Prej nesër do të mbylluet rruga rajonale Kumanovë – Opajë për shkak të asfaltimit të saj. Sipas njoftimit të Auto – Moto Lidhjes së Maqedonisë, punimet do të realizohen nga 29 korrik (e hënë) deri më 31 korrik (e mërkurë) në kohën prej 09.00 – 18.00. AMLM ka njoftuar se intensiteti i komunikacionit nëpër rrugët e vendit është rritur. Në vendkalimet kufitare ka pritje të shkurta. Në Bogorodicë me Greqinë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.
Author: Hamdi Kumanova
Seanca për Propozim-ligjin për Prokurori Publike, kryetari i Kuvendit e caktoi më 27 gusht. Propozim-ligji është me flamur evropian dhe do të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për miratimin e këtij ligji nevojitet vota ‘për’ e dy të tretës së Kuvendit, përkatësisht 80 deputetë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në të njëjtën seancë do të bisedohet edhe për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve. Me Propozim-ligjin për Prokurori Publike krijohet Prokuroria Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të larë, dhe që është kompetente të veprojë në veprat që janë të lidhura me përgjimet nga periudha e…
Në Panairin e Dytë të Turizmit, sot në plazhin Konket në Slivnicë, do të marrin pjesë agjencitë turistike, OJQ-të, përfaqësues të objekteve akomoduese, artistët, artizanalë dhe prodhues të ushqimit nga Prespa. Ky manifestim, dy vite me radhë, organizohet nga Shoqata Kundër Diskriminimit “Solidariteti i Grave” me mbështetjen e Komunës së Resnjës dhe është pjesë e programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLoD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe e zbaton Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Ndër të tjera, audienca do të ketë mundësinë për të parë legjendën e Prespanës, si dhe programin e…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thihet se “projekti ‘TVSH-ja ime’ që filloi më 1 korrik të këtij viti jep rezultate të shkëlqyeshme”. Sipas të dhënave të fundit të DAP, thonë nga LSDM, për 24 ditë aplikacionin e kanë marrë rreth 135.000 persona, dhe janë skanuar mbi 5 milionë llogari fiskale, njofton Telegrafi Maqedoni. “Vlera e llogarive fiskale të skanuara është mbi 2.5 miliardë denarë, ndërsa TVSH-ja për kthim tek qytetarët është mbi 44 milionë denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë se për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti kthen para tek qytetarët në llogaritë e tyre…
Ish-pjesëtar i UÇK-së, Tomorr Morina vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga institucionet lokale, shoqatat e dala nga lufta, partitë politike dhe qytetarë të tjerë. Për Morinën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti, i cili i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaevit. Ja letra e plotë: LETËR E DËRGUAR KRYEMINISTRIT TË MAQEDONISË VERIORE Z. ZORAN ZAEV, PËR LIRIMIN E TIJ. Teksti i letrës: I nderuari Kryeministër z. Zoran…
Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë hapur vende të reja pune, ku një pjesë e tyre ka të bëjë me avancime. Sipas konkursit të shpallur, punësimet janë për udhëheqës të sektoreve me rrogat që shkojnë mbi 36 mijë denarë, por edhe të administratorëve me rrogat 15.400 denarë. Kjo drejtori udhëhiqet nga Agron Buxhaku. Më tepër ky është linku i konkursit.
Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup dje nga ora 6:00 deri në orën 24:00 zbatoi kontroll të tejkalimit të shpejtësisë së automjeteve. MPB sot njoftoi se mbrëmë nga ora 21:00 deri në orën 24:00 ka zbatuar kontroll për motoçiklistët ku ka zbuluar 26 kundërvajtje dhe janë konstatuar edhe 43 kundërvajtje tjera. Më 28.07.2019 nga ora nga mesnata deri në orën 5:00 është zbatuar kontroll për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë zbuluar 13 vozitës të dehur.
Rasti “Reket” ka nxjerrë në sipërfaqe zhvillime të reja korruptive dhe shantazhi. TV Telma ka zbuluar se një biznesmen nga Manastiri në vjeshtën e 2017 kishte paguar 750 mijë euro. Paratë ishin dërguar nga firma ndërtimore në llogarinë e një gruaje të moshuar nga Shkupi. Kjo pensioniste gjoja ishte pjesë e Organizatës humanitare që udhëhiqej nga Bojan Jovanovski – Boki13. Kur paratë janë dërguar në llogarinë bankare, organet për parandalimin e pastrimit të parave kanë alarmuar policinë financiare, e cila ka ngritur procedurë hetimore. E moshuara ka shkuar për të tërhequr paratë, por më pas është marrë në pyetje nga…
Në kalimin kufitar Tabanoc dje në hyrje në vend është arrestuar një shtetas i Belgjikës, i cili kërkohej me fletë-arrest nga Interpoli. Ministria e Brendshme njoftoi sot se në vendkalimin kufitar Tabanoci në Republikën e Maqedonisë Veriore në orën 14,40 të mëngjesit u paraqit A. S. (43) nga Shkupi, shtetas i Belgjikës. “Gjatë kontrollit të pasaportave, është vërtetuar se kërkohet me një fletë-arrest nga Interpol. Personi u arrestua dhe iu dorëzua SPB të Kumanovës për procedime të mëtutjeshme”, citohet në deklaratë.
Vetëm 30% e fëmijëve në vend regjistrohen në çerdhe. Sipas raportit të Komisionit Evropian, numri i vogël i çerdheve në Maqedoninë e Veriut është një nga arsyet kryesore që kjo përqindje nuk është më e lartë dhe e njëjta nuk ka ndryshuar për vite të tëra. Në 58 komuna ekzistojnë vetëm 69 çerdhe, ndërsa numri i fëmijëve të regjistruar është 38 580. Si rezultat i kësaj, çerdhet ekzistuese janë të ngarkuara më shumë se kapaciteti që kanë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, thotë se si Qeveri synojnë që në të ardhmen edhe regjistrimi i fëmijëve në çerdhe…
Me 26.07.2019 në ora 15.10 është lajmëruar se në Shkup në udhëkryqin nga rruga “Gjorgje Andreeviq Kun” dhe rruga “Lisice e Epërme” në një aksident trafiku është lënduar I.D.(76) nga Shkupi, i cili është lënduar rëndë dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, transmeton Almakos. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 26.07.2019 rreth orës 23.05, V.P.(34) ka lajmëruar se në një lokal në Shkup është sulmuar nga dy persona që i ka njohur paraprakisht, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

