Author: Hamdi Kumanova

Prokurori shtetëror, Lubomir Jovevski thekson për A1 se të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin “Reket” do të dëgjohen dhe do hetohen. “Ne nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, nëse dikush ka kryer ndonjë krim. Theksoj që ky rast është veçanërisht një krim. Hetimi për rastin po vazhdon, dhe të gjitha veprimet hetimore po merren nga prokurori publik në mënyrë që të sigurohen prova që do të sigurojnë një plan për hetim të plotë të rastit”, tha Joveski. Ai theksoi se prokuroria nuk po vepront në mënyrë selektive dhe siguroi publikun…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për rrjetin prestigjioz televiziv evropian “Euronjuz”  i paralajmëroi vendet e Bashkimit  Evropian se do të jetë e dëmshme për rajonin, nëse para Shqipërisë fillojnë bisedimet për aderimin e Maqedonisë së Veriut, transmeton ATSH. “Evropa nuk po vështron më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të BE drejt Ballkanit duket se po pëson një goditje”, theksoi Rama, duke shprehur shqetësimin për precedentin që po përjeton Maqedonia e Veriut në krahasim me vendin e tij për negociatat e anëtarësimit, një fakt që sipas tij mund të destabilizojë të gjithë rajonin. ”Duhet të marrim parasysh faktin që…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike përmes një njoftimi për media thekson se incizimet e publikuara nga mediumet italiane lidhur me rastin “Haraçi” nuk kanë dalur nga Prokuroria. Ata thonë se bëhet fjalë për video-materiale që janë pjesë e procedurës dëshmuese në lëndë dhe të cilat në Prokurori i ka dorëzuar një dëshmitar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria Publike në këtë lëndë vepron në mënyrë profesionale dhe jopërzgjedhëse. Kështu që kontrollohen gjitha dyshimet dhe gjitha aspektet. Procedura hetuese është në rrjedhë dhe prokurori publike merr aktivitete hetuese që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet gjendja faktike sipas planit të përgatitur, i cili siguron hetim të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 2.566 personave u janë ndarë shtetësi bullgare në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, thonë të dhënat e Komisionit për shtetësi bullgare pranë kabinetit të Kryetarit të Republikës së Bullgarisë, transmeton Meta. Sa i përket vitit të kaluar, shtetësi bullgare kanë marrë 3.619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shtetësia bullgare përmes natyralizimit është tërhequr në pesë raste me arsyetimin se atyre që u është dhënë shtetësia, kanë fshehur informacione që i diskualifikojnë. Informacionet kanë të bëjnë me dënimet penale të aplikuesve ose lidhjeve të tyre me krimin.

Lexo më Shumë

Biznesmeni Vanço Çifliganec sot në kumtesën me shkrim i ka demantuar pohimet në incizimet e reja të bisedave mes Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Jordan Kamçevit për rastin “Reket”. “Do të doja me përgjegjësi të njoftoj opinionin se një bisedë e tillë lidhur me ndonjë kërkesë ndaj njërit nga personat që paraqiten në incizim nuk ka ndodhur, pa përjashtim, nuk jam njeri i tillë që hyn në biseda të tilla. Qasja ime çdoherë ka qenë në pajtueshmëri me rregullat ligjore. E pakuptimtë është të përmendet emri im”, qëndron në deklaratën e Çifliganecit. Në incizimet e publikuara të gazetës “La Verita”…

Lexo më Shumë

Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe! Publikimi i video- incizimeve dhe materialeve lidhur me rastin “Reket” janë pjesë e skenarit që të rrezikohet hetimi dhe të sabotohet procedura dëshmuese. Të gjitha skemat dhe linqet për publikimin e incizimit për rastin “Reket” çojnë në Pallatin e bardhë pas meje, selinë e VMRO-DPMNE-së dhe shefit të tyre të vërtetë, Nikolla Gruevski. Autori i teksteve të cilat dalin në mediat italiane ka relacione me VMRO-DPMNE-në. Këshilltar i Nikolla Gruevskit ka qenë anëtar në organizatën e njëjtë në të cilën anëtar është edhe autori i tekstit. Gazeta ka publikuar intervistë me Nikolla Gruevskin ku…

