fund të vitit të jemi anëtare e plotë e NATO-s.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih, ka thënë sot se Maqedonia e Veriut duhet të merr datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka disa probleme teknike të cilat duhet të zgjidhen. Ai, gjatë një aktiviteti në Prespë, tha se data do të mirret në vjeshtë, ndërsa ka ndarë vlerësimin se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bashku si pako në Bashkimin Evropian. Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë në Shkup “Është e domosdoshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian, ajo është shumë e rëndësishme për rajonin,…

Lexo më Shumë

Dita e martë do të jetë vendimtare për Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj drejt integrimit Evropian. Në Luksemburg do të takohen ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së ku do të diskutojnë për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë temat kryesore të negociatave në këtë pjesë. Ministrat duhet të vendosin nëse dhe kur këto dy vende do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç ka rekomanduar Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e veta. Deri më tani, s’ka konsensus mes shteteve anëtare për…

Lexo më Shumë