Author: Hamdi Kumanova

Aktorët politikë nuk duhet të luajnë lojëra, por të bashkëpunojnë për shkak të së ardhmes së vendit. Është koha për të ecur përpara për të mirën e vendit, tha dje pas takimit me kreun e shtetit dhe opozitën ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA për Europën dhe Euroazinë Filip Riker. Riker vlerësoi se Maqedonia Veriore po ecën përpara në përmbushjen e qëllimeve shumë dekadëshe – të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, por për këtë, si për qytetarët, është thelbësore, siç tha, të zgjidhet çështja e ligjit mbi prokurorinë publike. Në këtë drejtim,…

Lexo më Shumë

Me shënimin e Ditës botërore në luftimin kundër hepatitit, në qendrën tregtare ‘City Mall’ në Shkup nga Shoqata Qendra Hepar Manastir, kryhet testim falas dhe unanim për hepatiti C. Sipas kësaj shoqata, qëllimi i kësaj ngjarje është ngritja e ndërgjegjes në luftën kundër hepatiti B dhe C, si problem botëror. Fushata vazhdon edhe gjatë ditëve të ardhshme në Manastir, Ohër dhe në Strugë. Kjo fushatë është e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra për shëndet publik Manastir, Klinika Universitare dhe Kryqi i Kuq. Statistika në nivel global tregojnë se 80 përqind e personave të infektuar me hepatiti kronik B apo…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Izraelit, Dan Oryan në Shkup ka shpjeguar gjestin në zyrën e kryetarit të vendit, Stevo Pendarovski. Pas sqarimit se mund të rrijë me një dorë përtokë, ambasadori Oryan i ka demonstruar kryetarit Pendarovski. “E di se nuk është diplomaci tradicionale. Por, nëse duhet të qëndroj në duart e mia për të promovuar idenë e përfshirjes dhe partneritetit me njerëzit me aftësi të kufizuara, unë jam i gatshëm ta bëj sërish”, shkroi ambasadori Oryan në rrjetin social Facebook. Ai thotë se pas publikimit të takimit zyrtar, është publikuar edhe fotografia jozyrtare.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mesnatës në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë  me urdhër të Interpolit është  një shtetasi i Shqipërisë. “Më 27 korrik 2019, në orën 00:10, në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë, policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë me iniciale K.S.(51) nga Elbasani, pasi për të ka urdhër ndërkombëtarë për arrestim nga Interpoli-Tiranë. 51-vjeçari pas arrestimit është dorëzuar në Stacionin Policor të Strugës për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje mori pjesë në hapjen solemne të Edicionit të 19-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Ulqin, Mal të Zi. Në ceremoninë e hapjes, përveç organizatorit, kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, morën pjesë edhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq dhe ministri i Turizmit dhe mjedisit të Shqipërisëi, Bledi Kosi. Në fjalimin e tij para mysafirëve të pranishëm, ministri Ismaili theksoi se ky panair është një mundësi e shkëlqyer që botuesit, autorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në një vend ta paraqesin veprimtarinë e tyre botuese dhe krijuese për qytetarët e…

Lexo më Shumë

As në të kaluarën, as tani deri te Ambasada e Republikës së Bjellorusisë në Beograd dhe deri te ambasadori Valerij Briljev, as në Konsullin e nderit të Republikës së Bjellorusisë në Shkup nuk janë parashtruar ankesa, po ashtu asnjë afarist që është pritur në bisedë nuk është ankuar për kurrfarë probleme, të cilës do natyrë dhe cilave do përmasa, porosisin nga Konsulli i nderit në Shkup. “Në ditën 25 korrik 2019 janë publikuar lajme të rreme nga ana e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, të cilat janë transmetuar në mediumet elektronike. Dëshirojmë të potencojmë…

