Presidenti Stevo Pendarovski në suaza të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisiv ku ka konstatuar se të dyja shtete janë të përkushtuara drejt avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme. Siç bëri të ditur kabineti i Pendarovskit, të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi që Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim ka sjellë dinamikë pozitive në marrëdhëniet politike midis të dyja vendeve, që reflektohet edhe në fushat e tjera. “Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut lartë e ka vlerësuar mbështetjen e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në Samitin e sotëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ka thënë se më mirë është palët t’i thonë hapur problemet e tyre. Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në Samitin e sotëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ka thënë se në qoftë se nuk mund të pajtohen rreth çështjeve të pazgjidhura, atëherë mbase palët duhet të zihen me njëra-tjetrën, për t’i thënë gjërat hapur e më pas të synojnë një zgjidhje të problemeve. “Ndoshta nuk është keq të zihemi, të thotë hapur kush çfarë ka për të thënë dhe pastaj…
Sot në selinë qendrore të partisë “Alternativa”, kryetari i partisë Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi nga Kosova, Sylejman Çerkezi. Gjatë takimit miqësor mes Gashit dhe Çerkezit u bisedua për situatën aktuale në rajon dhe proceset euro-atlantike që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi ka përshëndetur rolin konstruktiv që po zhvillon Alternativa në proceset politike në vend dhe rajon. Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore të vazhdohen edhe në të ardhmen.
Qeveria ka miratuar 14 vendime për drejtorë të rinj. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev thotë se është akoma në kërkim të kuadrove të reja që do t’i zëvendësojnë zyrtarët që do t’i prekë “fshesa”. Kreu i ekzekutivit tha se për një pjesë të drejtorëve do të vendosin vet ministrat. 14 vendime janë miratuar por duhet edhe te paktën 10 të tjera. Nuk është ideja vetëm të shkarkohen, por duhet biseduar edhe me kandidatët potencial, kushtet e tyre, janë për pozicionet e tyre ose jo. Kur do t’i kemi të gjitha vendimet, do t’i kumtojmë. Për një pjesë të tyre, Qeveria sjell…
Rreth 700 fëmijë dhe shoqërues të tyre nga familjet me rrezik social në gjithë vendit, nga java e kaluar deri në fund të verës në pesë ndërrime do të qëndrojnë për pushime verore në Strugë. Pushimi realizohet me mbështetjen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqit të Kuq, ndërsa akomodimi është në vendpushimin “Majski Cvet”. Siç njoftojnë nga MPPS, pushimi zgjat një javë, që përfshinë gjashtë pansione të plotë dhe se këtë masë e shfrytëzojnë nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e pestë. “Është destinuar për anëtarët e familjes që përfitojnë ndihmë minimale , për jetimët…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka komentuar zhvillimet e fundit me bisedën e kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë. Ai ka thënë se “gjithçka përpos dorëheqje të kryeministrit Zaev është e papranueshme”. Sipas tij ka ardhur koha që dikush të bartë përgjegjësi dhe bëri thirrje që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, kryeministri Zaev duhet të tërhiqet dhe të formoj qeveri teknike. Në lidhje me ndryshimin e qeverisë në Greqi, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet do të mund të bëj një Marrëveshje të re.
Republika e Maqedonisë së Veriut e njohu momentin kur Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të madhe rajonit dhe ndërmori hapa konkret. Tani është radha e BE-së dhe vendeve anëtare ta njohin momentin dhe ta përmbushin pjesën e vet të obligimit. Këtë e theksoi presidenti, Stevo Pendarovski në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sarajevë. “Me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, mbyllëm çështje të vështira nga e kaluara. Sot, Maqedonia e Veriut është vendi i…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është duke mbajtur konferencë për media të jashtëzakonshme në lidhje me skandalin me komikët rus. Përndryshe, Zoran Zaev tre herë ka biseduar në telefon me komikët rus, duke menduar se janë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Komikët rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus në një video të publikuar mbrëmë në Jutjub, e gjatë pothuajse 1 orë, ata kanë mbledhur tri biseda me Zaevin, të realizuara në gusht të 2018-s, janar të 2019-s dhe prill të 2019-s. https://youtu.be/x9XKtkC6KUk
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot deklaroi se nuk është i interesuar për reformë kozmetike por për reformë thelbësore e bazuar në hulumtime dhe institucione kredibile. “Ne duam reforma të bazuara në të dhëna, në hulumtime kredibile nga institucione kredibile. Për këtë arsye është kryer hulumtimi i sistemit arsimor për herë të parë në vend. Në punëtori në janar i shqyrtuam të gjitha rekomandimet dhe tashme kemi dy Draft-ligje që ishin dhe janë ende pjesë e diskutimit publik ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet e Raportit të UNICEF dhe OECD, por edhe në linjën me atë që…
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në rrjetin social në ‘Facebook’ e sqaroi procedurën që duhet të respektohet gjatë bisedës telefonike ndërmjet dy përfaqësues të lartë shtetëror. “Zaev jo vetëm që tri herë është turpëruar nga komikë nga Rusia, ndërsa mund të jenë edhe agjentë, por si kryeministër i ka shkelur të gjitha protokollet për komunikim ndërshtetëror, dhe me këtë e ka dhënë informacione të shtetërore të besuara të Maqedonisë, ka prishur reputacionin e shtetit, po gjithashtu kanë minuar besimin e vendeve të treta ndaj Maqedonisë (SHBA, Gjermaninë, Greqinë, Rusinë) për shkak se zbulon biseda të besueshme dhe…
Sot (9 korrik) mbushen 22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit. Tradicionalisht, në këtë ditë përkujtohen dëshmorët. Sot, duke filluar nga ora 11:00 një delegacion i Komunës së Gostivarit, do të bëjë homazhe tek vendprehja e dëshmorit Nazmi Saliu në Turçan të Vogël për të vijuar pastaj në fshatin Forinë në ora 12:00 tek vendprehja e dëshmorit Shpend Iseini dhe në ora 13:00 në Dobërdoll tek varri i dëshmorit Milaim Dauti. Paraprakisht, edhe një delegacion i RDK-së do të bëjë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të flamurit. Do të fillohet nga vendprehja e dëshmorit Nazmi Saliu në ora 09:00,…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë, sot ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovsklit, në takim është shprehur kënaqësi për partneritetin mes dy vendeve dhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si në planin politik, po ashtu edhe në ato ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Këmbimi tregtar mes dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka qenë 505 milionë dollarë, ndërsa të dy presidentët kanë potencuar se bashkëpunimi ekonomik mund të rritet…

