Author: Hamdi Kumanova

Janë marrëve vetëm ato që thuhen në deklaratë, thonë nga Prokuroria Themelore Publike për “Kanal5” duke u përgjigjur në pyetjes nëse telefoni celular i Bojan Jovanovskit ishte konfiskuar, apo bëhet fjalë për ndonjë keqinterpretim i paqëllimshëm në deklarimin e detajeve. PTHP më 16 korrik, nëpërmes një deklarate, raportoi për aksionin për arrestimin e të dyshuarve, Jovanovski dhe Zoran Kiçec, me çka deklaruan edhe mjetet të cilat ishin konfiskuar, ndërsa në asnjë deklaratë nuk thuhet se “Boki 13”, përveç veshjeve dhe bizhuterive, kompjuterëve dhe laptopit iu është konfiskuar edhe telefoni celular. Telefoni celular i “Boki 13” duhet të jetë një nga…

Lexo më Shumë

Festimi i festës së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë kaloi pa incidente. Vizitorët ishin dëshmitar të disa thirrjeve, por kaluan pa probleme. Në festën e Ilindenit në Krushevë, përveç një delegacioni qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, janë të pranishëm ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë, atashe ushtarakë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të misionit të NATO-s, qytetarë, mysafirë nga pothuajse të gjitha qytetet e vendit. Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski tha në një prononcim për mediat se bërja e orës së ndryshuar i pengoi ata të vendosin lule në Makedonium, ndërsa përkrahësit e tyre të…

Lexo më Shumë

Shoqëria Kulturore Artistike “Emin Duraku” nga Shkupi ishte pjesë e manifestimit për shënimin e 116 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit. Me valle popullore, trupa e valltarëve të kësaj shoqërie kulturore shqipe kishte një performansë të shkëlqyer. Nga pavarësimi i vendit gati se çdo vit është praktikë pjesëmarrja e një trupe artistike shqiptare në shënimin e kësaj ngjarje. Dalja e tyre në skenë ishte pas programit të ansamblit shtetëror “Tanec” nga Shkupi. Në kuadër të festës së Ilidenit, janë organizuar edhe aktivitete të tjera kulturore në Krushevë. (INA)

Lexo më Shumë

Elektrifikimi është hapi i radhës i industrisë automobilistike dhe pothuajse nuk ka prodhues makinash që nuk e ka në kokë që të investojë në makinat e së ardhmes, njofton Alsat M. Të gjitha shtetet po punojnë në zhvillim të këtyre makinave, dhe çdo prodhues po investon në rrjetin e mbushësve për makinat elektrike. Kështu do të mundësohet që sa më shpejt të zhvillohet ky trend por edhe oferta të rritet dhe të mos kufizohen vetëm për përdorim nëpër qytet. Mirëpo një fenomen po ndodh nëpër vendet e Ballkanit e ne po e theksojmë Maqedoninë si të tillë, pasi që vendi…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pjesën më të madhe të fjalimit të tij me rastin e festës së Ilindenit ka folur për rivalët politik dhe për kriminalitetin në shtet. Ai me këtë rast ka përmendur edhe rastin e fundit “Reket”, ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski –Boki 13 dhe Zoran Mileski, të cilët sipas Mickoskit nuk do të mund të bëheshin të fortë pa mbështetjen e pushtetit. Mickoski ka folur edhe për atë se si Katica Janeva dhe Zoran Zaev kanë kurdisur raste dhe se sipas tij tani po bëhen përpjekje që të shpëtoj Janeva për shkak se ajo…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare, që këto ditë po realizohet në Ankara, realizoi një takim edhe me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, z. Serkan Kajallar. Ministri Ismaili me këtë rast falënderoi TIKA-n për mbështetjen dhe kontributin e parezervë në shumë sfera te jetës dhe për projektet e shumta në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga kultura, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mediat, organizatat joqeveritare dhe shume të tjera. Ministri Hysni Ismaili gjithashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, veçanërisht në sferën e kulturës me qëllim të…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i Eurostat tregon se papunësia në Maqedoni është tre herë më e lartë se shkalla e papunësisë në vendet anëtare të BE-së. Në vend përqindja e personave të papunë është 17.8%, ndërsa mesatarja në vendet anëtare të BE-së është 6.3%. Sipas të dhënave të Eurostat në BE, më pak të papunë ka në Republikën e Çekisë, ku papunësia në këtë vend evropian është 1.9 përqind. Shkalla më e lartë e papunësisë në BE është tek vendi i Ballkanit, Greqinë e cila ka 17.6 përqind të papunësisë. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia është më e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit ka bërë thirrje për bashkim, duke nënvizuar se Ilindeni është simbol i bashkimit. Sipas tij bashkimi në këto momente është më se i rëndësishëm për siç u shpreh ai ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm. “Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gurrë i përçarjes por gurrë i bashkimit. U bashkuam me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ilindeni është thirrje për bashkim dhe jo për përçarje. Bashkë për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme dhe për brezat e rinj. Do të vazhdojmë bashkë ta ndërtojmë të ardhmen…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, sepse kjo do të ishte mosrespekt i ligjit ndërkombëtar. “Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën”, tha Stefanoviq. Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e festës kombëtare Ilinden, tha se karakteri i një kombi vlerësohet nga sfidat me të cilat ka guxim të përballet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetarët e Maqedonisë patën guximin të përballen me më të keqen e shekullit të 20-të, fashizmin dhe nazizmin dhe të çlirojnë atdheun e tyre. Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar. Rruga drejt pajtimit çon në drejtësi bazuar në të vërtetën. Ai gjithashtu tha se dhe drejtësia e vërtetë kërkon sundimin e ligjit. Duhet të jetë vlera jonë themelore që nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Ta transmetosh dhe pranosh si sukses ekonomik lëvizjen e pagës mesatare neto, duhet të jesh ose kryeministër ose ministër i ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por assesi qytetar që efektin e lëvizjeve të tilla të pagës nuk e heton përderisa paralelisht rriten edhe shpenzimet e jetës. Lëvizja e pagës mesatare neto është pasojë ligjore e ngritjes së pagës minimale që obligon sektorin privat dhe e njëjta nuk ndikon në standardin e jetës së qytetarëve. Mos flasim për ata që nuk janë të punësuar fare. Çka ndodhë realisht në ndërkohë me shpenzimet e jetës? Sipas Entit shtetëror për statistikë,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e festës së ilindenit qëndroi në Pelince nga ku porositi se Maqedonia është shtet i përbashkët i të gjithëve, andaj siç u shpreh ai duhet ta rruajmë dhe zhvillojmë për të gjithë. “Dëshiroj nga ky vend t’ju falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për besimin e tyre dhe për përcjelljen me përgjegjësi të amanetit të ilindentasve. Në fakt ju vetëm se e konfirmoni atë që e thotë edhe sllogani i këtij 2 gushti “Të gjithë jemi fëmijët e Ilindenit”. Kemi një shtet të…

Lexo më Shumë