Author: Hamdi Kumanova

Policia ka arritur të veprojë shpejtë pas grabitjes tragjike në Shtime. Fehmi Gashi nga Prishtina, i dyshuar për grabitjen, njëherit edhe viktimë e rastit, ishte personi që pësoi nga vjedhja që nuk shkoi siç e kishte planifikuar ai me tre persona të tjerë, shkruan lajmi.net. Ai u rrah për vdekje nga pronarët e shtëpisë, 300 metra larg nga vendi ku kishte ndodhur vjedhja. Tre të tjerët ikën nga vendi i ngjarjes, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të tre. Arrestimin e personit të tretë e ka konfirmuar për lajmi.net, Mehmetali Hajdini nga Policia e Ferizajt. Hajdini ka…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, mes disa automjeteve dhe një cisterne. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët e rastit, në aksidentin e trafikut supozohet të ketë viktima dhe të lënduar. Në vendngjarje janë dërguar disa autoambulanca, një automjet zjarrfikës dhe automjete të shërbimit për bartjen e veturave. Për momentin komunikacioni në këtë aks rrugor është mbyllur dhe ka kolonë disa kilometërshe të automjeteve. Një pjesë e shoferëve drejtohen drejtë rrugëve lokale.

Lexo më Shumë

Afera korruptive e njohur si “Reketi” apo zhvatja, rast në të cilin përfshihet prokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, kanë thelluar dallimet mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, të cilët tani një kohë gjatë po bisedojnë për draft-ligjin e Prokurorisë Publike që duhej të zgjidhte edhe statusin e Prokurorisë Speciale. Nga Lidhja Social-demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, thonë se pas skandalit qëndrojnë struktura të pushtetit të kaluar, që synojnë rrënimin e imazhit të vendit dhe humbjen e gjasave për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Të gjithë forcat e errëta janë të angazhuara…

Lexo më Shumë

Njësiti për Siguri në komunikacionin rrugorë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka zbatuar kontrolle të zgjeruara me qëllim të sanksionimin e kundërvajtjeve në komunikacion. Janë zbuluar 51 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësisë e vozitjes, ndërsa janë shqiptuar gjashtë masa parakalimi. Janë zbuluar edhe 17 shkelje të kryera nga motoçiklistët. Dje ndërmjet orës 6:00 dhe 24:00 u krye një kontroll për zbulimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e vozitjes së automjeteve motorike me çka janë zbuluar 51 të cilët dhe janë sanksionuar. Janë identifikuar edhe 59 shkelje tjera, të cilat gjithashtu janë sanksionuar në mënyrë…

Lexo më Shumë

Policia në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy nga komuniteti egjiptian pasi dy fëmijët e tyre janë hasë në rrugë duke kërkuar lëmoshë. Fëmijët së bashku me punëtorët e Qendrës Për Sociale janë dërguar në shtëpinë e tyre. Kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

U bënë 18 vite, që në mesin tonë ,nuk është vigani i UÇK-së, dëshmori nga Malisheva, që ra për mos të vdekur kurr, në Likovën e Maqedonisë. Malisheva në përgjithësi sakrifikoj shumë për atdhe. Elmi Hoti,është kujtesa jonë, është lavdia e madhe, është timi që dëshmoj, se si luftohet dhe vdiset për trojet tona. Ishim krenarë dhe jemi krenarë që të patëm në krah, jemi krenarë që tregove trimëri, atdhedashuri dhe lavdi. Familjarë, shokë dhe shqiptarë kudo që jeni, të jeni krenarë me Elmiun dhe dëshmorët e kombit, ata ranë dje, që ne të jemi të lirë sot. Sdo i…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se nuk do të jetë asgjë në rregull gjersa koka e krimit-oktapodi zhvatës është në liri dhe komandon prokurorinë Ruskovaska. “Maqedonia është kryqëzuar në shtyllën ndërkombëtare të turpit. Është e qartë se me Zoran Zaevin në pushtet, mafia pushtoi shtetin. Institucionet, në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, janë vënë në shërbim të krimit. Çdo qytetar i ndershëm i Republikës së Maqedonisë është ngulfatur nga ajo që ne shohim dhe dëgjojmë çdo ditë. Akti i tretë i këtij filmi të pushtetit tërësisht i përfshinë edhe Zoran Zaevin edhe mbrojtësen e saj Katica Janeva”,…

Lexo më Shumë

Avokati Aleksandar Tortevski vlerëson se nëse prokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva kthehet në punë, kolegët e saj duhet të reagojnë. Ai këtë reagim e ka bërë pasi që ka dëgjuar zërin dhe përfshirjen e kryeprokurores speciale Katica Janeva në rastin “Reket”, ku është shantazhuar biznesmeni Orce Kamcev. “Nëse Katica kthehet në punë, i gjithë kolektivi duhet të shkojë dhe ta lë vetë ose të qëndrojë te dera dhe të mos e lë të hyjë brenda”, ka shkruar Tortevski në Twitter.

Lexo më Shumë

Videoja e fundit e publikuar nga mediat italiane nuk tregon në asnjë moment përfshirjen e kryeministrit Zoran Zaev në rastin “Haraçi”, por krejt e kundërta, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. Nga video inçizim, siç theksoi ai, është e qartë se kryeministri Zaev nuk është i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në këtë rast, por bëhet e qartë se qëllimi i vetëm i këtyre videove është diskreditimi i tij. “Kryeministri Zaev e paraqiti rastin dhe luftoi për drejtësi, duke krijuar institucione të pavarura që luftojnë me të vërtetë krimin dhe korrupsionin. Autoritetet kompetente tani duhet të shpejtojnë hetimin për rastin aktuale…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ka marrë vendim për të ndaluar në mënyrë të pjesshme lëvizjet nëpër pyjet në parqet kombëtare Jasen, Mavrovë dhe Galicica, i cili do të jetë i vlefshëm deri në shfuqizimin e vendimit. “Ndalimi, siç thuhet, është me kërkesë të NP “Jasen” – Shkup, Parku Kombëtar Mavrovë dhe Parku Kombëtar i Galicicës dhe ka hyrë në fuqi që dje, dhe do të vazhdojë derisa të shfuqizohet. Vendimi u mor për të mbrojtur pyjet nga zjarret në mjedis të hapur”, tha MBPU. Ky ndalim nuk vlen për punonjësit në këto pyje, si dhe subjektet që kryejnë…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja dhe qeveria e Zoran Zaev nuk kanë as vetëdije dhe as ndjenjë, aq më pak aftësi për të ndërtuar shtet të së drejtës, të cilin ata shumë po thirren. “Lëshime janë britma të zyrtarëve të qeverisë që mbrojnë Katica Janevën dhe Vilma Ruskovskan. Qytetarët janë të zemëruar pasi e gjithë opinion pa se si veprohet me drejtësinë në Maqedoni. Prokuroria dhe gjyqësori nën ombrellën e oktapodit kriminal të Zaevit dhe zyrtarëve të LSDM-së janë objekt i talljes jo vetëm në opinionin e Maqedonisë, në rajon, por edhe më gjerë. Përpjekjet në mbrojtje të…

Lexo më Shumë