“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit punon me kapacitet të plotë, në mënyrë transparente, opinioni është i njoftuar me punën e tyre. Është dëshmuar se punon në mënyrë joselektive, ndërsa ndryshimet janë parë që nga mënyra e përzgjedhjes së përbërjes së re. Duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë joselektive, por të përpunojë edhe punët më serioze dhe më të rëndësishme për korrupsion dhe konflikt interesi”. Këto janë qëndrimet e disa pjesëmarrësve në prezantimin e sotëm të projektit “Ndjekje e punës, efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, që do ta zbatojnë shoqatat qytetare “Transparenca Maqedoni”,…
Author: Hamdi Kumanova
Pollozhani, ka kritikuar ashpër vendosjen e bllokadës policore për t’u pamundësuar qytetarëve që të protestojnë para selisë së BDI-së në Tetovë, shkruan gazeta Lajm. Ai, tha se shqiptarët kanë 1001 arsye për të protestues dhe këtë, sipas tij, do të dëshmojnë edhe “bombat” që do të publikohen në të ardhmen. Pollozhani kërkoi që Prokuroria të hap lëndë për bisedat e përgjuara pasi, siç tha ai, në “bomba” ka shumë indicje për vrasje, shantazh, amoralitet dhe dukuri tjera të dënueshme. “Duke parë bllokadën e policisë këtu prapa meje them me përgjegjësi se është turp pë rata që kanë urdhëruar këtë bllokadë,…
Do të ishte ideale nëse në Shkup do të lëvizni me këtë lloj transporti publik. Nëse autoritetet lokale e pranojnë ofertën, Maqedonia në periudhën prej gjysmë viti deri në një vit do të ishte vendi i parë në Evropë me hekurudhën e parë moderne ajrore, si zgjidhje për transportin publik në Shkup. “Sky Way” është sistem i binarëve me strukturë të ngritur, në të cilën lëvizin vagonë të lehtë për transport të udhëtarëve mbi rrugë. “Sky Way” është transport publik i pastër ekologjik, ndërsa siç thonë promotorët e tij, mund të jetë edhe më i lirë nga çdo zgjidhje tjetër.…
Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, do të merr pjesë në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s në Baku të Azerbajxhanit, në të cilin do të diskutohet edhe për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit. Delegacionin do ta udhëheq ministri pa resor Edmond Ademi, ndërsa do të merr pjesë edhe zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe kryetari i Ohrit, Konstantin Georgievski. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të realizojë takime me përfaqësuesit e Qendrës për trashëgimi botërore të UNESCO-s, me delegacionet e vendeve anëtare si Kina, Brazili, Bosnja e…
Çmimet e shërbimeve në roaming mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH-së, prej nesër do të zvogëlohen për 27 për qind, ndërsa prej korrikut të vitit 2021 do të hiqen tërësisht. Dinamika e zvogëlimit të çmimeve është në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillimin e procedurës për heqjen e roamingut ndaj Bashkimit Evropian. Hulumtimi i Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) i zbatuar nga 24 deri 31 të muajit të kaluar tregon se gati një e pesta e të anketuarve të cilët dinë se çka…
Një nga masat kyçe të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM me të cilën kthehen paratë tek qytetarët, fillon me realizim. Faturat fiskale në dorë, për kthim të 15 % të TVSH-së. Përmes projektit “TVSH-ja ime” gjithsej rreth 50 milion euro përfundojnë tek qytetarët në fund të vitit. Kthimi i TVSH-së prej 15 përqind nënkupton një të ardhur plus në buxhetin familjar. Thjeshtësia e procedurës gjatë shfrytëzimit të kësaj mase e bën më të qasshme. Gjatë asaj, çdo faturë fiskale gjatë blerjes ose shfrytëzimit të shërbimeve qytetarët e skanojnë përmes telefonit mobil dhe e dërgojnë përmes aplikacionit të veçantë të krijuar…
Arrestohet edhe pronari i lokalit ku ata kanë punuar ilegalisht Policia ka ndaluar dy shtetase nga Moldavia në Gostivar. A.D. 42 vjeçe dhe V.D. 17 vjeçe kanë punuar ilegalisht në një objekt hotelerik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pronë e F.B. 41 vjeçar nga fshati Dobërdoll, i cili poashtu është ndaluar, pasi dyshohet për punësim të paligjshëm të shtetasve të huaj apo keqpërdorimit të shërbimeve hotelerike. Në një objekt tjetër, është ndaluar vetëm një person për verifikim të identiteti. Ndalimi i këtyre personave ka ndodhur të shtunën e javës që lamë pas rreth orës 22:00, kur policia ka zhvilluar…
Guri i madh ne rrugen mbreterore Shkruan Makedonka Koceva ….Shumë kohë më parë, një perandor i madh filloi të dyshonte në qëllimet e mira të njerëzve dhe këshilltarëve të tij më të afërt dhe vendosi të provonte ndershmërinë e tyre. Kështu, ai urdhëroi njerëzit e tij më besnik në natën para ditës së tregut për të vendosur disa gurë në rrugën perandorake, nga të cilat edhe një gur shumë te madh ku ishte shumë i vështirë për t’u lëvizur. Perandori nën gurët të vegjël vendosi nga nje monedh të artë në të cilat I kishte gdhendur me nje nishan paksa…
Ashtu edhe siç pritej festivali “Matka Summer Fest” solli freski në këto ditë të ngrohta në qytetin e Shkupit. Sipari i festivalit u hap me ekspozimin e fotografive nga ana e fotografëve të rinj dhe të talentuar si: si: Arbnora Memeti, Ana Ristevska, Erkan Ramadani, Mirsad Bekir, Stefan Samandov dhe Zoran Shekerov. Më pas atmosfer të këndshme kishte më datë 28 qershor, ku performoi grupi muzikor “Blla blla blla” dhe “Offchestra”, ndërsa qershia mbi tortë e gjithë festivalit ishte nata e djeshme ku në skenën e festivalit u ngjit grupi i njohur “Jericho” nën përcjellje të dj Electron dhe dj Pitti. Festivali “Matka…
Një katërdhjetë e një vjeçar me inicialet N.A nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Pushkinova” në Shkup. “Më 29.03.2019 në orën 16:35 në SPB Shkup, nga ndihma e shpejtë është raportuar se është gjetur një person i vdekur në një banesë në rrugën ‘Pushkinova’ pa shenja dhune”, njoftojnë nga SPB Shkup. Nga policia shtojnë se është vërtetuar se bëhet fjalë për 41 vjeçarin N.A nga Shkupi. Këqyrjen e vendit të ngjarjet e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dhënë urdhër për autopsinë e trupit./Telegrafi/
Në autobusët NTP-Shkup dhe transportuesit privatë nga shtatori, sërish do të mund të blihet biletë prej letre për një udhëtim. NTP aktualisht është duke e realizuar tenderin për prokurim të 300.000 biletave elektronike prej letre, të cilat janë adekuate për sistemin ekzistues në transportin publik. Ata kanë shtuar se është zgjedhur kompania e cila e ka dhënë ofertën më të mirë dhe gjatë këtyre ditëve është periudha e ankesave nga ofertuesit tjerë, e pas kësaj do të nënshkruhet kontrata edhe zyrtarisht. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet së pari të përcaktojë çmimin e biletë për një udhëtim, a pastaj këtë…
Bojkoti i mundshëm i regjistrimit të popullsisë nga ana e opozitës maqedonase, rrezikon realizimin e procesit i cili duhet të ndodh në prill të vitit të ardhshëm. Drejtori i Entit për Statistika Apostoll Simoski thotë se pavarësisht se ky institucion është i gatshëm të realizojë regjistrimin, bojkoti nga një pjesë e popullsisë do të pamundësojë realizimin e tij. Cili do qoftë bojkot do të thotë nuk ka regjistrim të popullsisë. Dhe puna e fundit për të gjitha procedurat që ndodhin këtu tek enti është që të ndodh një gjë e tillë. Shpresoj se do të kuptojnë të gjitha partitë politike…

