Ambasadori Fatos Reka u takua sot me Kryetarin e VMRO-DPMNE prof. Hristijan Mickovski për të biseduar rreth situates politike në vendet respektive si dhe në rajon, marrja e fteses për çeljen e negociatave me ?? në tetor, antarësimin e ?? në NATO e mbeshtetjes që ?? ka dhënë në këtë drejtim.
Author: Hamdi Kumanova
Jam dakord me qëndrimet e kolegëve të PSP-së dhe qëndroj në qëndrimin të cilën u tha javën e kaluar në konferencë për shtyp në PSP, tha për “Faktor” prokurorja Fatime Fetai. Ajo ende është në pushim vjetor, por është brenda vendit, mirëpo gjatë kohës së fjalimit të Lençe Ristevska ishte jashtë shtetit. Ajo tani konfirmoi se qëndron prapa qëndrimeve të kolegëve të saj dhe se pret që hetimi të përfundojë sa më shpejt. Pas arrestimit të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit për rastin “Haraçi”, prokurorja Ristevska në emër të kolegëve para mediave bëri thirrje për zbardhjen e sa më shpejtët…
Magjistralja Tetovë-Gostiva do të bëhet me tre korsi në një drejtim, njoftoi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov i cili inspektoi punët ndërtimore në rekonstruimin e pjesës rrugore nga Tetova deri në Kodrën e Diellit. Shkak për zgjerimin e magjistrales Tetovë-Gostivar është frekuentimi i lartë i automjeteve. “Pjesa A2 Tetovë-Gostivar është shumë e ngushtë. Është dorëzuar detyra projektuese e Fakultetit të Ndërtimtarisë ku ka dy zgjidhje alternative. Të dyja janë shumë të mira dhe me standard të lartë të magjistrales, por do ta them vetëm njërën. Sipas kësaj zgjidhje korsitë do të jenë të gjera 3.75 metra dhe 2.5…
Punësimi do të vazhdojë të rritet këtë vit, derisa rritja e pagës meastare neto pritet të jetë për 5% më e lartë, sipas parashikimeve të Ministrisë së financave. Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi duke elaboruar Bilancin përfundimtarë për vitin 2018 në Parlament, ka thënë se lëvizjet e favorshme ekonomike nga viti i kaluar, vazhdojnë fuqishëm edhe këtë vit, kështu që priten dhe rezultate më të mira ekonomike. Elezi tha se në vitin 2018 Brutoprodhimi vendor ka pasur një rritje të shpejtuar prej 2,7%, që është shumë afër parashikimeve të Ministrisë së financave prej 2,8%. – Në krahasim, parashikimet e…
Intenzivisht punohet në rikonstruimin e rrugës nga Tetova e deri te Kodra e Diellit ndërsa pritet që nga fundi i shtatorit ky aks rrugor me gjatësi prej 18.2 km të rikonstrohet plotësisht. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, drejtorin e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov dhe kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot kanë inspektuar ndërtimin e kësaj rruge që të shpie në qendrën dimërore të Kodrës së Diellit. Siç theksoi ministri Bekteshi, kjo rrugë është shumë e rëndësishme, jo vetëm për banorët e vendas në Tetovë, por…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbështetja e brendit “Maqedonia” do të jenë dy mjetet që qeveria greke do t’i shfrytëzojë që të largojë pasojat negative nga marrëveshja e Prespës. Kryeministri grek e përmendi kritikën kryesor të partisë opozitare SYRIZA për pranimin eventual të marrëveshjes së Prespës, por sqaroi se ai edhe më herët ka paralajmëruar se nëse njëherë ratifikohet marrëveshja, ajo nuk mund të ndryshohet nga njëra palë. Mitsotakis paralajmëroi luftë për rregullimin e markës tregtare greke dhe etiketave me emrin “Maqedonia” në prodhime e tyre dhe se…
Kuvendi sapo ka verifikuar mandatin e deputetes Arta Toçi, e cila është nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Toçi do të vazhdojë mandatin si deputete, pas largimit së deputetit Vesel Memeti nga RDK, i cili dha dorëheqje pasi partisë së tij iu mor Ministria e pushtetit lokal. Sela këtë lëvizje e ka komentuar si padrejtësi që iu bë Aleancës në zgjedhjet paraprake parlamentare, ku Vesel Memedi mbajti krahun e BDI-së edhe pse ishte në koalicion me ASH-në, duke shijuar kështu edhe pushtetin.
Të punësuarit në kopshte prej qershorit marrin rroga më të larta për 16 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska para takimit të sotëm me të punësuarit e kopshteve , ku u prezantua sistemi i ri për rroga. “Jam e lumtur që kuadri në kopshte, meritor për kujdesin e fëmijëve tanë, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë, morën rritje drastike të rrogave. Dike filluar prej rrogës së qershorit e cila pjesës më të madhe të të punësuarve tashmë u është paguar, kuadri profesional mori rritje…
Prindërit e fëmijëve të cilët nga shtatori do të regjistrohen në kopshte duhet të dorëzojnë edhe karton të rregult të vaksinave siç është shënuar me ligj, madje edhe nëse përfundon epidemia e fruthit. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sot deklaroi se Qeveria është konsistente në respektimin e ligjeve, të cilat edhe deri më sot porosisin se fëmijët e jovaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë, as në kopsht, sepse, siç potencoi, e mira individuale nuk mund të jetë para asaj kolektive. “Që të mund t’i mbrojmë të gjithë fëmijët e rëndësishme është ato të vaksinohen dhe kjo…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk deshi të komentojë spekulimet rreth përfshirjes së mundshme të deputetëve në rastin “Haraçi” të cilën e hapi Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion. Xhaferi tha se nëse vjen puna deri tek dorëzimi i kërkesës për marrjen e imunitetit, deputetët në muajin gusht janë në pushim, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk do të thirret seancë dhe të debatohet për këtë. “Kuvendi gjithmonë është në seancë. Deputetë kudo që të jenë, dihet se duhet të jenë të përgatitur për tu kthyer në kohë të caktuar. Nëse…
Pajisja e disa pikave në Shkup me çka numri i varësve nga Qendra në Kisella Vodë, e cila paraqet mbi 500, do të disperzohej nëpër disa vende në qytet dhe në atë mënyrë nuk do të ketë raste problemaitke, as problem për banorët, sepse pacientët do ta pranojnë terapinë para mjekut, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për fillim janë përgatitur pika në poliklinikat “Jane Sandanski”, në Çento dhe në Karposh në spitalin në Bardovc, ndërsa planifikohet hapja e tyre edhe në Gjorçe Petrov, Çair dhe Shuto Orizarë. Theksoi se kjo është dakorduar gjatë takimit të tij të djeshëm…
Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën bullgare “BG NES” theksoi se shumë punë kanë ndryshuar në drejtim pozitiv në dy vitet e fundit që nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. “Bullgaria mund të na ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane. Ajo ishte e para e cila luftonte në Komisionin Evropian që të na jepet data për fillimin e negociatave. Bullgaria e ndau të gjithë këtë përvojë në procesin e negociatave për anëtarësim. Ajo ishte ndër vendet e para e cila ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO. Bullgaria e tregoi miqësinë e saj. Shpresoj që ta…

