Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka reaguar pas publikimit të videos së re nga ana e “La Verita”.
Ai thotë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Katica Janeva është njeri i mirë me kapacitet dhe nuk heq dorë nga ajo dhe ajo është vija e kuqe e tij.
“Por sot është pyetja nëse ende beson në kapacitetet e Janevës dhe nëse kjo është arsyeja se përse nuk kalon Ligji për Prokurorinë”, ka shkruar Mickoski, raporton SHENJA. SSipas tij të gjithë e dinë se fuqia e atij oktapodi që ka zhvatur para nuk paardhur nga i dyshuari i parë e as nga i dyti, por pushteti i ka legjitimuar nëpërmjet argatëve të saj.
Mickoski thotë se në vend që qeveria dhe institucionet menjëherë të ndërmarrin përgjegjësi, kanë vendosur që të ndërmarrin gjoja po luftojnë krimin.
“Përse ende Katica Janeva nuk është në paraburgim? Përse as Friki e as Kiki nuk janë marrë në pyetje? Përse Zaev i mbron kriminelët në radhët e tij, dhe do të paraqitet dyshim ose ndoshta vërtetim, apo kjo e bën udhëheqës në mbrojtjen e atij krimit. Dhe, pse kryeministri do të mbronte krim, arsyeja është një, përshkak se prej atje buron krimi”, ka shkruar Micksoki.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Toshkovski: Është shkatërruar grupi kriminal në Prilep, vepronte në Maqedoni dhe vendet e BE-së
- Një shqiptare 117 vjeçare sfidon titullin e njeriut më të vjetër në botë
- Sanksione të reja nga Britania, synohen të ardhurat që mbështesin luftën e Rusisë
- Ursula von der Leyen në Kosovë: Një vizitë e rëndësishme për stabilitetin politik
- “Çështja Becchetti” shtrihet në Itali, autoritetet nisin hetimet për biznesmenin italian! Takim në Romë mes palës shqiptare dhe italiane, në dosje përfshihet edhe Eurojust
- Nikolloski: Ndërtimi i autostradave dhe hekurudhave është prioritet strategjik për Maqedoninë
- Goditet rrjeti propagandistik pro-rus në Maqedoni, dyshohet për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike
- Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë



