Për dy nga të dyshuar, të cilët ishin arrestuar në aksionin e djeshëm dhe të sjellë para gjykatësit të procedurës paraprake, është kërkuar tërheqja e masës së paraburgimit. Për ta, prokurori kompetent kërkoi masa të kujdesit. Pasi të dyshuarit kanë dhënë deklarata para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, prokurori kompetent që e ka trajtuar rastin, për dy prej të dyshuarve tërhoqi propozimin për caktimin e paraburgimit, ndërsa i propozohet gjykatës që për këta persona të ketë masa të kujdesit, siç janë konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit, ndalimi i lënies së vendbanimit e paraqitja në gjykatë. Në…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në Shkup do të mbahet parada e komunitetit LGBTI, me qëllim që të rriten të drejtat e këtij komuniteti në vend, njofton Alsat M. Parada organizohet nga Rrjeti kombëtar për luftimin e homofobisë dhe transfobisë, nga ku theksojnë se mbajtja e paradës së parë përkon me 50 vjetorin e rebelimit në Stonewall – një ngjarje që konsiderohet të jetë një pikë kthese e lëvizjen për të drejtat e njerëzve LGBTI. Pjesmarrësit priten të fillojnë paradën nga ora 11:00 në parkun “Gruaja luftarake”(Zhena Borec). Një orë më vonë, pritet të marshojnë në Sheshin e Qytetit. Rreth orës 14:00 do të fillojë…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, thotë se deputetët sillen ndryshe kur janë të pranishme mediumet dhe kamerat janë të kyçura, e ndryshe kur mungojnë ata. Xhaferi tha se në seancën e djeshme ka drejtuar vërejtje për deputetët të cilët në foltore dalin jashtë teme. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në takimin e sotëm, rreth asaj se sa mund të lejohet që në Kuvend të ketë debat jashtë pikave të rendit të ditës, Xhaferi tha se procedura parasheh që çdo deputet duhet të flet rreth pikave të rendit të ditës. Ai tha se në rast…
Po kanë arritur zëra deri te unë si dhe deri te opinioni dhe nuk ndalova deri këtu. Pyeta, kontrollova përmes institucioneve dhe thanë se po kryhen hetime. Hetimi do t’i tregojë rezultatet, nuk dëshiroj të akuzoj askënd dhe më vjen mirë që po kryhet hetim në bazë të zërave ose në bazë të ndonjë akuze konkrete, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për supozimet për para të ofruara nga një biznesmen dhe ish kryetar komune të një komune të Shkupit nga ana e një pronari televizioni me pseudonimin Koki. “Dashtë…
Universiteti i Bolonjës – The Alma Mater Studiorum, në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Edukimit, Universiteteve dhe Hulumtimit, me mbështetjen e Observatorit Magna Charta Universitatum dhe Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA), me 24 dhe 25 qershor, me një konferencë shkencore e shënuan përvjetorin jubilar, të njëzetin me radhë të Deklaratës së Bolonjës. Mbi 800 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës dhe mbi 200 rektorë të universiteteve morën pjesë në marshin akademik të organizuar në nder të kësaj Deklarate, që krijoi një hapësirë të përbashkët evropiane të arsimit të lartë. Konferenca i zhvilloi punimet në disa…
Ministria e Kulturës ashpër reagon lidhur me fjalimin e deputetit Ilija Dimovski në kuadër të seancës së sotme të Kuvendit dhe fjalëve të thëna në foltoren e Kuvendit, lidhur me efikasitetin e punës së ministrit të deritanishëm të Kulturës, Asaf Ademi. Në këtë kontekst ishin thënë edhe akuza lidhur me skandalin gjatë miratimit të Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës lidhur me Shoqatën Ilizium që gjoja ishte themeluar pas shpalljes së Konkursit, ndërsa i ishin pranuar tri projekte. Për shkak të informimit të drejtë të opinionit theksojmë se Shoqata “Elizium” ishte formuar më 19 tetor 2017. Në kuadër të Konkursit…
“Nuk kam plan konkret, por me siguri jo më vonë se atëherë kur bashkë do të vendosim se shkojmë në zgjedhje, ajo është 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta kur formohet qeveri teknike. Nëse kryetari i juaj është lirë për zgjedhje edhe unë do të jem i lirë që për zgjedhje dhe të punojmë për program më të mirë dhe promovim, por edhe më herët nëse krijohen kushte në varësi nga qëllimet e realizimit të politikave të caktuara”. Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në seancën parlamentare për pyetje deputetësh për atë kur do të jetë ministër i Financave,…
Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim nga autoritetet hungareze për vendimin e Gjykatës në Budapest për të mos e ekstraduar ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski. Zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ata nuk kanë ndonjë informacion shtesë nga Gjykata hungareze përveç atyre të njoftuara nga mediat, se Gruevski nuk mund t’i dorëzohej vendit nga i cili kishte ikur për shkak të azilit të tij. “Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës, dhe tjetra pas aktakuzës,…
Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim shtëpiak, avokati shtetëror për Qytetin e Shkupit, rreth 5 të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, noterë, të punësuar në Kadastër dhe një biznesmen, i cili është dashur t’i punojë shkallët spanjolle, sot janë arrestuar nga MPB, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, njofton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për “Punë jo të përgjegjshme në shërbim”, ndërkaq nëpër mediat maqedonase shkruhet se bëhet fjalë për vend shtetëror, të cilën Ministria e Transportit…
Nuk shoh pengesë në atë që shefja e PSP-së, Katica Janeva të jetë ushtruese e detyrës derisa ligji ende nuk është në fuqi, theksoi prokurori special publik, Gavril Bubevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para konferencës përfundimtare për reformat në gjyqësi nga Blupring grupi. “Për cilin do tjetër nga brenda nuk shoh mundësi sipas Ligjit për prokurori speciale publike, sepse ekipi e përzgjedh prokuroren speciale publike. Por, megjithatë, me interpretimin e dispozitave nga Ligji për Prokurori publike për PSP-në nuk është e ndaluar të ketë, të paktën derisa ligji është në fuqi, gjegjësisht edhe një vit të jetë…
Procesi i ndryshimit në LSDM po përmbyllet, në interes të qytetarëve dhe përshpejtim të proceseve. Në përputhje me kompetencat statutore, kryetari i LSDM-së ka emëruar 40 kryetarë të rinj të Organizatave komunale të partisë. Kryetarë e sapoemëruar të Organizatave komunale janë: 1. Marko Gjorginoski – OK Gazi Babë 2. Zllatko Quriçevski – OK Manastir 3. Jane trajkov – OK Negotinë 4. Borçe Minov – OK Bosilovë 5. Dragolub Filipovski – OK Gostivar 6. Gabriela Ristoska – OK Kërçovë 7. Vllatko Andonovski – OK Makedonska Kamenica 8. Sinisha Radeski – OK Makedonski Brog 9. Sime Shurbevski – OK Mogillë 10. Stevo…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave informon se me largimin nga funksioni ministër të Lupço Nikollovskit nuk do ta shfrytëzojë mundësinë ligjore për përdorim të apanazhit. Ky vendim i Nikollovskit është nga arsye morale dhe në interes të qytetarëve. “Ky nuk është mohimi i vetëm i përfitimeve që Nikollovskit ligjërisht i takojnë si funksionar. Në dy vitet e kaluara të gjitha mëditjet për udhëtime zyrtare, Nikollovski i ka donuar në SOS fshatrat e fëmijëve, thekson MBPEU.

