I ndjeri i fundit, Ferdi Kaso i 15-të nga aksidenti me autobusin në Llaskarcë është baba i dy vajzave të mitura. Mjekët konfirmuan se Kaso ka ndërruar jetë rreth orëve të hershme të mëngjesit, pasi që nuk u ka bërë ballë plagëve të marra në krahëror. Kaso ishte operuar dy herë prej pranimit të tij në spital, por trupi i tij nuk ka reaguar nga mjekimit dhe operacionit.
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Z.S.(33) nga fshati Dobroshte, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 11.04.2018 rreth orës 20.30 në fshatin Dobroshte, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga zyrtarët policor ka hedhur një qese me marihuanë dhe ia ka dhënë vrapit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër V.Z.(23) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.04.2018 rreth orës 03.30 në Prilep, zyrtarët policor kanë kryer kontroll mbi të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 14.02.2019 në ora 11.15 në Stacionin Policor në Saraj, A.L.(42) nga fshati Laskarc, Shkup, ka lajmëruar se me 13.02.2019 rreth orës 13.30 në kufirin e shkollës fillore të fshatit Laskarc djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga nxënësit tjerë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.A.(17) nga fshati Papradnik i Madh, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ kërcënim “, transmeton Almakos. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2018 i padituri disa herë i është kërcënuar një vajze adoleshente, me të cilën paraprakisht ka qenë në një lidhje dashurie, se nëse nuk i jep një shumë parash, në rrjetet sociale do të publikoje fotografi me përmbajtje të turpshme.
Me 14.02.2019 në ora 18.00 në Stacionin Policor Aerodrom, J.G.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.50 në oborrin e shkollës fillore në rrugën ‘Lisice e Epërme’, djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga dy nxënës, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 14.02.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Bit Pazar, I.S.(38) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 18.30 në rrugën ‘Hristijan Todorovski-Karposh’, në autobusin e JSP me nr.19, dy të punësuar në JSP si kontrollues fizikisht e kanë sulmuar pasi që i kanë thënë se nuk ka kartelë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 14.02.2019 në ora 15.14 në SPB Shkup është lajmëruar se në një shitore në qendrën tregtare në Shkup, D.K.(20) ka tentuar që të kryej vjedhje, transmeton Almakos. Kryerësi duke përdorën forcën nga njëri prej arkatarëve ka marr para, por kur ka dashur të dal është penguar nga të punësuarit tjerë. D.K.(20) është arrestuar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.02.2019 në ora 05.20, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në rrugën “Klinska” në Kavadar, dy zyrtarët policor janë sulmuar fizikisht nga G.Gj.(45) nga Kavadari, transmeton Almakos. G.Gj. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kavadar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 15.02.2019 rreth orës 00.30 në Stacionin Policor në Prilep është lajmëruar se në rrugën “Andon Sllavejko”, në shtëpinë në pronësi të B.K. është shkaktuar zjarr, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Prilepit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Kontroll do të kryhet brenda ditës.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër R.K.(57) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të armëve” e dënueshme sipas nenit 396 nga Kodi penal, transmeton Almakos. Me 23.01.2019 në rrugën ‘Gjorgje Petrov’, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën ku ka qenë i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, dy korniza dhe 100 plumba.
Me 14.02.2019 rreth orës 22.20, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë në një parking përskaj autostradës Tetovë-Shkup, kanë hetuar veturën e tipit “Opel Astra” me targa nga Tetova, ku janë gjetur D.M.(39), A.M.(23), V.Gj.(41) dhe B.C.(41), të gjitha nga Tetova, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturë dhe më vonë te A.M. është gjetur marihuanë dhe mbetje nga kokaina. Personat janë arrestuar dhe mbajtur për procedurë të mëtutjeshme. Para arrestimit, D.M. e ka sulmuar zyrtarin policor. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.