Lexo më Shumë

Pokurorja Katica Janeva ka kërkuar që rasti “Imperia”, ku mes tjerëve dyshohen Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev, të mbyllet me para dhe askush të mos shkojë në burg. Por kjo është kundërshtuar nga prokurorët e rastit Lile Stefanovska dhe Burim Rrustemi. Në një takim të mbajtur më 16 prill të vitit 2019, Janeva ka obliguar prokurorët që më së voni deri më 6 maj 2019 t’i dorëzojnë raporte me shkrim për dy lëndët e koduara me emrat “Imperia” dhe “Banka Postale” për shumën që të dyshuarit duhet të ja paguajnë dëmet dhe pastaj lëndët “të mbyllen këtu” dhe të dyshuarit…

Lexo më Shumë

Xhabir Hamiti Teologu Xhabir Hamiti, përmes një shkrimi ka sqaruar thashethemet se ‘në haxh duhet të shkosh sa më i vjetër’ në mënyrë që ‘të të falen mëkatet e jetës’. Hasani ka deklaruar se në Kosovë është krijuar një bindje se njeriu gjatë jetës mund të bëjë shumë mëkate, por të gjitha këto mund t’i fshijë me shkuarjen e tij në Qabe. Ja shkrimi i plotë i tij: PËRCEPTIMI I GABUARA APO I QËLLUAR PËR HAXHIN ! Mos shko tani haxhi se ende je i ri, që do të thotë: Ti duhet të shkosh në moshë më të vjetër, apo…

Lexo më Shumë

Nuk do të thosha se vetoja është diçka që vihet lehtë në Evropë, por ajo që mund të bëhet është presioni i çdoditshëm drejt anëtarësisë në BE, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistë për portalin grek “GRTimes”, lidhur me atë nëse Athina do ta bllokonte integrimin evropian të vendit dhe në cilin rast mund të vendosë veto. “Nëse marrëdhëniet tona përkeqësohen, nëse nuk respektohet fryma e marrëdhënieve të mira fqinjësore, nëse ekziston shkelje thelbësore e kushteve të marrëveshjes që e kemi nënshkruar, nëse ekziston ndonjë ndryshim serioz lidhur me funksionimin e sundimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka reaguar pas publikimit të videos së re nga ana e “La Verita”. Ai thotë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Katica Janeva është njeri i mirë me kapacitet dhe nuk heq dorë nga ajo dhe ajo është vija e kuqe e tij. “Por sot është pyetja nëse ende beson në kapacitetet e Janevës dhe nëse kjo është arsyeja se përse nuk kalon Ligji për Prokurorinë”, ka shkruar Mickoski, raporton SHENJA. SSipas tij të gjithë e dinë se fuqia e atij oktapodi që ka zhvatur para nuk paardhur nga i dyshuari i parë e…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva u deklarua me rastin e incizimit të ri që sot e publikoi gazeta italiane “La Verita”, shkruan Almakos. “ E dëgjova incizimin të publikuar në portale që ka lidhje me ngjarjet e rastit ‘Reket’. Jam e tmerruar se si procedurat e mia si Prokurore Speciale kanë të bëjnë me cilën do lidhje me rastin ‘Reket’. Si Prokuror special obligimi jem është që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe personat tjerë në lidhje me procedurat penale që janë duke udhëhequr nga kjo Prokurori Publike dhe nga të gjithë ato të tentoj që të…

Lexo më Shumë

Kanë dalë në opinion emrat e tre gjykatësve shqiptarë që kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor, i cili ka liruar ngaparaburgimi biznesmenin Orce Kamçev, ndryshe mik i afërt i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Bëhet fjalë për gjykatësit Shpend Devaja, Xhemali Saiti dhe Afrim Fidani. Devaja ndryshe është bashkëshort i kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish zëvendës kryeministre në Qeverinë e Nikolla Gruevskit. Ata tre kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor të formuar për të vendosur lidhur me ankesën e Kamçevit kundër paraburgimit të caktuar nga Gjykata themelore dhe e Apelit, me…

Lexo më Shumë