Author: Hamdi Kumanova

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.S.(29) dhe A.S.(17), dytë nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Me 30.01.2019 rreth orës 16.00 të paditurit kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e babait të tyre R.S.(65) në rrugën “Dragi Shutevski” ku ia kanë vjedhur 20.000 dollar dhe 400.000 denar.

Lexo më Shumë

Me 11.02.2019 në ora 21.00 në Stacionin Policor në Gjorce Petrov, gjashtë persona nga rruga “Kodra e Diellit” kanë lajmëruar se fqiu i tyre P.S.(29) është sjell në mënyrë agresive dhe ka thyer në shtëpinë e tij si dhe ka tentuar ta djeg, transmeton Almakos. P.S. është arrestuar dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.02.2019 rreth orës 06.30 zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, me urdhër gjyqësor, e kanë arrestuar A.K.(34) nga fshati Poroj, i dënuar me tre vite e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale “ mbajtje armë pa leje “, transmeton Almakos. A.K. është dorëzuar në burgun e Idrizovës në Shkup për mbajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Me 11.02.2019 në ora 22.10 në vendkalimin kufitar Aerodrom Shkup, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se S.V.(25) nga Shkupi gjendet në listën “arresto” me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për shkak të kryerjes së veprës penale “ lëndim i rëndë” e dënueshme sipas nenit 131 qëndrimi 1 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi i arrestuar është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Bit Pazar.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Sh.Z.(26) nga fshati Recicë e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 08.09.2018 në Tetovë, në lagjen “Bllok 82”, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri ku i kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër G.Gj.(27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.02.2019, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në rrugën “Milan Zecar” në Shkup, ku kanë gjetur dhe konfiskuar hashash, marihuanë, dy vaga digjitale me përbërës nga marihuana dhe amfetamin.

Lexo më Shumë

Me 11.02.2019 në ora 11.50 në rrugën fshati Radobil i Madh-Prilep, D.D.(24) nga fshati Radobil i Madh, duke drejtuar motoçikletën e tipit “Hjundai” pa targa, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet se kur do të korrigjohet pjesa fyese për shqiptarët në librat e historisë dhe gjeografisë të gjimnazit të reformuar në Maqedoni. Me përdorimin e librave në fjalë, Portalb.mk shkroi se është duke u bërë shkelje e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm. Por, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani nuk është koha të bëhet korrigjimi. Ademi duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk për atë se kur do të korrigjohen librat e historisë dhe gjeografisë në të cilat ka të pavërteta historike dhe po fyen shqiptarët, tha se nuk është koha të nxiten…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim. Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Lubjanë. Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre dekada kanë ndërtuar marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, sot (12-shkurt) rrethë orës 06 e 30 minuta, në rrugën ,,Stasho Pinxhur,, në Tetovë, me urdhër të gjykatësit e kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj, i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgë për vepër penale ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materje shpërthyese,,. Pasi që i njëjti është privuar nga liria dhe mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë Tetovë, i njëjti është dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

PSP ka vazhduar me zbulimin e detajeve në rastin “Imperia” ku të akuzuar janë ish-shefi I DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev. Pas tre muajve hetim, PSP ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të dëshmive materiale, disa dëshmitarë dhe incizime të bisedave të disa të dyshuarëve, me çka kanë arritur që të zbardhin rrugën se si janë pastruar paratë duke dëmtuar buxhetin e shtetit për përfitime personale, ku dyshohet se deri më tani janë keqpërdorur mbi 10 milionë euro. Shumica e kompanive janë të regjistruara si investime të huaja, mbi 15 kompani të cilat janë themeluar dhe…

Lexo më Shumë