Moti sot do të jetë me diell dhe me erë të dobët në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri 18 gradë celsius ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 25 deri 33 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me erë në drejtim verior ku temperatura maksimale do të arrijë 31 gradë celsius. Java që vjen pritet të jetë e nxehtë ndërsa të hënën në gjithë vendin pritet të jenë mbi 30 gradë celsius temperaturat, ndërsa të martën deri të enjten do të tejkalojnë 35 gradë celsius.
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Publike Themelore në Strumicë ka ngritur procedurë hetimore kundër një gruaje të dyshuar për vrasje në tentativë. Ajo dyshohet se më 7 qershor u përpoq ta privonte nga jeta burrin e saj në një shtëpi familjare në fshatin Ilovica. Kur burri i kërkoi asaj të gatuajë kafe, ajo vendosi një herbicid të lëngshëm në filxhan dhe ia dha për të pirë. Burri e kishte pirë kafenë, dhe doli në oborr dhe ra pa vetëdije.
Mbrëmë nga ora 23:00 deri në orën 5:00, Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e shoferëve që drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit. Te 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa dy shoferë kanë refuzuar të kontrollohet. Të gjithë 34 shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë marrë lejet e vozitjes. Gjatë aksioni të mbrëmshëm janë zbuluar edhe 46 shkelje të tjera në komunikacion ku ka pasur edhe dënime./Telegrafi/
Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM bie. Pushteti është i frikësuar dhe për këtë arsye bën trysni dhe kërcënime”. “Zaev është në rrugën që ta rrezikojë ardhmërinë e shtetit. Ky pushtet nuk ka kapacitet të zbatojë reforma, dhe për këtë shkak nuk kanë filluar bisedimet me BE-në”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas kësaj partie, Zoran Zaev gjithçka që ka premtuar ka gënjyer dhe se edhe pse ka premtuar fshesë, vetëm Tevdovski nuk është. “Qytetarët nuk panë asgjë pozitive nga kjo Qeveri. Bujqit hedhin prodhimin e tyre, arsimi është degraduar, shëndetësia është e shkatërruar së bashku me sistemin…
Në Ohër dhe në Manastir pasdite në ora 15:01 u regjistrua tërmet me intensitet prej katër, respektivisht tre ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit dy ballë. Epiqendra e tërmetit me 4,7 ballë sipas Rihterit gjendet 180 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri, në rajonin epiqendror të Korçës. Tërmetin e regjistroi rrjeti telemetrik seizmologjik në shtet me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e përkrahur nga Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.
Në shtet përgjegjësi duhet të ketë për secilin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në komentin për rastin të cilin gazetari Branko Geroski e parashtorn në shkrimet e tij për gjoja reketin nga ana e personave me pseudonime, informon Koha.mk “Dëshiroj t’ju bind edhe juve edhe opinionin se gjithçka që do të kërkohet nga Ministria nga ana e Prokurorisë, e cila dje informoi se është rast i hapur, ne do të jemi këtu që të mund t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë materiale dhe të ndriçohen të gjitha këto raste. Kjo është mirë, të kemi hapje të secilit…
Me 29.06.2019 në SPB Shkup, J.U.D.(23) dhe M.J.(25) kanë lajmëruar se me 28.06.2019 në ora 23.40 në fshatin Trubarevo, Shkup, dy persona fizikisht i kanë sulmuar dhe ia kanë vjedhur paratë dhe lëndët tjera, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 28.06.2019 në ora 18.25 në SPB Shkup është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në një lokal të lëshuar në rrugën “Maksim Gorki” në Shkup, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve në Shkup. Persona të lënduar nuk ka.
Me 28.06.2019 në ora 19.40 në SPB Shkup, M.K.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar babai i saj P.L.(83) nga Shkupi që ka probleme shëndetësore, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Me 29.06.2019 në ora 05.40 në SPB Strumicë, K.V.(24) nga Strumica ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 05.00 në një diskotekë në Strumicë është sulmuar fizikisht nga personi T.A. nga Strumica, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 28.06.2019 në ora 02.00 në Stacionin Policor në Kisella Voda, V.S.N.(49) nga Shkupi ka lajmëruar se në një lokal në bulevardin “Jane Sandanski” është sulmuar fizikisht nga ana e A.N., e cila paraprakisht e ka shqetësuar, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me muzikë dhe vallëzim filloi parada e parë “krenarisë” që u mbajt në Shkup. Pjesëmarrësit e paradës arritën në Parkun e qytetit, ku këngëtarja Tamara Todevska këndoi këngën “Proud”. Ajo ua kushti këngën të pranishmëve për shkak se teksti i këngës është që secili duhet të ndihet krenar për atë që është. Me banderola në race dhe flamuj me ngjyrat e ylberit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e Shkupit. U vërejt edhe prania e pjesëmarrësve nga më shumë shtete si Bullgaria, Greqia, Serbia, Britania e Madhe. Përderisa mbahej parada dhe pjesëmarrësit marshonin drejt rrugëve mund të vërehej përshëndetja e qytetarëve por…

