Shtyrja e mëtejshme e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, thënë shkurt, paraqet rrezik, deklaroi sot sekretarja e përgjithshme e Këshillit Për bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu. “Cilido qoftë moment pozitiv shpejt mund të shkatërrohet, nëse edhe më tej shtyhen perspektivat për anëtarësim. Nuk ka moment më të mirë për fillimin e (negociatave) nga i tanishmi, duke pasur parasysh se dy anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (RMV dhe Bullgaria) bashkërisht e ndërmarrin kryesimin me Procesin e Berlinit, me çfarë rritet përgjegjësia e rajonit në këtë proces”, thekson Bregu…
Author: Hamdi Kumanova
Me dëgjimin e dëshmitarit të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve i njohur si rasti “Shënjestra-Fortesa”. Gjykata në fillim lejoi që dëshmitarit Sasho Trajkovski t’i paraqiten dëshmitë nga PSP-ja dhe atë raporte për gjendjen e sistemeve për vëzhgim “Najs” dhe “Vering”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dëshmitari deklaroi se raportin e ka punuar personalisht ai në kompjuter zyrtar, më vonë i konfiskuar nga PSP-ja, me kërkesë të Goran Grujevskit, por se data e cekur – muaji 12 i vitit 2014 nuk përputhet me datën kur ai…
Një kamion është rrokullisur në rrugën Kërçovë-Ohër. Në vendngjarje janë mbledhur kalimtarë të rastit dhe ekipi të policisë. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar në këtë aksident, për shkak se shoferi i kamionit nuk ka qenë prezent.
Ministri i Diasporës, Edmond Ademi Sot ka takuar zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme të Kroacisë, njëherit edhe sekretare e Këshillit Europian, ekselencën e saj, Marija Pejqinoviç-Buriç. “Kenaqësi e veçantë që jam ministri i parë që takohem me ekselencën e saj, pas zgjedhjes së saj si sekretare në Këshillit të Evropës. Duke i uruar pozitën e re, dhe funksionin, shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë, në rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Ademi pas takimit. Pejçinoviq-Buriç është zotuar se do të vazhdojë ta përkrahë shtetin tonë në rrugëtimin euroatlantik dhe vlerësoi lartë punën e qeverisë tonë në…
Jane Çento nga burgu i Shutkës do të transferohet në burgun e Idrizovës. Ai ka thënë se betejën e tij për liri do ta vazhdojë prej atje. Çento u dënua me 15 vite burg, për shkak dhunës në Kuvend më 27 prill 2017. Deri tani vuajtjen e dënimit e ka kryer në burgun e “Shutkës” por tani është transferuar në Idrizovë.
Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vjedhje në filialin e “NLB Tutunska Banka” në komunën e Sarajit. Siç lajmërojnë nga Ministria për punë të brendshme, katër persona të armatosur e kanë kryer vjedhjen. Momentalisht, ende nuk ka detaje se sa para janë vjedhur. “Rreth orës 10:40 katër persona kanë kryer vjedhje duke kërcënuar me armë dhe më pas i kanë marrë paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, kumtojnë nga MPB. Nga “NLB Tutunska Banka” në Shkup, thonë se në kohën kur është kryer vjedhja në filiale kanë qenë të pranishëm të punësuarit dhe disa klientë, por nuk…
Prokuroria Themelore Publike pas mbledhjes së gjitha materialeve dhe dëshmive verbale, sot ka dorëzuar aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski. Pançevski dyshohet se ka keqpërdorur sistemin AKMIS në gjykatë (për shpërndarjen e lëndëve tek gjykatësit), me çka ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve tek gjykatësit. “I akuzuari me vendosjen e inicialeve të tij dhe urdhër me gojë, ka kërkuar nga nëpunësi në gjykatë, i cili ka pasur qasje në AKMIS, të shpërndajë lëndë konkrete tek gjykatës të caktuar. Me këtë veprim, i akuzuari palëve ua ka dëmtuar të drejtën për qasje të barabartë…
Zyrtarët policorë nga Stacioni Policorë në Gjorçe Petrov, kanë kryer kontrolle në makinat e qytetarëve për të vendosur rend në komunikacion dhe shkeljet eventuale, ndërsa në mesin e makinave të kontrolluara ka qenë edhe makina e deputetit Goran Manojllovski. Nga MPB për AIM thanë se rasti me deputetin e OBRM-PDUKM-së Goran Manojllovski ka ndodhur sot, makina e të cilit është kontrolluar nga policët, gjatë rrugës së tij për në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale. “Pas kontrolleve të bëra, personi është lejuar të vazhdojë rrugën pa probleme”, thonë nga MPB. Seanca e sotme e Komisionit për Punë dhe…
Prokuroria Themelore Publike akoma nuk ka hapur lëndë pas akuzave në opinion për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Por, nga PTHP thonë se e ndjekin me vëmendje këtë rast. Për momentin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucioni i vetëm që ka hapur lëndë. Nga PTHP për REL thonë se nëse vërtetohet se ka elemente për vepër penale, do të veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. Në ndërkohë në mediumet online është publikuar “bombë” e re, në të cilën dëgjohet se Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me kompaninë “Leonardo” rreth blerjes së…
Sot para pak kohe siç njofton portali A1.on është plaçkitur filiala e NLB Tutunska bankës në Saraj. Nuk ka detaje të tjera veç se plaçkitja me armë ka ndodhur gjat kohës kur në bankë përveç puntorëve ka pasur edhe klientë brenda ambienteve të bankës. Siç e dini NLB Tutunska gjendet në Qendrën Tregtare Saraj
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të merr pjesë në takimin joformal të OSBE-së, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë vend që kryeson me OSBE-në, Mirosllav Lajçak. Në takimin joformal ministrat e Punëve të Jashtme do të këmbejnë mendime për gjendjen e aktuale në rajon, si dhe për takimin e rregullt vjetor që këtë vit do të mbahet në Bratisllavë në dhjetor. Pritet që diskutimi të fokusohet edhe në potencialin e OSBE-së dhe kontributin në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Në prag të shënimit të 20 vjetorit të Samitit të Stambollit,…

