Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në Luboten të Shkupit, transmeton Almakos. “Policia finansiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten. Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundërefektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet.”, shkruan Artan Grubi.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos në lidhje me kërkesën e Turqisë për kthimin e shtetasve të saj, ka thënë se procedura është në vijim e sipër. “Biseduam për këto çështje me partnerët tanë nga Turqia dhe e dimë se ata kanë kërkesa për 15 persona. Procedura është në vijim e sipër nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, sa jam i informuar. Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se ne kemi marrë obligim si pjesë e integrimit tonë evropian të harmonizohemi me politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë të BE-së dhe duhet…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson që procesi i ratifikimit të protokollit hyrës për Maqedoninë e Veriut të mbarojë në dhjetor të këtij viti, dhe se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër, vendi të bëhet anëtare e plotë, njofton Portalb.mk. Stoltenberg e dërgoi porosinë përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmilla Shekerinska. “Të gjithë aleatët e kanë nënshkruar protokollin në shkurt dhe pastaj kanë filluar ratifikimet, të njëjtat po shkojnë shpejtë, thjeshtë,…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për Almakos ka folur për raportet me BDI-në. Sipas tij, raportet me BDI-në janë korrekte. “ Me liderin e BDI-s kemi bashkëpunim konkret dhe korrekt, kurse partia e BDI-së dha përkrahje për kandidaturën time. Në kuadër të takimeve të mija me partitë politike u takova me zotin Ahmeti dhe ramë dakord se të gjithë politikanët bashkërisht duhet të punojmë për realizimin e agjendës euroatlantike në shtet. Unë jam i hapur për bashkëpunim dhe konsultime me të gjitha partitë politike.”, deklaroi Pendarovski. Pendarovski nuk u përgjigj qartë në lidhje…
Me 24.06.2019 në ora 11.40 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik në Shtip është lajmëruar se tek to me lëndime të rënda është dërguar D.N.(63) nga Kriva Pallanka, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar derisa ka qenë duke kryer punë ndërtimore për një firmë private nga Shkupi në një objekt në rrugën “Leski” në Shtip. Pas ndihmës mjekësore personi është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shtip.
Me 24.06.2019 në ora 09.20 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Shkup, O.I.(33) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Ersi” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos. O.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe rreth emërimit të disa shqiptarëve në pozitat kyçe në aspektin e sigurisë në Maqedoni. Për Erolld Musliun, Pendarovski vlerëson se ai është zgjedhur si drejtor për shkak të profesionalizmit të tij. “Erolld Musliu është profesionist nga sektori i sigurisë me përvojë afatgjate. Këto ishin kriteret e emërimit të tij: arsimimi, përvoja dhe aftësia për të udhëhequr një sektor kaq senzitiv siç është ai i sigurisë, si dhe bashkëpunimi me institucionet në vend dhe jashtë shtetit.”, deklaroi për Almakos, Pendarovski. Ndërsa, në lidhje me mosmarrëveshjet…
Me 24.06.2019 në ora 13.25 në SPB Tetovë është arrestuar B.Xh.(29) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të ndalesës aktive për qëndrim në Republikën e Maqedonisë Veriore, transmeton Almakos. Ajo është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregtinë e palejuar, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.M.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 24.06.2019 rreth orës 13.15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë tek i padituri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 486.06 amfetamin, tableta metilen-dioksimetamfetin (MDMA), marihuanë dhe dy peshore digjitale me mbetje nga amfetamin, kokain dhe marihuanë. Lëndët e gjetura…
Praninë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari e shikojë si një çështje ligjore dhe nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme të vendit tonë, tha Ministri i Jashtëm hungarez dhe ministri i Tregtisë, Peter Sijarto në konferencën e sotme për shtyp me zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sijarto tha se edhe Gruevski gjithashtu angazhohet shumë në favor të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Ballkani Perëndimor është fokusi i politikës së jashtme të Hungarisë. Kjo është një nga arsyet pse ne mbështesim integrimin tuaj në mënyrë të zhurmshme dhe efektive, ndërsa për…
Moti i paqëndrueshëm ne reshje të mëdha shiu dhe bubullima ka përfshirë pjesën juglindore të vendit, si qytetet Strumicë dhe Radovish, Pellagoninë, Prilepin. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se nga moti i paqëndrueshëm është përfshirë edhe rrethina e Shkupit. Nga atje thonë se mot të paqëndrueshëm do të kemi deri në përfundimin e ditës së sotme, në shumë vende do të ketë reshje të shiut me intensitet të lartë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndërmori të gjitha aktivitetet dhe koordinohet me institucionet tjera që t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” që të transferohen në objektin e ish-ZIK, ku tani mbahet mësimi, në ish-kazermën “Hristijan Todorovski – Karposh”, informon gazeta KOHA. Këtë e deklaroi ministri Arbër Ademi, i cili sot në Kumanovë mori pjesë në diskutimin publik nga seria që MASH i organizon përmes qyteteve në vend për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionistë. Duke u përgjigjur në pyetjen Ademi deklaroi se tre objekte nga ish-kazerma janë në…