Lexo më Shumë

Me nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës është hapur perspektivë e re në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në të gjitha sferat me interes të përbashkët, konstatuan shefi i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Selanikut, Janis Butaris në takimin e sotëm në Shkup. Në këtë kontekst u pajtuan se ka avancim të marrëdhënieve dhe se ekzistojnë mundësi për zhvillim të bashkëpunimit mes rajoneve dhe komunave, veçanërisht përmes përdorimit të programeve evropiane për mbështetje dhe zhvillim. Në takim, informojnë nga Zyra e presidentit, ishin shkëmbyer mendime dhe informacione për gjendjet aktuale në të dyja vendet. Presidenti Pendarovski…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se këtë fundjavë do t’i shqyrtojë propozimet për fatin e PSP-së që sot e propozoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke theksuar se ia vlen që të mendohet. “Ne duam që ta sigurojmë sistemin e prokurorisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sepse një pjesë e mirë e kësaj është  legjislativi ynë duke siguruar në këtë mënyrë edhe anëtarësimin tonë të ardhshëm në BE  përmes Samitit të tetorit”, tha Zaev. Ai nënvizoi se të gjitha propozimet do të  vendosen në tavolinë me qëllim që me kohë të sillet një vendim konsensual ligjor për fatin e PSP-së.…

Lexo më Shumë

Ndalohet pirja e ujit nga çezmat publike  në xhaminë Nerez i Epërm dhe çezma publike  pranë xhamisë Nerez i Epërm, si rezultat i inspektimit të kryer të ujit për pije nga ana e Inspektoratit shtetëror për ushqim  nga Njësia rajonale Shkup  e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. “Pas inspektimit të kryer, është konfirmuar se uji  nuk është i sigurt për pije,  përkatësisht nuk përgjigjet me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije për shkak të pranisë së bakteries Escherichia coli dhe numër i rritur i bakterieve koloforme. Si masë kujdesi apelojmë te të gjithë  qytetarët ta…

Lexo më Shumë

Ish gjykatësja në Gjykatën Supreme Vera Koco thotë se vetingu është masë rigoroze, por e domosdoshme. Reformat në gjyqësor janë pa epilog, aty është edhe bashkimi i PSP-së me prokurorinë e re, madje edhe sikur të kishte rezultate, procesi do jetë shumë i ngadalshëm”, thotë Koco për Alsat M. “Sipas meje nuk do vihej në pikëpyetje puna e këtyre institucioneve me vetingun, aq më tepër kur ka kuadro të reja dhe bashkëpunëtorë profesional që presin, le të regjistrohen në Akademi, le të gjejë shteti mënyrë që t’i përfshijë kuadrot e reja. Këshilli gjyqësor nuk pati guximin e duhur për shkarkimin e  gjykatësve për…

Lexo më Shumë

Ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë, konfirmojnë nga Gjykata Penale për “A1on”. Gjykata, pas marrjes së propozimit nga Prokuroria, vendosi që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Janakieskit. Ai ishte për kontroll mjekësor në spitalin “8 Shtatori” dhe spitalin privat, por gjykata këtë nuk e pranoi si bazë të arsyeshme për ndryshimin e masës së paraburgimit. Janakieski dhe të dyshuarit tjerë kanë të drejtën e ankesës në Këshillin e Gjykatës Penale. Përveç Janakieskit në këtë hetim janë të përfshirë edhe pesë persona tjerë të punësuar në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve,…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë sot njoftuan qëndrimet e tyre për atë që, siç thonë ata, disa interpretime problematike të historisë kulturore maqedonase nga zyrtarët shtetërorë që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara me vendet fqinjë. “Me nismën e Departamentit të Gjuhësisë dhe Shkencave Letrare në ASHAM, ne, anëtarët e ASHAM që kemi nënshkruar, shprehimisht nuk pajtohemi publikisht me mënyrën në të cilën historia kombëtare dhe kulturore maqedonase e zyrtarëve dhe autoriteteve të vendit tonë është interpretuar në muajt e fundit e cila, në mënyrë implicite apo eksplicite, sfidon dhe mohon identitetin maqedonas. Për këtë qëllim do…

Lexo më Shumë