Author: Hamdi Kumanova

Ka filluar protesta e qytetarëve, të cilët kanë dalë në shenjë revolte pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka. Organizatorët e protestës gjatë marshit ju kanë bërë thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të mos i sulmojnë policët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku një javë më parë policia nuk i lejoi të afroheshin, ndërsa pas përfundimit të asaj proteste, vëllau i El Chekës u thirr në bisedë informative në polici. Protestës së sotme do t’i bashkohen edhe qytetarë të shumtë të qyteteve tjera të Maqedonisë, dhe për këtë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka reaguar lidhur me publikimin e audio-incizimit, nga disa portale në vend, që implikon se në biseda mes zyrtarëve të shtetit, prej të cilëve njëri është Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski dhe se me atë incizim duhet të vërtetohet manipulim i një tenderi të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në incizimin e publikuar thuhet se bëhet fjalë për tender për prokurimin e një sistemi të radarëve, transmeton REL. Nga Qeveria thonë se audio incizimi i publikuar është i regjistruar në mbledhje zyrtare të përfaqësuesve të qeverisë dhe përfaqësuesve të kompanisë “Leonardo” nga Italia…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit nga  VMRO-DPMNE se do të propozojnë ligj të ri për PSP-në , në përgjigje për TV ALSAT, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se nëse në Ligjin e opozitës ka prapavijë për amnisti, ky ligj  nuk do të pranohet. Me padurim po e presim tekstin e VMRO-DPMNE-së. Kur do ta pranojmë, atëherë do të deklarohemi. Nëse ka përmirësime në tekst, gjithsesi se do të jenë të pranuara. Nëse ka amnesti të fshehur, nuk do të pranohet”, tha  për Alsat, Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë. Negociatat për Prokurorinë speciale publike, mes pushtetit dhe opozitës kanë ngrirë një kohë…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në rezidencën presidenciale ka pritur fëmijët nga “Projekti lumturia”. Kreu i shtetit në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga atmosfera në oborrin e rezidencës presidenciale. “Ka kohë që nuk kam pasur një pasdite të këtillë të mrekullueshme! Kishim mysafir nga Kumanova, Shkupi, Kavadari … U njohëm, hëngrëm pica, dhe ndërtuam origami. Do ta vazhdojmë shoqërimin me shumë fëmijë nga Projekti lumturia!Rezidenca e presidentit prej sot do të jetë e hapur për tu shoqëruar. E falënderoj Davidin, Brajanin, Stefanian, Boshkon dhe fëmijët e tjerë për gjithçka që na mësuan” ka shkruar presidenti…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pret hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por potencon se rajoni ka perspektivë evropiane. Në videon e publikuar sot për Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet të premten në Poloni, Merkel theksoi se vendet e këtij rajoni duhet të tejkalojnë edhe disa ndalesa dhe të plotësohen disa kushte. Ajo potencoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogout, duke theksuar zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës. “Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i Greqisë, Alexis Tsipras arritën…

Lexo më Shumë

Familja është institucioni nga i cili buron edukimi dhe sigurohet baza e së ardhmes së shëndoshë dhe gjeneratave të së ardhmes ! Nisur nga ky konkludim organizata jonë studentore kundërshton çdo aktivitet i cili tenton të shkatërron këtë bazament shoqëror, bazament ky shumë i shenjtë ! Unioni Studentor Shqiptar në asnjë rast nuk përkrah dukuri negative, pasojat e së cilës i bart shoqëria e gjërë dhe të cilat janë model i së keqes. Ne do të funksionojmë me mentalitetin tonë ku progres dhe krenari janë vetëm VLERAT reale me burim nga institucionet edukativo-arsimore, vlera këto që mbjellen nga FAMILJA dhe foletë…

Lexo më Shumë

“Puna duhet të vlerësohet” është mesazhi i grafiti që u shfaq te stadiumi në Shtip e që u përpunua nga një grup i artistëve të rinj. “Mesazh nga ish punëtorët të tekstilit, punëtorët të tashëm, aktivistë, të rinj nga qyteti jonë dhe artist grafiti”, njoftuan organizatorët e këtij aksioni. Artistët më herët ishin pjesë e punishtes “Hapësira aktive të bashkësisë për ndryshime qytetare” që u organizua nga “Glaven tekstilec”.

Lexo më Shumë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali. Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare. Kliko per me shume info Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Twingo. Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova për ‘BNT’ tha se “Bashkimi Evropian bëri gabim të madh me anulimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për tetor”.  “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbetën të zhgënjyera. Jam e bindur se Bashkimi Evropian nuk mund të pretendojë të jetë lider botëror, të ndërhyjë dhe parandalojë konflikte të ndryshme, nuk mund të ulet si partner i barabartë me të mëdhenjtë nëse nuk siguron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e zgjerimit politik të BE-së”, tha Joteva. Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut dha përpjekje të mëdha për…

Lexo më Shumë

Delegacione të shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë të bashkuar në Unionin Makedon dhe delegacioni kuvendor i përbërë nga Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimko, sot do të vendosin kurora me lule në Monumentin e fëmijëve refugjatë – viktima nga Lufta qytetare në Greqi në vitin 1946-1949 në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup. Monumenti i fëmijëve refugjatë është zbuluar më 30 qershor të vitit 1968 kur në Shkup u mbajt takimi i parë botëror i fëmijëve refugjatë. Pas vendosjes së luleve në Monument shënohen 70 vjet nga fundi i Luftës qytetare në Greqi.

Lexo më Shumë

Dje në Shkup në organizimin e Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) u mbajt Evalvimi i Shkollës Rinore Ballkanike dhe Programi Përmbyllës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Ministri Ismaili para pjesëmarrësve të shkollës rinore theksoi se realizimi i një ngjarjeje të tillë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të madhe për t’i zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendit tonë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit. Ai shtoi se zbatimi i projektit do të mundësojë që kombet e ndryshme të cilat jetojnë në hapësirat ballkanike më…

Lexo më Shumë