Author: Hamdi Kumanova

Në kohën që sot në Shkup u mbajt e a.q. “Parada e krenarisë”,që ka për synim afirmimin e të drejtave të komunitetit LGBT, AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë, që i mbron vlerat e moralit tradicional familjar, deklaron se ajo distancohet nga një organizimin i tillë dhe bën thirrje që mbështetësit e saj të mos marrin pjesë në të. Për Alternativën një organizim i tillë bie ndesh me vlerat konservatore dhe autoktone të popullit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm, dhe si i tillë mund të jetë më shumë provokues për njerëzit me përcaktim konservator sesa që mund…

Lexo më Shumë

Me 28.06.2019 në ora 14.35 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “ 23 tetori” në Shkup, O.S.(20) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 407” me targa nga Shkupi, e ka goditur një adoleshente nga Shkupi, e cila është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Viktima është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “nervozi e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së është e madhe për shkak se s’mund ta mbrojnë krimin e regjimit”. Nga LSDM thonë se Mickoski frikësohet nga drejtësia, duke marrë parasysh se i dyshuari Dimitar Dimovski është pjesë e firmës së përbashkët bashkë me Mickoskin, që fiton vend shtetëror për biznese me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga LSDM shtojnë se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen para institucioneve gjyqësore. “Koha kur gjyqësia dhe prokuroria ishin organe partiake përfundoi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë. Ligjet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut është në mënyrë absolute e gatshme për fillim të bisedimeve me Bashkimit Evropian në Tetor, ndërsa BE s’ka argumente kundër nisjes së procesit”. Këtë mesazh e thanë dje ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Dimitrov dje nga Sofja tha se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe nëse vende nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, do të dërgojë mesazh të keq në gjithë rajonin se ka mundësi të mos vlejë që të investohet në kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në reforma. “Jemi të fokusuar në…

Lexo më Shumë

Sektori për forenzikë digjitale dhe krim kompjuterik në Ministrinë e Brendshme ka paraqitur kallëzime penale kundër S.S (32), F.S (58) dhe S.S (33) nga Kumanova për shkak se ekzistojnë rrethana për dyshim për kryerjen e krimit “Marrja dhe përdorimi i kartelës së falsifikuar”, njofton Makfax. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se në dhjetor të vitit 2016, të dyshuarit kanë marrë të dhënat bankare nga kartelat e pagesave reale dhe të dhënat për bartësit e atyre kartelave të pagesave, duke përdorur kartat e falsifikuara të përgatitura si reale në pikat e shitjes në personat juridikë ku ata ishin administratorë. S.S…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk ka mbërritur njoftim zyrtar i vendit të Gjykatës hungareze për mosekstradimin e ish kryeministrit Gruevski. Zëvendësministri Oliver Ristovski thotë se dinë vetëm atë që kanë publikuar mediat. “Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe tjetra pas aktakuzës, d.m.th. hetimit për “27 prillin”, prandaj shpresoj që rezultati të jetë pozitiv”,- deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski. Gruevski të enjten në mëngjes hyri me pranga në gjykatë, por doli i buzëqeshur pak orë më pas…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen solemne të Kongresit të 5-të Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore që këtë vit në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Universitetin e Trakisë, Universitetin Namik Kemal nga Tekirdagu dhe Universitetin Marmara mbahet në Shkup. Në fjalimin e tij përshëndetës, ministri Ismaili u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë që zhvillohet në frymën e miqësisë dhe traditës, me përpjekjet e vazhdueshme për ta avancuar atë. Ministri Ismaili foli mbi rëndësinë e paçmuar që kultura, shkenca dhe arsimi i kanë…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale Shkupi 1 njoftoi se tetë persona kanë marrë paraburgim prej 30 ditësh në lëndën më të re të Prokurorisë, transmeton Telegrafi. Në mesin e tyre janë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, zyrtari në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Dimitar Dimovski, dy noterë dhe avokatja Emilija Radojkova. “Duke vepruar me poropozim të Prokurorisë, Gjykata Penale Shkupi 1 pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit personave: M.J, A.J, E.R, M,J, D.D, V.S, D,M DHE L,S. Personave B.D dhe S.K ju caktoi masën e kujdesit. Për M.J dhe E.R janë plotësuar kushtet nga pika 1 dhe…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e nëntë vjeçarja ka tentuar ta helmojë bashkëshortin në filxhan të kafes. Prokuroria thotë se gruaja dyshohet për tentimvrasje dhe për këtë shkak i është shqiptuar masa e paraburgimit. “Tridhjetë e nëntë vjeçarja, më 7 qershor, në shtëpinë e saj në fshatin Illovicë, ka tentuar ta vrasë bashkëshortin e saj. Kur buri ka kërkuar t’i bëj një kafe, ajo në filxhan ka vendosur herbicid të lëngshëm ‘monosan herbi’, ka përzier me kafen dhe ja ka dhënë për të pirë. Personi i dëmtuar ka pirë kafen, ka dalë në oborr dhe ka ra pa vetëdije”, njoftuan nga prokuroria. Nga atje…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Shkupit sot gjithashtu mbahet edhe një marsh paralel kundër paradës së komunitetit LGBTI. Marshi udhëhiqet nga metropoliti Agatangel, ndërsa promovon vlerat tradicionale të familjes. Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas thirrjeve publike, është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Një skandal i ri përgjimi ka përfshirë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Protagonist i këtij përgjimi ka qenë sekretari i përgjithshëm i Qeverisë aktuale, ku nga biseda siç thuhet nga portali Ekspres, bëhet fjalë për kurdisje të një tenderi. Në audio regjistrimin e publikuar dëgjohet se si Rashkovski bisedon për furnizim me një ATM sistem për kontrollin e fluturimeve përmes një kompanie italiane me një vlerë prej 7 milionë euro. Këto biseda janë zhvilluar nga fundi i vitit të kaluar dhe dëgjohen zërat e Rashkovskit me kryetarin e bordit të ndërmarrjes së kontrollit të fluturimeve M-Nav dhe shefin e kabinetit…

Lexo më Shumë