Trupi i pajetë që u gjet dje në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Shkup, është identifikuar. Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për një grua 47-vjeçare nga lagja Nerez e Shkupit shkruan Pa Censurë. Gjithashtu, bëhet e ditur se viktima ka qenë e punësuar në një nga ambasadat e huaja në vend. Trupi është nxjerrë nga lumi nga ana e ekipeve të SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dërguar për obduksion për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.Pa…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, transmeton TV21. Nga BDI theksojnë se deklaratat e Kostadinovskit janë të papranueshme. Tutje siç thonë nga BDI në dy vitet e fundit Kostadinovski ka dëshmuar se Kushtetuesja është shndërruar në mjet politik për të minuar çdo arritje që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Kumtesa e plotë e BDI-së. Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj deklaratave skandaloze dhe të papranueshme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Me qëndrimet e tij të djeshme dhe me një seri vendimesh…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti qyteti pritet të përfitojë një stadium të kategorisë së katërt dhe një palestër të re për sportin e xhudos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peci njoftoi se së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kanë vizituar disa nga objektet sportive në qytet për të parë nga afër zhvillimin e punimeve dhe mundësitë për investime të reja. “Mitrovica gjatë këtij viti me stadium të kategorisë së 4-të dhe me palestër të xhudos”, ka shkruar Peci. Sipas tij, gjatë vizitës është parë nga…
Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës ka përmbyllur punimet vjetore duke miratuar planin e 15-të pesëvjeçar për periudhën 2026-2030 dhe duke vendosur një objektiv ekonomik prej 4.5 deri në 5 për qind rritje, niveli më i ulët në gati tre dekada, përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19. Rreth 3 mijë delegatë në Pekin miratuan gjithashtu objektiva për inflacionin, deficitin buxhetor dhe papunësinë urbane. Autoritetet kineze synojnë që deri në vitin 2035 vendi të arrijë statusin e një ekonomie mesatarisht të zhvilluar, me të ardhura rreth 20 mijë dollarë. Plani i ri parashikon rritje të mbështetjes shtetërore për sektorë strategjikë si inteligjenca artificiale,…
E paralajmërova Presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore, theksoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në deklaratat që iu referuan përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë me gazetarin dhe influencuesin Kaolan Robertson, Zelensky vuri në dukje se i kishte shprehur shqetësimet e tij presidentit amerikan në lidhje me zhvillimin e mundshëm të një sulmi ndaj Iranit në një luftë botërore. “Presidenti amerikan dhe stafi i tij nuk më dëgjuan. Nuk jam i sigurt nëse e kuptuan seriozitetin e situatës. Rusia ka filluar të mbështesë regjimin iranian me dronë. Sigurisht që do të ndihmojë me raketa, dhe gjithashtu i…
Partia Demokratike do të protestojë sot para Kuvendit, teksa në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. Duke filluar që mbrëmjen e kaluar, zona përreth Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet një prani e shtuar e forcave të policisë për të shmangur çdo incident. Policia gjithashtu ka njoftuar planin e masave për protestën. Në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit,…
Kryetari i Partisë Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe mbrojtja që ai i ka bërë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. I ftuar në studion e emisionit Oponencë, Ndoka kritikoi mënyrën se si, sipas tij, kryeministri ushtron pushtetin. “Rama ka egon e pushtetit dhe e përdor atë si të dojë. I duket sikur po bën vepra të mëdha për Shqipërinë. Është një tip narcisti, e ka të lindur këtë. Kjo është sëmundje,” u shpreh Ndoka. Ndoka foli gjithashtu…
3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sektorit të manifakturës, pritet të kenë përfitime minimale, nga dhënia e kompensimit prej 16.7% për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Pas vendimit për rritjen e pagës minimale, kompensimi prej 16.7% do të përfitohet nga punëdhënësit e sektorëve të prodhimit, për çdo punonjës që prej shtatorit 2025 është paguar me rrogë 40 mijë lekë. Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave,…
Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobusë, ata e përdorin shumë më tepër sistemin publik se banorët e Bashkimit Europian, që mund të lëvizin me metro, trena e tramvaj. Eurostat ka publikuar të dhënat lidhur me përdorimin e transportit publik nga vendet e ndryshme të Europës. Gati 17% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut dhe më lart se mesatarja europiane prej 10.7%. Transporti publik përfshin autobusët, tramvajet, trenat dhe metronë, etj., por…
Një DJ është mes gjashtë personave të vrarë – përfshirë një adoleshent – në një zjarr që përfshiu një autobus në Zvicër, pasi një burrë dyshohet se u spërkat me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Prezantuesja e radios Lara Baumgartner, 26 vjeçe, vdiq kur i dyshuari shkaktoi një zjarr që u përhap me shpejtësi në automjet. Punëdhënësi i saj, “Radio Energy”, bëri një homazh pas tragjedisë. “Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar”, shkroi radioja. Zinxhiri tragjik i ngjarjeve që i mori jetën Larës raportohet se la edhe pesë persona të tjerë të vdekur dhe pesë të plagosur, raporton…
Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot mbi fatin e ish-ministres Belinda Balluku. Në orën 10.00 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, një çështje që pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike. Sipas njoftimit të rendit të ditës, kjo pikë do të jetë e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës në orën 10:00. Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim. Megjithatë, Partia Socialiste…
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

