Maqedonia nuk heq dorë nga qëllimi të ketë pjesën e sajë në centralin bërthamor të planifikuar një kohë të gjatë në Belene të Bullgarisë. Kjo ende është vetëm në letër. Por në fillim të këtij muaji, Bullgaria në gazetën zyrtare të BE-së publikoi thirrje ku ka kërkuar investitorë të interesuar për blerjen e rrymës nga centrali dhe për blerjen e aksioneve. Thirrja do jetë e hapur tre muaj, që do të thotë se deri atëherë Maqedonia duhet të vendosë se çfarë do bëjë. “Duke pas parasysh se pala bullgare shpalli thirrje ku kërkon partner për atë projekt, ne si shtet…
Author: Hamdi Kumanova
Sadulla Duraku, sot zyrtarisht mori detyrën e ministrit në Ministrinë e re e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive. Gjatë marrjes së detyrës së re, ministri Duraku theksoi se ministria e re që filloi me punë, në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot kishte takim pune me kryetaren e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut, Stanka Trajkova dhe pjesëmarrës tjerë dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Lidhjes. Në mbledhje u diskutua për miratimin e Ligjit për organizim pensional që e propozon Lidhja e shoqatave të pensionistëve, përkatësisht shtëpitë shtëpitë e pensionstëve dhe pensionet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mendoj se është e rëndësishme të kemi takime të këtilla ku do të kemi diskutime konstruktive në lidhje me gjitha çështjet lidhur me pensionistët që nëpërmjet punës së tyre në të kaluarën kanë marrë pjesë…
Të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në procesin e “vettingut”. Ata do të kontrollohen për arsimimin e tyre, integritetin, situatën e pronës dhe aktivitete të mundshme kriminale. Ministria e Punëve të Brendshme po e harton ligjin për vetingun që e paralajmëruan shumë muaj më parë. Ministri, Oliver Spasovski, paralajmëroi se ligji shumë shpejt do të dorëzohet në Kuvend. Oliver Spasovski, Minister i Brendshëm: “Procesi i vetingut duhet t’i përfshijë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të flasim për shkollimin adekuat, për integritetin e tyre, për pronën…
Maqedonia, Meksiko dhe Bangladeshi këtë javë do të jenë në fokusin botëror, si vende përgjegjëse që trashëgiminë kulturore dhe natyrore e kanë lëshuar dhe shkatërruar deri në atë shkallë, sa që rrezikojnë të përjashtohen nga lista botërore e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Maqedonia do ta humb lokalitetin e vetëm – rajonin e Ohrit, i mbrojtur si trashëgimi kulturore dhe natyrore me rëndësi botërore. Në botë ka vetëm 38 lokalitete të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni nga “Fakulteti.mk”. Në Baku të Azerbajxhanit, dje ka filluar sesioni i 43-të i Komitetit për trashëgimi botërore të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, pranë Kombeve…
Sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike nuk është çështje e marrëveshjes politike, por një domosdoshmëri e imponuar me parimet themelore të shtetit bashkëkohor dhe të së drejtës. Nuk mund të ekzistojë shtet dhe sistem juridik efektiv me ndryshimin e vazhdueshëm të ligjeve, me falje të vazhdueshme, amnistimin e krimit dhe korrupsionit. Në këtë mënyrë nuk shkon shoqëria përpara, vlerëson akademiku Vllado Kambovski. Pa hapjes së sesionit të pestë të Shkollës së Ohrit të së drejtës natyrore me temë “Sfidat në reformat e sistemit juridik, politik dhe të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Kambovski nënvizoi se ligji për Prokurorinë…
Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi u krahasua edhe me Hasan Prishtinën kur vendosi të japë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe nga pozita e deputetit, për shkak se partisë së tij iu mor posti i ministrit për pushtet lokal. Hapi i Vesel Memedit si duket më së paku i shkonte në favor BDI-së, për shkak se me tërheqjn e Memedit, ASH opozitare fitonte edhe një deputet, (Arta Toçi e ASH-së duhet të zëvendësojë kryetarin e RDK-së në bankat e Parlamentit). Si duket për këtë arsye, deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka kërkuar nga Memedi të mendojë edhe njëherë…
Të gjithë të punësuarit në MPB do të përfshihen me procesin e “vetingut”. Do të kontrollohen arsimi i tyre profesional, integriteti, gjendja pronësore dhe aktivitete të mundshme kriminale nga struktura të caktuara në MPB, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para fillimit të tribunës së sotme me temë “vetingu”, pas promovimit të revistës “Siguria” në Shtëpinë e ARM-së në Shkup. Gjyqësia dhe prokuroria, mes tjerash, theksoi Spasovski, duhet të kenë interes për veting, me qëllim që të përforcohet profesionalizmi dhe integriteti në ndërtimin e sistemit që do të funksionojë në mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve dhe nuk…
Me 30.06.2019 në ora 22.50 është lajmëruar se në udhëkryqin me rrugën lokale Bogdanci-fshati Stojakovo, ka ndodhur një aksident trafiku midis motoçikletës “Baotian 125” pa targa, e drejtuar nga GJ.V.(30) nga fshati Stojakovo, dhe veturës së tipit “Mercedes Aktros” me targa nga Gjevgjelia, e drejtuar nga S.B.(42) nga Vallandova, transmeton Almakos. Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur Gj.V. Është kryer kontroll nga Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion.
Me 30.06.2019 në ora 14.10 është lajmëruar se në rrugën regjionale Koçani-Ponikva ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shtipi e drejtuar nga S.M.(42) nga Shtipi dhe motoçikletës “Zongshen” pa targa e drejtuar nga një person 17 vjeçar nga fshati Beli ku si bashkëudhëtar ka qenë J.K.(69) nga fshati Beli, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe bashkëudhëtari që janë dërguar për shërim në Shtëpinë e Shëndetit në Koçani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Koçani.
Është e qartë pse VMRO-DPMNE është kundër masës për kthimin e 15% të TVSH-së tek qytetarët, partia kriminale është e thirrur që vetëm të merr nga qytetarët. VMRO-DPMNE 11 vite ka marrë para nga qytetarët, LSDM po realizon masa për kthimin e parave tek qytetarët. Me masën për kthim të 15% të TVSH-së e cila fillon nga sot, rreth 50 milion euro në vit do të kthehen prapa tek qytetarët, kjo është një e ardhur plus për buxhetin familjar. Këto janë dy koncepte të ndryshme, LSDM është në anën e qytetarëve. Shkup, 01.07.2019 СДСМ Центар за…
Territori i vendit sot dhe në ditët në vijim do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nën ndikimin e valës së ngrohtë nesër dhe pasnesër temperaturat maksimale do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë edhe 35, ndërsa të mërkurën pritet të arrijnë 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9. Lagështia e madhe e ajrit do të kontribuojë që të ketë ndjenjë se temperaturat janë më të larta nga matjet. Prej pasnesër deri të premten në orët e pasdites do…

