Kryeministri Zoran Zaev sot do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave që duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re kurse propozimi pritet të miratohet gjatë javës së ardhshme në procedurë kuvendare. Pas rikonstruimit të Qeverisë, kryeministri Zaev, paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera ku do të përfshihen drejtorë dhe anëtarë të Këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së sotme pritet të ndërrohen tetë ministra aktual qeveritar. Sa i përket ndryshimeve që ndodhin në LSDM, Zaev njoftoi se tani mbetet të emërojnë nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarë të tjerë të degëve. Ndryshe,…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Publike Shkup ngriti procedurë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” kundër vozitësit të kamionit që shkaktoi aksident në qarkoren e Shkupit ku humbën jetën dy persona. Gjykata Themelore e Shkupit, me propozim të Prokurorisë, i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në njoftim nga prokuroria sqarojnë në detaje për aksidentin dhe duke vlerësuar rrethanat ligjore, prokurori publik ka kërkuar paraburgim për vozitësin për shkak të dyshimeve se mund të arratiset.Lexo po ashtu: Gjyqtari në procedurë paraprake e pranoi propozimin dhe i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë vozitësit…
Pushteti i i ri që quhej Reformator dhe që kishte qëllim reformimin e institucioneve që ishin kapur nga ish regjimi VMRO-BDI po vazhdon me stilin e vjetër ku ka për qëllim burgosjen, njëllosjen dhe dëbimin e të rinjëve shqiptar. Pas rastit të ditës së djeshme ku u arrestuan katër të rinjë nga Gostivari për shkak se kishin shkruar grafite kundër BDI, sot pushteti LDM BDI ka ngritur padi penale kundër ish-aktivistit të ASH-së nga Kumanova Lulzim Aliti për shkak të siç thonë ,, shpërndarjes së inçizimeve apo të njohura si bomba” ku dëgjohen bisedat e lidershipit të BDI-së për shumë…
Të hënën, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë. Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Dimitrov të takohet me homologen e tij, Margot Walstrom dhe me kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen. Gjatë vizitës së tij, Dimitrov do të marr pjesë në Konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor, ku do të ketë fjalim në panel diskutimin për ngjarjet në vendet e rajonit, me fokus perspektiva e tyre evropiane. Konferenca ministrore në Stokholm është nën organizimin e MPJ-së suedeze dhe Komisionit Evropian./Telegrafi/
Pas aksidentit të djeshëm ku në video incizim shihet një veturë e djegur, vozitësi i kamioni në gjatë dhe dhënie të ndihmës së shpejtë, Sindikata e Pavarur e Policëve kërkon rregulla të reja për kontroll në rrugë. “Ne kur udhëtojmë për në Greqi nuk shohim policë. Kur udhëtojmë në Austri, nuk ka policë. Ka kamera në secilin vend dhe në secilën urë. Ka sinjalizim që sinjalizon dhe jep informacion vozitësit se shpejtësia në atë aks rrugor është 50 kmh në orë. Nuk mund më shumë se 130 kmh në orë. Me lëvizje mbi 130 në orë, në mënyrë automatike lëshohet…
Në Stacionin e autobusit të qytetit në Kumanovë dje personi T.A (61) ka rënë nga skela në lartësi prej dy metrave duke kryer punët ndërtimore. Ai me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, kur i është konstatuar lëndim i rëndë trupor. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer prej ekipit të SPB Kumanovë.
Sofja zyrtare bëri kërcënim me veto në BE nëse nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin. Pendarovski parasheh tensioni me Bullgarinë, lidhur me punën e komisionit të përbashkët të të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, pranimi i Goce Dellçevit si bullgar është linja e kuqe që vendi unë s’do jetë i gatshëm ta pranojë. “Bullgarët filluan të ankohen në Bruksel për punën e komisionit, ankohen se nuk ka rezultate. Jozyrtarisht, ata thonë se nëse s’ka rezultate, ata do të bllokojnë”, thotë Pendarovski. Edhe kryeministri bullgar Boyko Borissov lëshoi tone të ashpra ndaj shtetit tonë në Bruksel duke vlerësuar se…
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani do të ngrejë padi-penale kundër Aleancës për Shqiptarët për shpifje dhe rrënim integriteti. Këtë e bëri të ditur vet Osmani i cili tha se afati prej 24 orëve për të kërkuar falje ka kaluar. Ai tha se këto raste krijohen nga partitë në mungesë të projekteve dhe programeve për t’i konkurruar, raporton Tv21. “Arrita të pyes për rastin e djeshëm dua fillimisht të them se konteksti në të cilin zhvillohet biseda absolutisht është e interpretuar gabimisht , por edhe emri im fare nuk është i përmendur aty. Bëhet fjalë për një person tjetër. Kjo është e…
Pas njoftimit të kryeministrit Zaev se ka mundësi të kemi zgjedhje, disi VMRO-DPMNE nuk kishte qëndrim të qartë? Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski me përgjigje. “Jemi gati për zgjedhje edhe nëse mbahen nesër, ky është problem i vogël. Problemi është se Zaevi bëhet joserioz për komentimin dhe krijimin e çfarëdo lloj strategjie në lidhje me deklaratat e tij, sepse shpesh i ndryshon. Ai tha nëse nuk ka datë në qershor do të ketë zgjedhje, ja nuk ka datë, e shihni se nuk flet për zgjedhje. Ashtu që është joserioze të komentohet Zaevi. Ndryshe ne jemi të gatshëm nesër të mbahen…
Aksionet e fundit të policisë së RMV kundër të rinjve shqiptarë për diasporën shqiptare janë të papranueshme! Kjo metodologji e errët komuniste të ndërpritet menjëherë, thuhet në reagimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM). Kjo Lëvizje do të njofton qendrat e vendosjes në Washington, Berlin, Paris, Londër, Romë, se kjo qeveri ka dështuar! Reformat e premtuara janë vetëm fjalë boshe, marrëdhëniet ndërnacionale po acarohen dukshëm, sepse gjykata mono etnike për vepër të njëjtë, shqiptarëve ua jep dënimin maksimal, ndërsa sllavo folësve dënimin minimal! “Kjo tregon se ky vend ka marrë tatëpjetën dhe duhet patjetër ndërmerren masa sa nuk…
Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së ju bëhet thirrje institucioneve të veprojnë dhe ta zbardhin rastin në lidhje me incizimet në media për ndërlidhjen e kryetarit të komunës së Shuto Orizares. Sipas partisë, aspektet morale ashtu edhe si integriteti njerëzor janë vlerë që nënkuptojnë sjellje në mënyrë të përgjegjshme. “Përgjegjësi duhet të ketë, ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj”, thonë nga LSDM. Ndryshe në opinion u publikua një audio incizim, ku sipas mediumit thuhet se dëgjohet zëri i kryetarit të komunës së Shuto Orizares se si fut një person në zyrë dhe e rreh. Kryetari Dudush tha se do ta padisë…
Shkruan: Arben Fetai Afera e bombave të reja për BDI-në po tregon se Maqedonia e Veriut është duke rrëshqitur drejt një regjimi të ri autoritar dhe të korruptuar nën udhëheqjen e Zoran Zaev. Tani qyetatarët e kanë të qartë se pse Zaev po mundohet që të sigurojë shkatërrimin e këtyre dëshmive përmes ligjit të ri për Prokurorinë Speciale. Por më shqetësuese se përmbajtja e bombave (të cilat vetëm se konfirmojnë për të satën herë se BDI është një organizatë thellëshisht e kriminalizuar dhe anti-shqiptare nga koka deri të këmbët) është mënyra se si pushteti po e trajton këtë proces. Ndërsa…

