Author: Hamdi Kumanova

Analizat e fundit të kryera nga Qendra për Shëndetin Publik në Ohër tregojnë se uji në Liqenin e Ohrit është i sigurt për notim, sport dhe rekreacion. Drejtori i Qendrës, Sasho Toçkov shpjegoi se situata me ndotjen mikrobiologjike të ujit në zonën bregdetare të plazhit pranë lumit Grashnica është tejkaluar dhe analizat e kryera më 15 korrik dhe 17 korrik tregojnë se uji i asaj pjese të bregdetit është i kategorisë së dytë, të sigurt për notim. “Në vendet ku më herët ishte regjistruar klasa e tretë, tani uji është i pastër ose i klasës së dytë dhe mund të…

Lexo më Shumë

Qeveria nesër do ta dërgojë propozim ligjin për prokurorinë publike në Kuvend. Presim që qëndrimet e tyre deputetët t’i tregojnë në shtëpinë ligjdhënëse, ndërsa nëse kanë vërejtje të parashtrojnë edhe amendamente. Ndërtimi i shumicës prej dy të tretave do të jetë në Kuvend, thonë nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n, informon Koha.mk Potencojnë se po i habit ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me propozimin Vilma Ruskoska të jetë në krye të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. “Presim mbështetje prej të gjithëve, posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja kur parashtroi në Ministri amendamente për tekstin…

Lexo më Shumë

Kohëve të fundit janë dorëzuar mbi 9.000 kërkesa për privatizim të tokave shtetërore,  që tregon se te qytetarët ekziston interesim i madh për këtë privatizim,  prejse vitin e kaluar ishte dhënë mundësi e re  për dorëzim të kërkesës,  ishte theksuar në takimin e sotëm  të zëvendësministres së Financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës për Punë Pronësore-juridike Shasine Kasami. Siç kumtoi Ministria e Financave, në takim është potencuar se  me shpejtësi punohet në zgjidhjen e të gjitha kërkesave të dorëzuara, me ç’rast ka rreth  11.400 lëndë të reja të zgjidhura. Zëvendësministrja Elezi deklaroi se  dhënia e afatit të ri për dorëzim të…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar 123 raste të urrejtjes janë regjistruar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për krim dhe urrejtje. Në pjesën më të madhe të tyre, gjegjësisht 64.2 përqind kanë qenë të përkatësisë etnike, ndërsa 25.2 përqind kanë pasur përkatësi politike. Pjesa më e madhe 67 përqind ishin dhunim. në 26 raste ka pasur dëm të pasurisë, ndërsa lëndime të lehta ka pasur në 18 rastet. Vitin e kaluar 123 raste të urrejtjes janë regjistruar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, thuhet në raportin e Komitetit të…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Gostivari janë arrestuar në vendkalimin kufitar Dojrani Vjetër me 20 qese mariuanë të cilën e kishin fshehur në veturë, deklarojnë nga MPB. Nga atje thonë se të arrestuarit mariuanën kanë dashur që ta transportojnë jashtë vendit. “Më 22.07.2019 në venkalimin kufitar Dojrani Vjetër janë arrestuar E.M. dhe E.H. të dy nga fshati Banjicë, Gostivar janë përpjekur që të transportojnë mariuanë nëpërmes vendkalimit kufitar. E.M. duke drejtuar automjetin transportues “Man” me targa të Shkupit dhe E.H. si bashkudhëtar i tij kanë pasur për qëllim që të dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Dojran i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoninë e Veriut për momentin është institucioni më i përmendur nga opinioni dhe kjo bëhet për shkak të faktit se kjo prokurori është duke u lidhur me aferën “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeprokurorja Katica Janeva dha dorëheqje më 16 korrik dhe po atë ditë u arrestuan Bojan Ivanovski dhe Zoran Milevski, si dy të dushuar në këtë rast. Në PSP, sipas ligjit, nuk mund të nënshkruajë askush asgjë dhe kjo tregon se asnjë lëndë e asnjë komunikim zyrtar nuk mund të funksionoje në të ardhmen, derisa Janeva nuk kthehet nga pushimi shëndetësor. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

NP Parkingje të Komunës Qendër  dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup gjatë javës së kaluar kanë sanksionuar 309 automjete për parkim të padrejtë të cilat e pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt në trafik. “Në periudhën prej datës 15 e deri më 22 korrik të këtij viti, me ndihmën e automjetit special “karrotrec” të NP POC janë larguar 132 automjete për parkim të padrejtë, prej të cilave një automjet i parkuar në mënyrë të pandërgjegjshme  në vendin për parkim dedikuar për nevoja të veçanta, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanizues  “bllokues” janë sanksionuar 177 automjete të cilat janë…

Lexo më Shumë

Dje pasdite, një shtetas i Kosovës është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, për shkak se ka tentuar të largohet nga Maqedonia me dokumente të falsifikuara, njofton Ministria e Brendshme. “Dje në ora 17:00 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkupi”, policia ka arrestuar personin K.B. (39) nga Kosova i dyshuar për posedim të dokumenteve të falsifikuara. Në ora 19:00 K.B. është dorëzuar në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare në Veri për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministri i ri i ekologjisë Haner Nuredini, që zëvendësoi në këtë resor, Sadulla Durakun, ka folur për herë të parë për një media pasi ka marrë detyrën e re, shkruan gazeta Lajm. Në një intervistë për televizionin “Alsat”, pyetjeve të gazetares që I shtrohen në gjuhën shqipe, ministri Nuredini i përgjigjet në anglisht, duke konfirmuar kështu shkrimet e disa portaleve se ai nuk e njeh gjuhën shqipe. Nuredini në intervistën e tij për Alsat, thotë se intensivisht po punon për të identifukuar ndotësit kryesor të ajrit. Si prioritet përmendi edhe zgjidhjen e problemeve me mbeturinat dhe deponitë e egra.(tetova1) https://youtu.be/TgbJUcnvWEU

Lexo më Shumë

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale si rregullator ka filluar procedurë për konstatimin nëse është shkelur dispozita ligjore e cila ndalon bashkim të fshehtë në televizionin 1TV dhe për ta konstatuar gjendjen faktike i drejtohet organeve relevante shtetërore të cilat do të mund të kenë informata me rëndësi për procedurën. Në atë kontekst, theksojnë nga ASHAAM, është deklarata e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski në emisionin “Kod” i cili në mënyrë të qartë thekson se pritet përgjigje nga MPB në mënyrë që të konstatohet e vërteta për njohuritë e marra. “Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale i bën…

Lexo më Shumë

Deri tani nuk kam mundur të realizojë takim me kreun e VMRO-DPMNE, sipas Hristijan Mickoskit nuk është momenti për takim. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistë për REL ka theksuar se menjëherë pasi që është emëruar President ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike shqiptare qeveritare dhe nga ato opozitare, me partitë e pakicave etnike në shtet, mirëpo ende nuk ka arritur për të zhvilluar takim me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi që ai ka vlerësuar se nuk është momenti për takim tani.

Lexo më Shumë

Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, këtë javë do ta vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takime me përfaqësues të pushtetit, shoqërisë civile dhe bashkësisë së biznesit kumtoi Departamenti i shtetit. Philip Reeker në Shkup do të realizojë takime me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritar. Reeker do të bisedojë edhe deputetë dhe me përfaqësues të opozitës, thuhet në kumtesën e Departamentit të shtetit. Philip Reeker i cili është ish-ambasador i SHBA-së në Maqeoni, për herë të…

Lexo më Shumë