Author: Hamdi Kumanova

Me 09.02.2019 në Gostivar nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar personat V.A.(45) nga fshati Negotinë, Gostivar dhe J.T.(38) nga Gostivari për shkak se gjatë kontrollit personal tek to është gjetur heroin, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 07.02.2019 në Stacionin Policor në Aerodrom, T.J.(42) ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 18.30 në fshatin Lisice e Poshtme, Shkup, djali i tij adoleshent i cili ka qenë bashkë edhe me dy shokët e tij, fizikisht është sulmuar nga T.N., baba i shoqes së tyre, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Stacioni policor për punë të përgjithshme në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër V.A.(27) nga fshati Srbicë, Kërçovë për kryerjen e veprës penale “ posedim të palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë”, transmeton Almakos. Me 08.09.2018 rreth orës 01.05 në afërsi të fshatit Srbica, Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit në veturën e tipit “Suzuki Vitara”, e drejtuar nga i padituri është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit “tip 54” e kalibrit 7.62 x 25 mm.

Lexo më Shumë

Stacioni policor në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.A.(52) nga Vinica për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 27.09.2017 dhe 12.10.2017 i padituri, si manipulues në “Plackovica” Vinicë ka dhënë tre leje për transport të druve për ngrohje nga parcela në pronësi të një personi nga Kocani, pa pëlqimin paraprak të tij.

Lexo më Shumë

Stacioni Policor nga përgjegjësia e përgjithshme në Demir Hisar ka ngritur padi penale kundër G.K.(47) nga Demir Hisari për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 08.02.2016 i padituri, si drejtor i shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga data 29.07.2013, ka nënshkruar marrëveshje me një firmë nga Prilepi për sigurimin e kujdestarisë së shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar ku ka shkaktuar një dëm prej 43.436 den nga buxheti i shkollës.

Lexo më Shumë

Me 07.02.2019 në ora 22.00 në rrugën regjionale fshati Bansko- Udhëkryqi Svidovi është ndalur dhe kontrolluar vetura e tipit “ BMV” me targa nga Strumica e drejtuar nga A.S.(23) nga fshati Bansko, Strumicë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është arrestuar në SPB Strumicë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me nënshkrimin e Protokollit për pjesëmarrje të Maqedonisë në NATO, shteti jonë përfundimisht e merr vendin në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Ky është realizim i interesave kryesore shtetërore dhe nacionale. Është garantuar siguria, janë mbrojtur kufijtë. Por përveç aspektit të sigurisë, hyrja në NATO pozitivisht do të ndikojë edhe ndaj ekonomisë. Kjo është mundësi për investime të reja, vende të reja të punës dhe rritje të konkurrencës në ekonominë e Maqedonisë. Përparimi i Maqedonisë në procesin integrues dhe suksesi i politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM tashmë po jep rezultate. Të dhënat e fundit…

Lexo më Shumë

“Me atë që do të bëhet anëtare e NATO-s, Maqedonia do ta humb aftësinë e saj ta ndjekë politikën e saj të jashtme si shtet sovran”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, gjatë kohës së takimit të djeshëm me gazetarët, njofton Portalb.mk. Sipas saj, është e paqartë që të thuhet se çfarë përparësi reale do të fitojë Maqedonia nga anëtarësimi në NATO dhe nga kush do ta mbronin shtetin. Zaharova ka vlerësuar se kërcënimi i vetëm në rajon është armata e Kosovës. “E vetmja forcë e armatosur serioze që ta destabilizojë rajonin është armata e Kosovës, e krijuar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka deklaruar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhrat dhe komandimin e ushtrisë. Ajo ka thënë për 1TV se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë për dygjuhësinë. Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amë dhe dokumentet personale por jo në ushtri. Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase…

Lexo më Shumë