Author: Hamdi Kumanova

Me 10.07.2019 në ora 02.15 në Negotinë është lajmëruar se në rrugën “Industriska”, I.P.(27)nga Negotina, duke drejtuar motoçikletën “Gilera”, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, transmeton Almakos. I.P. pas rrëzimit është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Qendrën Mjekësore në Negotinë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë.

Lexo më Shumë

Me 09.07.2019 rreth orës 14.30 në Kumanovë në bulevardin Brigada e tretë maqedonase ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.M.(72) nga Shkupi që ka goditur U.S.(47) nga Kumanova, transmeton Almakos. U.S. është dërguar për mjekim në spitalin në Kumanovë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski në ftesë të Qeverisë të Mbretërisë së Bashkuar sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Londër. Ministrat Dimitrov dhe Popovski do të marrin pjesë në Konferencë ndërkombëtare dyditore për lirinë e mediave, e cila për herë të barë në bashkë-organizim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë këtë vit mbahet në Londër, ndërsa vitin e ardhshëm do të mbahet në Kanada. Shefi i delegacionit, Dimitrov sot do të jetë pjesë e panelit “Liria e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe mënyra…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, djer në orën 15:10 në Stacionin Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare ‘Shën Naumi’, personi B.M (36) nga Ukraina ka denoncuar se në malin Galiçnicë ka ra një paraglajdiste M.P (30) nga Ukraina dhe pas saj ka shkuar paraglajdisti tjetër A.M (41) nga Ukraina. Persona kanë qenë në territorin e Shqipërisë, në terren jo të qasshëm, por, siç njoftojnë nga MBP, menjëherë janë ndërmarrë masa për shpëtim. Pas konsultimeve me autoritetet e Shqipërisë, në vendngjarje është drejtuar një helikopter i MPB-së dhe dy personat janë bartur në spitalin “Shën Erzamo” në…

Lexo më Shumë

Gjykimi për rastin e PSP-së “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator, pasi në seancën e sotme mungoi personi ekspert. Gjykatësi Goran Boshevki, në fillimin e seancës tha se eksperti e ka njoftuar opinionin, por jo edhe gjykatën se është në pushim. Përfaqësuesja e aktakuzës Lile Stefanovska, tha se eksperti i ka njoftuar ata, por nuk e di pse nuk është njoftuar edhe gjykata. Rasti “Trajektorja” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski. Sipas aktakuzës së PSP-së,…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski, me të cilin ka diskutuar për bashkimin e përpjekjeve që të dyja vendet të hapin në muajin tetor negociatat me Bashkimin Evropian. “Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog…

Lexo më Shumë

Lojtari i frustruar antiperëndimor Mickoski është turp për vendin. Mickoski po vendosën në anën  e interesave të huaja, në krahun e tyre që janë kundër NATO- dhe nuk dëshirojnë që vendi ynë të jetë pjesë e aleancës euroatlantike. Shihet qartë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE njihen me matricën e tillë destruktive të bazuar në lajme të rrejshme dhe e njohin këtë veprim. Nga ana tjetër, Zoran Zaev ashpër po i mbron interesat nacionale dhe strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE, gjithkund dhe gjithmonë! Sa do që nuk ju pëlqen forcave destruktive, Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e…

Lexo më Shumë

15 Korriku i vitit 2016 do të mbetet nata më e tmerrshme jo vetëm për popullin (nënshtetasit) e Turqisë po edhe për popujt (miletin) e ballkanit të cilët e përjetuan këtë dhe ndanë dhimbjen bashkë me vëllezërit e tyre (në) Turq(i). Organziata terroriste “Feto”, e cila e organizoi grusht shtetin me anë të njerëzve (hajna) të saj brenda ushtrisë për ta rrëzuar presidentin z.Rexhep Taip Erdogan dhe për fat të keq kjo organizatë terroriste duke dashur që ta rrezojë presidentin nga udhehqësia e shtetit ajo mori edhe shumë jetë njerëzish të pafajshëm të cilët ishin të gatshëm të flijojnë çdo…

Lexo më Shumë

Pas Jess Baily në Maqedoni ka zbarkuar ambasadorja e re, Kate Byrnes e cila në ambientet e ambasadës së SHBA-ve në Shkup është pritur nga ushtruesja e kësaj detyre deri tani, Micaela Schweitzer-Bluhm. Byrnes është diplomat karriere, veteranë me përvojë 24 vjeçare. Deri tani ka punuar si këshilltarë për marrëdhënie me opinioni në Ambasadën e SHBA-së në Madrid-Spanjë, ish përfaqësues civil në Departamentin e Shtetit në grupin operativ Baston/Broniko në aeroportin Xhalalabad-Afganistan dhe këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Misionin e SHBA-së në NATO. Byrnes ka magjistruar në Universitetin “George Town” në Uashington. Ajo flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke,…

Lexo më Shumë

Aktivitet e ardhshme në lidhje me vendosjen e qendrave rajonale për arsim të mesëm profesional dhe trajnim – APT të cilat do të mundësojnë kualifikim dhe rikualifikim të të gjithë të interesuarve sipas nevojave të tregut të punës, janë tema e debatit të sotëm të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për Trajnim – ETF dhe Delegacionit të BE-së. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi theksoi se Arsimi i mesëm profesional dhe trajnimi është prioritet i tij si ministër edhe i Qeverisë dhe janë të përqendruar në promovimin dhe afirmimin e tij sa më të madh me masa dhe…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, më 4 korrik 2019, u bë prezantimi i rezultateve të projektit “The main element of us” (Elementi ynë kryesor), projekt i përbashkët i Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nisantasi” nga Turqia, Universitetit të Sofjes nga Bullgaria dhe organizatës Adefis Juventud Internacional nga Spanja. Fillimisht, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tetovës u realizua një takim i përbashkët mes drejtuesve të Universitetit të Tetovës dhe drejtuesve të universiteteve nga Turqia, Bullgaria, si dhe përfaqësuesve të organizatës spanjolle Adefis Juventud Internacional. Bashkëbiseduesit në këtë takim, përveç që e përshëndetën realizimin e suksesshëm të projektit të përbashkët “Elementi ynë…

Lexo më Shumë

Sot, me rastin e nëntë korrikut, Ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të zjarrit në fabrikën “Euronikel Industry” në Kavadar, u shpërbënë armë dhe droga narkotike që janë konfiskuar me vendime gjyqësore. Shpërbërja e drogës dhe armëve u zbatua në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Shtetëror për shpërbërjen e drogave narkotike dhe Agjencinë për menaxhim me pronë të patundshme. Në procedura paraprake ligjore, armët e zjarrit dhe drogat narkotike më herët ishin marrë nga magacinet e gjykatave dhe nga MPB, sipas Planit për marrjen e masave dhe aktiviteteve për marrje, bartje dhe ruajtjen e armëve dhe drogave.…

Lexo më Shumë