Aktgjykimi për 27 prillin që ndodhi në Kuvend është i shkruar në 1056 faqe dhe tashmë shpërndahet te një pjesë e të akuzuarve, thonë disa nga avokatët, të cilët komentojnë se afati për përgatitjen e këtij aktvendimi është 60 ditë, por kjo është përgatitur për 90 ditë. Afati për ankesë është 15 ditë, që sipas disa avokatë është shumë i shkurtër për t’u lexuar, për t’u analizuar dhe për t’u dërguar ankesë cilësore. Dënime më të lartë me burg mori ish drejtorit i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, përkatësisht 18 vjet, ndërsa dënimi më i vogël, shtatë vite, mori…
Author: Hamdi Kumanova
Simboli i diellit që ishte në flamurin e parë të Maqedonisë së Veriut nga pavarësimi i vendit ,dhe që vijon të përdoret në disa përmendore dhe institucione, prej sot nuk guxon të përdoret në vende publike, përcjellë INA. Kjo është nënvizuar në Marrëveshjen e Prespës dhe kjo ndalesë hyn sot në fuqi. Qeveria është e obliguar që këtë simbol “vergina” ta heq, ndërsa aty ku qëndron nëpër përmendore duhet nënvizuar se ky simbol i takon historisë antike helene dhe civilizimit. Qeveria në mbledhjen e 4 korrikut kërkoi që institucionet përgjegjëse të dorëzojnë informacione për përmendoret, vendet publike infrastrukturore dhe objektet…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. pesë persona nga mosha 19 deri në moshën 65 vjeçe, të gjithë nga Shkupi janë arrestuar për shkak të zënkës pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në bulevardin ‘ASNOM’ në afërsi të stadiumi ‘Petar Milloshevski’. Gjatë përleshjes fizike lëndime kanë marrë disa persona, ndërsa një person ka marrë lëndim nga një mjet i mprehtë në dorën e majtë. Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Gjatë ditës së sotme Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet e ujit të pijshëm në Komunën e Tearcës. Sipas rezultateve uji është i papërdorshëm, si për pije ashtu edhe për përdorim teknik. Çdo përdorim i ujit paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Tearcës andaj iu rekomandohet banorëve që gjatë përdorimit për çështje teknike uji të vlohet. Sipas analizës rezulton që uji të jetë i përzier me fekale.
Avokati Petar Vasilev i cili është avokat i të akuzuarve në rastin ‘Titanik’, sot kërkoi anulim të gjykimi për shkak të rastit ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Katica Janevës, por gjykata refuzoi. “Pas situatës së re të krijuar, mendoj se është ka arsye që të anulohet seanca e sotme. Nuk ka asnjë qëllim për vonesa”, tha avokati Petar Vasilev përmendi edhe dorëheqjen e Katica Janevës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjyqtari Osman Shabani, konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për ta anuluar gjykimin ku po nxirren dëshmitë. “Flasim për lëndë që janë në kompetencë të prokurorisë tjetër. Çfarë do të dëshmohet dhe çfarë…
Qeveria e Maqedonisë është duke ndërtuar infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, qëllimi i së cilës është qarkullimi i shpejtë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Kështu ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev në facebook. “Po ndërtojmë infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, për të gjithë. Infrastruktura e ndërtuar kualitative rrugore dhe hekurudhore është imperativ për ne, sepse paraqet lëvizje të aktivitetit ekonomik, nëpërmjet kalimit të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, ka shkruar Zaev. Ai më tej ka potencuar se gazifikimi është një nga projektet më të vlefshme për qytetarët dhe kompanitë në vendin tonë për çka në vendin tonë janë ndërtuar…
Derisa partitë tjera politike kanë folur për vija të kuqe lidhur me koalicionet zgjedhore, Kadri Veseli ka thënë se ai dhe partia e tij PDK i kanë vetëm dy vija të kuqe: për korrupsionin dhe për Serbinë. “PDK ka vija të kuqe, ka vija të kuqe të trasha. Në rend të parë, ndaj Serbisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm përjetë, për aq sa fuqizimi i shtetit tonë. Ka edhe disa vija të kuqe. Të gjithë të korruptuarit, ata që i përkrahin të korruptuarit dhe nepotizmin, nuk kanë me pasë vend në qeverisjen dhe në partneritetin me…
Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin në komunikacion që ndodhi rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë tek fshati Obllavce, konfirmojnë nga policia. “Në aksident kanë marrë pjesë një automjet mallrash të markës “Jeep Grand” me targa bullgare, e drejtuar nga 27-vjeçari F.A. nga Kumanova dhe automjet “Alfa Romeo. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë F.A., ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, njoftojnë nga MPB. “Lëndimet nuk janë kërcënim për jetën, ato kanë lëndime në gjymtyrët dhe prerje në fytyrë. Njëri prej tyre është dërguar…
Pse nuk reagon EEAS (Shërbimi për Punë të Jashtëm Evropian). Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të thotë se mbyllen sytë përballë krimit. Kjo është shkruar nga Doris Pack, politikane gjermane dhe presidente e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, si reagim ndaj publikimit të video inçizimeve për rastin “Haraçi”. “Pse nuk po reagon EEAS (Shërbimi për Punët të Jashtëm Evropian)? Qytetarët më shkruajnë dhe më pyesin! Zgjidhja e çështjes së emrit nuk mund të jetë arsye për të mbyllur sytë nga realiteti kriminal! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmendet në pjesën e tretë të vazhdimit të video…
Rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës thotë ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj. Sipas tij kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo Maqedonisë së Veriut. Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfimrohet edhe në instancat më të larta gjyqësore. Dedaj për Alsat flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ndërsa Duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç thotë kjo është kërkesë edhe e partnerëve të…
Qytetarë të Çairit kanë hequr flamujt kombëtar që ishin hedhur në koshat e plehërave në një lagje. Pas publikimit të tyre në rrjetet sociale dhe në disa portale, disa qytetarë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë flamujt kombëtar, duke i vendosur në vendin e duhur. “Janë hjekur dhe janë vendosur në vendin e ku e meritojnë. Ky akt duhet dënuar, sepse nuk është e hijshme të përdhoset flamuri kombëtar”, kanë shkruar qytetarët në rrjetet sociale. Sipas tyre, hudhja e tyre në koshat e plehërave sigurisht ka ndodhur pas dasmave, ku së fundi me të madhe po përdoren…
“Kjo Qeveri tash më nuk ka pikë kredibiliteti, në fund do të ishte mirë të bëjnë një gjest racional, të emërojnë një Qeveri profesionistësh (teknike) dhe të shpallin zgjedhje të parakohëshme parlamentare!”, ka nënvizuar sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Sipas tij, me këtë Qeveri, datë për negociata me BE, nuk besoj që do të ketë. ASH së fundi ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe se për të rikthyer drejtësinë në vend duhet të zgjedhen ekspertë nga BE-ja. (INA)

