Author: Hamdi Kumanova

Komisioni kuvendor për çështje evropiane në të cilin në rend dite është Propozim ligji për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në vitin 2020 e ndërpreu debatin. Pas votimit në rendin e ditës të seancës, kryetari i Komisionit, Artan Grubi theksoi se e ndërpret punën për këtë pikë për shkak të përdorimit të harmonizimeve shtesë midis partive politike lidhur me këtë Propozim-ligj. Paraprakisht, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev kërkoi që Propozim-ligji për regjistrimin të tërhiqet. Propozimin e vlerësoi si të dëmshëm dhe joevropian, i cili nuk i plotëson kriteret e KB-së për zbatimin e regjistrimit të popullatës. “Absolutisht është prioritet…

Lexo më Shumë

Rasti “Reket” përsëri hapi dilema në opinion në lidhje me atë se a nevojitet veting në gjyqësor, me çka nëpër filtra të institucioneve për kontroll do të kalonin edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Ish-ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov thotë se ka shumë elemente që tregojnë se gjyqësorit i nevojitet “pastrim”. Shton se pa nevojë po prolongohet zbatimi i këtij procesi. Mendoj se është një nga skandalet më të mëdha ku në mënyrë të drejtpërdrejtë shkatërroi një mbështetje të madhe, ku pohonim se punonin në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, ndërsa tani praktikisht ky institucion është më i dyshimti se…

Lexo më Shumë

Mot shumë i ngrohtë me temperaturë prej 40 gradë Celsius na pret nga mesi i kësaj jave. Nga DPHM informojnë se vranësirë të rritur me reshje lokale të shiut do të ketë që nesër, ndërsa nga e mërkura vijon periudhë e motit shumë të ngrohtë. Të mërkurën dhe të enjten pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima. Nesër temperatura maksimale do të lëviz prej 24 deri në 36 gradë, të mërkurën prej 29 deri në 37 gradë, të enjten prej 31 deri në 39 gradë, të premten 32 deri në 40, të…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e reformave që i avancojnë sistemet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Pagat vazhdojnë të rriten. Me pagën e qershorit, kuadri profesionist në çerdhe ka përfituar rritje prej 3.000 denarë, me çka mbi 3.100 persona që janë të punësuar si edukatorë, kujdestarë, punëtorët profesionistë dhe bashkëpunëtorët – pedagogë, psikologu, logopedi, defektologu dhe të tjerët për kryerjen e punëve që lidhen me veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore marrin paga dukshëm më të larta. Gjithashtu, në përputhje me Marrëveshjen kolektive, paga më të larta përfiton edhe…

Lexo më Shumë

Sipas indeksit për inovacion nëpër gjithë shtetet e botës, Zvicra është e para kurse në top 10-të shtetet më inovative janë edhe Suedia e ShBA-të, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga shtetet e rajonit, Kroacia është në vendin 44-të, Mali i Zi në vendin e 45-të, Maqedonia në vendin e 59-të, Bosnia dhe Herzegovina në vendin e 76 kurse Shqipëria e 83-ta. Në rastin e Maqedonisë, hapja e biznesit të ri ndikon shumë pozitivisht në rangimin e përgjithshëm të shtetit, me 92 pikë në renditje. Vihet re se ndikon negativisht përgatitja e fuqisë punëtore në Maqedoni, me 42 pikë. Raporti ësthë bërë…

