Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev konsideron se marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira, dhe se lëvizin në linjë të epërme, si dhe se ftesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në hapjen e autostradës së re afër Grykës së Gërdelicës paraqet konfirmim i këtyre qëndrimeve të tij. “Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq së shpejti do të fillojmë edhe një bashkëpunim në sferën e serviseve digjitale dhe ueb-faqeve të qeverisë”, deklaroi Zaev në bisedë për numrin e nesërm të gazetës “Politika”. Sipas tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime të njejta, mes të cilave, siç tha,…

Lexo më Shumë

Kumanova dhe Likova, rajoni i pesë ministrave në kabinetin qeveritar. Arbër Ademi, ministër i Arsimit, Sadulla Duraku ish ministër i Ekologjisë aktualisht i Sistemit Politik, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Trajan Dimkovski ministër i Bujqësisë dhe Zorica Apostolskas, ministre për Investime të huaja. Por sa qytetarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës kanë parë të mira nga bashkëvendësit e tyre? Likova e cila për 2 vite kishte ministër Ekologjie, përveç papastërtisë nuk ka ujë për pije. Edhe pse penda furnizon me ujë të pijshëm rajonin e Kumanovës, fshatrat e Komunës së Likovës ujin për pijë e sigurojnë nga puset. Sistemi…

Lexo më Shumë

Gjykatësit e Gjykatës së Lartë të mërkurën do të mbajnë mbledhje ku do të marrin qëndrim nëse procedurat aktuale për shkarkimin e gjykatësve, duke përfshirë edhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë, duhet të vlejë ligji i vjetër që ka masa më të ashpra, apo të njëjtin. Këtë propozim, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë, Jovo Vengallovski tashmë e ka vendosur në rend dite para kolegëve të tyre javën e kaluar, por nuk kishte kuorum. Dilema kryesore është nëse gjykatësit e Gjykatës së Lartë mund të vendosin, duke marrë parasysh se gjysma e tyre tashmë kanë procedura pranë Këshillit Gjyqësor. Për…

Lexo më Shumë

Eksperti juridik Bashkim Selmani thotë se produkti final do të jetë ujdi midis dy partive VMRO-së dhe LSDM-së në pushtet. Sipas Selmanit marrëveshja s’do përmbush kërkesat europiane. “Ju e shihni se legjislacioni I vendit funksion në dy kapacitete VMRO dhe LSDM dhe këtu bëhet më tepër matja e krimeve në aspektin politik se sa në gjyqësor. Nëse nuk do ta kemi veprimin e pavarur në gjyqësor nuk do të arrihet qëllimi apo synimi, prandaj edhe nëse arrihet një marrëveshje midis këtyre dy partive politike rreth PSP-së, realisht do të kemi një marrëveshje e cila do të jetë midis dy partive…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e priti kongresistin amerikan, Eliot Engëll, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së. Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Xhaferi e uroi për marrjen e funksionit – kryesues me Komisionin për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së dhe shprehi falënderim për kongresistin për rolin e tij të rëndësishëm, duke pasur parasysh se me praninë dhe angazhimin e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin drejt NATO-s. “Kryetari Xhaferi iu falënderua edhe për letrën me…

Lexo më Shumë

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pas akuzave të paraqitura nga ana e VMRO-DPMNE-së për gjitha konflikt interesi nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu kërkon që Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit menjëherë t’i kontrollojë thëniet. Nga Kabineti flasin edhe për përgjegjësinë politike nga, siç potencojnë, publikimin e informatave të pakontrolluara dhe spekulative të cilat mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë në vend. “Lidhur me konferencën për shtyp të partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën ceket konflikti i interesit nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu lidhur…

Lexo më Shumë

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se Franca ende nuk ka qëndrim për dhënien e datës për nisje të bisedimeve për vendin. Ai tha se për këtë temë do të merret parasysh bilanci i agjendës reformuese 3-6-9 dhe 18. Thimonier thotë se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë, duke cekur se rruga në fund nuk është e thjeshtë dhe se nuk dihet se sa do të zgjasë. “Kishte një pengesë, ishte vetoja greke që nuk lejonte hapjen e bisedimeve, por edhe vetoja për hyrje në NATO. Tani…

Lexo më Shumë

Demokracia e Re si qeveri nuk do ta kontestojë dhe do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, është qëndrimi i ekspertëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, në vigjilje të zgjedhjeve të sotme të parakohshme dhe gjasave gjithnjë e më të mëdha që te fqinji jugor të ketë ndryshim të pushtetit. Megjithatë ata potencojnë se është veçanërisht me rëndësi dhe do të luaj rol rezultati i zgjedhjeve gjegjësisht se a do të formojë Demokracia e Re qeveri njëpartiake ose do të duhet të kërkojë partner koalicioni. Korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina bisedoi me profesorin e Universitetit Maqedonia në Selanik dhe bashkëpunëtor…

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Lidhja e kamerave të vendkalimit kufitarë për të dalë nga Maqedonia e Veriut: https://roads.mk/315/video-kameri Lidhja e kamerave të vendkalimit kufitarë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut: https://kamere.amss.org.rs/

Lexo më Shumë

Qeveria edhe pas tetë muajve që nga mbyllja e kompleksit ‘fshati maqedonas’ në fshatin Nerez përballë manastiri ‘Shën Pantelejemon’ në Vodno, ende nuk ka përgjigje nëse do të formohet grup punues dhe çfarë përfundimi kanë marrë. Në tetor të vitit 2018 kompania ‘Tinex’, koncesionari i parë i kompleksit që nga hapje e tij, njoftoi se heq dorë për shkak se nuk ka lëverdhi ekonomike dhe se kompleksi në vazhdimësi ka punuar në humbje. Pas dy javëve Qeveria solli informacionin për nevojën e gjetjes së zgjidhjes së menaxhuesve dhe drejtimit të kompleksit ‘fshati maqedonas’ në Nerez, por ende nuk ka zgjidhje…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një solemniteti do të përurojë autostradën Shkup-Shtip, që llogaritet si një ndër arteriet kryesore të Maqedonisë Lindore. Ish-Kryeministri, Nikola Gruevski, përmes Facebookut ka thënë se kjo autostradë është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, duke i dërguar mesazh pushtetit aktual që ta mirëmbajnë, ngase, siç ka thënë – do të kthehet. Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një solemnitet do ta shënojë lëshimin në përdorim të autostradës Milladinovci-Shtip. Në solemnitet që duhet të mbahet të shtunën do të marrin pjesë kryeministri, ministra, përfaqësues të ambasadës së Kinës e të tjerë. Ish-Kryeministri në arrati…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë në territorin e Shkupit ka sanksionuar 81 shoferë motorësh për shkak të shkeljeve në komunikacion, informon Ministria e Punëve të Brendshme. “Në periudhën prej orës 20 më 6.7. 2019 deri në orën 1 të 7.7.2019 Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka zbatua aksion kontrolli për kundërvajtje të shoferëve të motorëve. Gjatë kësaj, janë bërë 81 kundërvajtje nga shoferë të motorëve dhe janë dhënë 78 urdhër pagesa kundërvajtëse dhe tri urdhër pagesa të mandatit”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Nga Ministria shtojnë edhe se janë zbuluar edhe 43 shkelje të tjera për…

Lexo më Shumë