Author: Hamdi Kumanova

Nën organizimin e Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit (EOGL), dje, 11 korrik, në Banja Llukë u mbajt konferenca ndërkombëtare me titull “Zgjidhjet e reja rregullatore të lojërave të fatit në Evropën Juglindore: Ndikimi i standardeve të rregullimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit” ku janë përmendur trendet e reja në regjion, të cilat mundet ose tashmë janë me efekte negative në tregje, por edhe në shoqërinë në tërësi. Në konferencën ku janë mbledhur një numër i madh i ekspertëve nga kjo industri, është diskutuar për ndryshimet ligjore në vendet e regjionit. Në raport me ndryshimet, përskaj faktit që të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se javën e ardhshme vazhdon hapi i ardhshëm të rikonstruktimit të Qeverisë. Do të ketë ndërrime të zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve. Pret i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të korrikut. “Bëhet fjalë për më shumë se njëzet vende të drejtorëve në nivel qendror. Me suguri më shumë se tridhjetë në nivel lokal. Ka njësi rajonale, zëvendësit, këto tashmë janë vende të zbrazëta, të paplotësuara të cilat do të përfundojnë në këtë periudhë të korrikut. Javën e ardhshme tashmë shkojmë me hapin e ardhshëm”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së sotme në Stobi, duke…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Raven të Gostivarit, kanë ndërmarrë një iniciativë humane në ndihmë të bashkëfshatarit të tyre, të riut Mirlind Elmazi, i cili pas një sulmi në tru ka nevojë urgjente për intervenim kirurgjikal në Republikën e Turqisë, njofton Flaka.  “Mirlind Elmazi (32 vjet) fsh.Raven. Pas një sulmi është i paralizuar dhe ka nevojë për një intervenim në Turqi. A e din çka don të thotë me u bo ty shkak që ti kthehen këmbët Mirlindit? Çdo hap që ai do ta bën, Ty do të shkruhet bamirësi sa të jetë gjallë”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale.…

Lexo më Shumë

E djathta ekstremiste gjermane dhe e majta ekstremiste gjermane vazhdojnë të jenë kundër lirisë së Kosovës dhe të shërbejnë si banda të Milosheviqit, Vuçiqit dhe Putinit. Parlamenti gjerman së fundi e vazhdoi praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë – edhe për një vit. Është misioni më i gjatë ushtarak gjerman në botën e jashtme. Partitë kryesore gjermane, konservatorët e kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët e ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, e përkrahën vazhdimin e mandatit. Si në vitet e kaluara edhe sivjet e majta ekstremiste proruse (DIE LINKE) e përshkroi Kosovën me ngjyrat më të zeza. Sivjet të majtës gjermane…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ambasadorja e Ukrainës, Natalija Zardrozhnjuk sot nënshkruan marrëveshje për udhëtim pa viza në mes të dyja vendeve. Siç njoftojnë nga MPJ, marrëveshja do të rregullojë mënyrën dhe vendosjen e praktikës të regjimit pa viza mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës (pa asnjë dokument si kusht për hyrje) dhe do të mundësojë shtetasve të të dy vendeve, që kanë dokumente biometrike të qëndrojnë në vendet përkatëse nga 90 deri 180 ditë. “Kjo marrëveshje pritet të jep kontribut për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në planin ekonomik, si dhe zhvillimit të turizmit”, thonë nga MPJ. Në takimin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së në Shkup, Kejt Mari Bërns, e cila ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e saj si ambasadore në vendin tonë. Ministri Dimitrov, siç informojnë nga MPJ, në takimin me Bërns ka shprehur pritje se trendi jashtëzakonisht pozitiv i raporteve mes dy vendeve mike do të vazhdojë me sukses të zhvillohet edhe gjatë mandatit të saj. “Vini në një kohë të mundësive. Kemi bërë shumë në drejtim të plotësimit të qëllimeve tona strategjike kyçe, edhe pse ka akoma punë para nesh. Progresi ynë…

Lexo më Shumë

Turqia dhe Çekia janë dy vendet të cilët së fundmi e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO “Jemi të bindur se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë stabilitetin e përgjithshëm dhe sigurinë e Ballkanit, ndërsa njëkohësisht edhe vetë Aleancën e NATO-s.” ka deklaruar zv/kryeministri çek Jan Hamaçek gjatë ratifikimit të Protokollit. Vendet që ende nuk e kanë ratifikur Protokollin për aderim të vendit në NATO janë: Luksemburgu, Holanda, Spanja, Islanda, Italia, Franca, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lexo më Shumë

Departamenti i arsimit pranë “Aleancës për shqiptarët”, pas analizës së propozim ligjit të ri për arsim fillor informon opinionin publik me sa vijon: Ky ligj është një rikthim i ligjit që me pompozitet të lartë u propozua para një viti dhe i cili pas kritikave të shumta u tërhoq. Ky ligj është një kopje e ligjit në fuqi me ca ndryshime të vogla kozmetike. Në aspektin funksional suprimon pushtetin komunal nga ai qendror dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik në sferën e arsimit. Në aspektin strukturor edhe më tepër e kufizon arsimtarin në kreativitetin e tij duke e ngarkuar edhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i hekurudhave Shaban Zendeli, i cili ndërroi dje jetë, është drejtori më i suksesshëm shqiptar në historinë politike të shqiptarëve pas pavarësimit të Maqedonisë. “Për një vit sa ishte drejtor, Zendeli punësoi 50 shqiptar në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat-Transporti. Të gjithë ata janë punësuar me vendime pune. Rezultat të tillë për vetëm një vit nuk ka treguar asnjë drejtor shqiptar, as nga PPD-ja, as nga PDSH-ja, as nga BDI-ja, e as nga një parti tjetër. Krenohemi që patëm një kuadër të tillë”, thotë për Gazetën Lajm Driton Sulejmani, sekretar partiak te Alternativa për resurse njerëzore. Sulejmani thekson se Zendeli nuk…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot vizitoi personat e parë të deinstitucionalizuar nga Institucioni Publik për rehabilitim “Banja Bansko”, institucion për kujdesin e personave me aftësi të veçanta fizike. Çifti, Fanka Dinova dhe Jonçe Gogov, u larguan nga institucioni në muajin prill dhe u shpërngulën në shtëpinë familjare të Fankës, në fshatin Miravci Gjevgjeli. Të dy ishin vendosur më parë në Entin si fëmijë dhe kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet në të. “Jam veçanërisht e kënaqur që procesi i deinstitucionalizimit me të cilin janë mbuluar vetëm fëmijët e kujdesur në institucione në periudhën e kaluar…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM) janë të shqetësuar seriozisht për vonesën e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit të rregulluesit mediatik dhe të Këshillit programorë në Radiotelevizionin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. “I bëjmë thirrje Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të fillojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre dy organeve. Çdo ndërhyrje apo vonesë në procesin do të ndikojë seriozisht në…

Lexo më Shumë

Prej ratifikimit të mbrëmshëm të Protokollit për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën më të fuqishme ushtarake nga parlamentet e Turqisë dhe Çekisë, gjithësej 20 vende anëtare e kanë konfirmuar anëtarësimin tonë në NATO. Reformat, guximi dhe vendosmëria e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, vendin tonë e kanë bërë shembull për rajonin. Me fqinjtë kemi ndërtuar miqësi, rriten pagat dhe pensionet, secili është i rëndësishëm, po hapen vende të reja të punës, po ndërtohet një shoqëri fer për të gjithë dhe sigurohet standard më i lartë jetësor. Po realizohen interesat nacionale, strategjike dhe…

Lexo më Shumë