Lexo më Shumë

Stacioni i autobusit “Jugodërvo” është jashtë përdorimit për shkak të rikonstruimit të rrugës në bulevardin “Koço Racin” dhe regjimit të vendosur rrugor, kumtoi Ndërmarrja qarkulluese publike “Shkup”. NQP informon se për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore, autobusi me numër 9 qarkullon përmes linjës së ndryshuar në drejtim nga Shkup Veri drejt Qendrës klinike, gjegjësisht, autobusët përmes Bit Pazarit kthejnë në të djathtë përmes bulevardit “Goce Delçev”, majtas përmes bulevardit “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, (prej tek TKM), tek Spitali i qytetit majtas përmes bulevardit “11 Tetori” (Tregu i gjelbër) dhe djathtë përmes bulevardit “Koço Racin” vazhdojnë përmes linjës së zakonshme. Në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov ka theksuar se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas, por kjo u krijua pas 45 nga jugosllavët. “Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Bullgari ka nga ata që janë shkruar si marsoidë, eskim dhe këta përbëjnë disa mijëra. Çka do të thotë kjo, që ne ti pranojmë? Ju lutem, ne deri tani kemi folur se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas. Për çfarë kombi të flasim, kur identiteti nacional maqedonas u krijua në Jugosllavi”, theksoi për Kanal5, zv/kryeministri bullgar Karakaçanov. Ai ka folur edhe për figurën historike të Goce…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrollit të një automjeti transportues me targa të Maqedonisë dje në vendin e quajtur “Kasarna” policia ka gjetur 79 emigrantë. Shoferi i automjetit është privuar nga liria dhe është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme. Siç informon MPB, automjeti transportues “mercedes atego” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.Q.(25) nga Bogdanci-Stojakovova është ndalur në orën 12:15 nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” me nëpunës policor  nga Republika e Hungarisë, në Gjevgjeli në vendin e quajtur “Kasarna”. Pas kontrollit të kryer është konfirmuar se automjeti ka qenë pronësi e I.S.(32) nga…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet të debatojë për Propozim ligjin për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2020, në lexim të parë. Siç qëndron në tekstin e propozuar, në pajtim me Ligjin për statistikë shtetërore dhe Propozimin pesëvjeçar për hulumtime statistikore 2018-2022, Enti shtetëror për statistikë në muajin prill të vitit 2020 duhet ta zbatojë Regjistrimin e nëntë të popullatës, banesave dhe amvisërive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Transparencë në procedurat gjatë zbatimit të Regjistrimit, neutralitet dhe objektivitet në të gjitha fazat e procesit, pavarësi profesionale të…

Lexo më Shumë

EX-YU Aviation ka dalë me një raport të detajuar për frekuentimin e aeroporteve nga qytetarët për të udhëtuar në vende të ndryshme. Në raportin e publikuar nga EYA thuhet se Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit ka rritur për 119% numrin e qytetarëve që udhëtojnë në një vend tjetër. Ky rezultat është për periudhën e njejtë prej vitit 2018. Me këtë rezultat, aeroporti i Shkupit është i dyti në krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë, pas aeroportit të Podgoricës që ka rritje prej 284%. Kjo rritje e aeroportit të Shkupi i atribuoet edhe rritjes së linjave me buxhet të ulët.

Lexo më Shumë

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari përmes një dëshmie ekskluzive për “Lajm”, shpalos informacione tronditëse që thotë se i posedon lidhur me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecaj. Duke reaguar ndaj spekulimeve se Begu e Mirsadi kanë reketuar funksionarë të BDI-së, Miftari thotë se situata është e kundërt: se policia sekrete maqedonase, përmes “dy njerëzve të afërt të Ali Ahmetit” ka ofruar dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit. Në vazhdim u sjellim dëshminë e tij të plotë, dërguar te “Lajm”-i në mënyrë elektronike. “Beg…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka adresuar kritika të ashpra në adresë që qeverisë e cila drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev. Kjo parti kërkon zgjedhje të reja parlamentare për evituar dështimin e plotë të kësaj qeverie në planin ekonomik. “Biznesi është në skaj të fundit. Përveç nga politikat e këqija ekonomike, ekonomia po vuan edhe nga zhvatja të cilën e kryen pushteti në krye me Zaevin. Qeveria e Zoran Zaevit solli vetëm poshtërime, varfëri dhe papunësi. Zoran Zaev së bashku me tërë qeverinë duhet të largohen nga pushteti. Duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në reagimin e…

Lexo më Shumë