Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Zhelinë. Një kamion ka humb kontrollin dhe është rrokullisur. Gjatë këtij aksidenti mbetet i lënduar vozitësi i kamionit. SPB Tetovë dhe organet tjera kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Nuk dihet se si ka ardhur deri tek humbja e kontrollit dhe rrokullisja e kamionit.
Author: Hamdi Kumanova
Reformat në institucionet kyçe për luftën kundër korrupsionit, patjetër të vazhdojnë, madje dhe të forcohen kompetencat e institucioneve me qëllim edhe të konfiskimit të pronave të përfituara me korrupsion. Kështu porositi Freek Janmat, përfaqësues i BE-së. Këtë qëndrim. Janmat këtë e deklaroi në konferencën për ndjekjen e reformave të anti korrupsionit. Ai nënvizoi se vazhdimi i luftës kundër korrupsionit është i domosdoshëm, sidomos për fillimin e negociatave qasëse me BE-në. Përfaqësuesi i Komisionit për antikorrupsion, Vlladimir Georgiev deklaroi se qytetarët kanë filluar të kthejnë besikin tek Komisioni për ndalimin e korrupsionit, pasi vetëm për tre muaj kanë paraqitur mbi 500…
Ish-kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen nëpërmes profilit të tij në rrjetin social “Twitter” rekomandon se Maqedonia ka tejkaluar problemin më serioz, kontestin me emrin, për shkak të një të ardhme më të mirë dhe anëtarësim në BE dhe NATO. “Maqedonia e Veriut e ka tejkaluar atë që shiheshe si pengesë e pakapërcyeshme të emrit të tyre. Atë e ka bërë për shkak të ardhmes më të mirë në BE dhe NATO. Vendet anëtare të BE-së nuk mund ta injorojnë Maqedoninë për të ardhmen që kërkon. Po ta bënin atë do të ishte gabim”, tha Rasmussen./Telegrafi/
Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, ne një ceremoni solemne në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve u betua si Ambasadore e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Philip Reeker theksoi se Byrnes do të udhëheqë një epokë të re të bashkëpunimit dypalësh si miq dhe aleatë të Maqedonisë së Veriut. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin miqtë, familja dhe kolegët e ambasadores Byrnes dhe disa ish ambasadorë në Maqedoninë e veriut.
Fondacioni Telekom për Maqedoninë dhe UNICEF publikuan partneritet për zgjerimin e mundësive për kyçjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shoqërinë digjitale. Partnerët, së bashku me të rinjtë do të krijojnë zgjidhje digjitale inovative për qasje më të mirë në arsim dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në bashkësi. “Digjitalizimi do të sjellë mundësi shumë të reja dhe transformim të plotë të shoqërisë. Ne, si një prej bartësve kryesorë të këtij transformimi e kemi për obligim ta bëjmë teknologjinë më të mirë, por edhe përgjegjësi të krijojmë kushte korrekte. Partneriteti me UNICEF-in është pikërisht…
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, ku u takuan me kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhanshu. Në takim Li nënvizoi se të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë tradicionalisht miqësore, theksoi se në kuadër të Nismës brezi dhe rruga, ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim në fushë të ndryshme. Më tutje, ai drejtoi urime për arritjen e marrëveshjes për emrin dhe mirënjohje për përparimin që Republika e Maqedonisë së Veriut e bën në drejtim të realizimit…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Veles, në të cilin dy persona janë lënduar rëndë. Siç informojnë nga MPB, dje në orën 17:20 në rrugën “Kosturska” në Veles L.N (36) nga Velesi, duke drejtuar motoçikletën “Hamachi” pa targa të regjistrimit, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Nga aksidenti, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda, ndërsa bashkëudhëtarja M.R (22) nga Velesi ka marrë lëndime më të lehta trupore dhe të dy janë dëgruar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për ndihmë mjekësore. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Veles./Telegrafi/
Kredia nga Eksim Banka kineze ka normë interesi prej 2 pikë përqindjeje, që është 20 herë më shumë se normat e interesit të kredive që vendi i merr përmes Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. Eksim Banka kineze në korrik do të dërgojë kërkesën për pagesën e këstit të parë me vlerë prej 22 milionë euro nga kredia për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Të dy autostradat kanë vonesë me afatin përfundimtar për shkak të shpronësimit të parregulluar të tokës dhe lëshimeve në dokumentacionin e projektit. Autostrada Milladinovc – Shtip u…
Sasho Trajkovski, inxhinier në ish-DSK, dëshmitar i PSP-së për rastin “Shënjestra-Fortesa”, në dëshminë para gjykatës tha se ai me kolegët e tij i kanë parë se si ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovit dhe ish-komandanti i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski nga kompjuterët e tyre janë kyçur në sistemin për ndjekjen e komunikimeve. “Kyçeshin në kompjuterët të cilat ishin të lidhur me Najs”, tha dëshmitari në gjykatë. Trajkovski tha se Mijalkov dhe Grujevski janë lajmëruar nga objekti i katër të MPB-së, nga kati i parë, ku ka qenë kabineti i drejtorit të policisë sekrete dhe nga objekti i tretë…
Sot në ora 12:00, në Gjykatën e Kumanovës do të vazhdojë gjykimi për rastin e njohur në opinion si Almir Aliu, njofton Portalb.mk. Ndryshe, muajin e kaluar, Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së Almirit për delegim të lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Themelore të Shkupit. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë. Rasti Almir Aliu Në korrik të…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tha se vendi meriton që të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. “Komisioni Evropian për të dhjetën herë rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Kjo është pranim i një përparimi të madh që kemi bërë. Kjo duhet të pranohet. Tregimet e mira janë të rralla në Evropë. Ne nuk kemi luks që të injorojmë këtë. BE tani ka mundësi të shkëlqyer që të forcojë mbështetjen dhe besueshmërinë e saj. Vendimi pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut…
Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor Ministri gjerman i shtetit për…

