Author: Hamdi Kumanova

Dje në orën 11:30 është raportuar se në rrugën rajonale për në fshatin Koreshnicë të Demir Kapisë, E.E (62) duke drejtuar traktorin pa tabela regjistruese ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Personi me inicialet E.E (62) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit policor Negotinë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dje ka realizuar takim me zv/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Antonio Missiroli. Siç thuhet në kumtesën e publikuar nga Kuvendi, Xhaferi ka shprehur bindjen se me këtë dinamikë të nënshkrimit të protokolleve nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, pritet që finalizimi i procesit për anëtarësim të plotfuqishëm të përfundohet deri në fund të këtij viti. “Kryetari Xhaferi shprehu pritjen se në këtë procedurë të ndërlikuar do të kemi ndihmë profesionale dhe teknike dhe mbështetje nga strukturat e specializuara të NATO-s, por edhe nga vetë vendet-anëtare të NATO-s, si në mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Qytetarët e interesuar për realizimin e së drejtës për pension social në lartësi prej rreth 6.000 denarëve tashmë u janë drejtuar qendrave për punë sociale në shtet me qëllim që të informohen se çfarë dokumentesh u nevojiten që të mund të realizojnë këtë të drejtë. Kompetentët në qendrat shprehen se interesi është i madh, dhe se gjatë këtij muaji pritet që qytetarët të kompletojnë dokumentacionin e duhur dhe të dorëzojnë kërkesa. Atëherë, shprehen ata, do të duhet të dihet numri i qytetarëve që do të mund të realizojnë këtë të drejtë, ndonëse fillimisht është parashikuar se këtë do të mund…

Lexo më Shumë

Me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës së fotografive „Kina në sytë e mi“ sot në BUK „Shën Kliment Ohridski“ – Shkup. Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve, , me rastin e përvjetorit të madh dhe të rëndësishëm dërgoi urime për ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Li Shjen. Ai theksoi se opinioni i Maqedonisë gjithnjë me ngazëllim i ndjek përmbajtjet kulturore të cilat vijnë nga RP e Kinës, dhe shpreson se edhe në të ardhmen do të…

Lexo më Shumë

Shefi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në presidencë priti ambasadorin rus Sergej Bazdnikin. Nga kabineti i Presidentin kumtojnë se midis tyre janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, por janë shqyrtuar edhe mundësitë për kontakte intensive në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në këtë takim është konstatuar nevoja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike duke pasur parasysh faktin që Rusia është partner i rëndësishëm ekonomik tregtar i vendit. Gjithashtu në takim në takim janë dhënë informacione për ngjarjet aktuale në dy shtetet dhe në rajon.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë pa viza 123 vende të botës, tregon raporti për vitin 2019 i konsultës zvicerane “Henley and partners”. Pasaporta e Maqedonisë sipas indeksit të “Henley and partners” është radhitur në vendin e 46 në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pasaporta më e fuqishme e vendeve të rajonit është e Greqisë, e cila është vendosur në vendin e gjashtë dhe me të pa viza mund të udhëtohet në 183 shtete. Me pasaportën e Sllovenisë mund të udhëtohet pa viza në 179 vende, me të Bullgarisë në 168, të Kroacisë 167, të Serbisë 131, të Malit…

Lexo më Shumë

Agjencia për Veprimtari Audio dhe Audio-vizuele ka reaguar ndaj paralajmërimit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski se do të ngrejë padi për shpifje dhe ofendim ndaj mediave që kanë publikuar audio-incizimin kundër tij. Nga Agjencia i kujtojnë atij Deklaratën e Këshillit të Evropës për lirnë e debatit politik në media ku thuhet se funksionarët publik duhet të pranojnë se do të jenë lëndë e mbikaqyrjes dhe kritikës publike, veçanërisht përmes mediave në aspekt të mënyrës se si i kanë kryer ose i kryejnë funksionet, në atë masë saqë është e nevojshme për sigurimin e transparencës dhe kryerjes me…

Lexo më Shumë

10 përqind e fëmijëve shpenzojnë më shumë se 9 orë në ditë duke qëndruar në internet, 41,2 përqind nga 2 deri në 5 orë, ndërsa nga 2 orë 36,1 përqind, tregon anketa e Agjencisë për komunikime elektronike, e kryer nga 23 deri më 31 maj. 56 përqind e familjeve me fëmijë të vegjël që qasen në internet nuk janë të vetëdijshëm se ekziston një program për kontroll prindëror që u mundëson fëmijëve qasje të sigurt në internet. Program të tillë e kanë të instaluar vetëm 8 përqind të familjeve që janë të vetëdijshëm se ekziston. Më shumë se gjysma (54%)…

Lexo më Shumë

Më 01.07.2019, në ora 18:38, në SPB-Shkup është raportuar se në një banesë në bulevardin “AVNOJ” në Shkup është gjetur i vdekur N.Gj. (38) nga Shkupi. Nga policia thonë se mjekët e Ndihmës së Shpejtë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar përplasjet mes pushtetit dhe opozitës lidhur akuzat e kësaj të fundit për përfshirjen e sekretarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski në kurdisjen e një tenderi për pajisje të kontrollit të fluturimeve civile, në favor të një kompanie italiane, në vlerë prej 7 milionë euro. Rashkovski i ka mohuar akuzat duke theksuar se e gjithë procedura ka qenë ligjore, ndërsa ka pranuar bisedën me drejtuesit e kompanisë, e cila është publikuar në opinion, por ka thënë se ajo është montuar dhe se nuk bëhet aspak fjalë për shkelje procedurash. VMRO-DPMNE-ja në opozitë ndërkohë për rastin ka…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski nga e shtuna ka filluar grevë urie në Burgun hetues “Shkup” për shkak të masës së paraburgimit për akuzën më të re të Prokurorisë Publike Themelore për shitjen e tokës shtetërore. Revolta e Janakieskit, sipas deklaratës së avokatit Elenko Millanov për A1on është për shkak të veprimit jopërkatës të gjykatës, pasi i ka pasur dy paraburgime me arsye identike. Millanov vlerëson se arresti i shtëpisë deri më tani ka dëshmuar se është efektiv, gjegjësisht se Janakieski nuk mund të arratiset e as të ndikojë tek dëshmitarët. Janakieski, krahas akuzave të PPS-së ngarkohet për…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i opozitës Hristijan Mickoski, duhet të dalë në publik dhe të kërkojë falje për siç thonë, gënjeshtrat në lidhje me rastin M-NAV. “Gënjeshtra e fundit nga kuzhina për lajme të rreme të VMRO-DPMNE-së është skenari i prokurimit publik për M-NAV që ra sot në ujë. Mickoski edhe njëherë konfirmoi se përveç mbrojtjes së krimit të mentorit të tij Nikola Gruevski dhe përhapjes së lajmeve të rreme, nuk mund të ofrojë asgjë që është në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se OBRM-PDUKM është simbol i lajmeve të rreme, trillimeve dhe…

Lexo më Shumë