Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komisionit për çështje mandatore dhe deputeti Pavle Bogoevski sot përmes rrjetit social në Facebook e akuzoi kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi se e ka keqpërdorur Parlamentin për ta mbrojtur organizatorin e 27 prillit, transmeton Almakos. “Vota jonë për Talat Xhaferin me 27 prill rezultoi me tentimin për vrasjen tonë dhe aktin terrorist ndaj shtëpisë ligjdhënëse. Ai nuk kishte as ther. Dje, ai e keqpërdori Parlamentin e njëjtë dhe e mbrojti organizatorin nga paraburgimi duke na bërë të gjithë neve budallenj. Sot në medie lexova informacionin se seancat parlamentare janë anuluar për shkak të asaj se një pjesë e…

Lexo më Shumë

Pasi Trajko Veljanovski shpëtoi, të shumta kanë qenë reagime në adresë të BDI-së, ku kjo parti akuzohet se mundësoi shpëtimin e ish kryetarit të Paralamentit. Ka raguar edhe Feta Alimi, heroi i 27 prillit, duke thënë se po të quhej Trajko, Mile ose Sasho, as ai nuk do të qëndronte 200 ditë në burg. “Ka kush rri ne burg-SHQIPTARËT! Vet paraqitem ne gjyq, siç e dini gjithë (vi nga Zvicrra) e me mbajn 200 dit ne paraburgim ne Shutke. Po une nuk e kam emrin TRAJKO-MILE- SASHO-MUKOVSKI-un quhem Feta Alimi. Eu eu mjerim për ne Shqiptaret. A ka kush qe…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës ishte vendosur propozim-vendimi për ndarjen e ndihmës financiare familjeve të personave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në fshatin Llaskarcë. Në vendim është ndarë shumë prej 100 mijë denarëve për secilën familje, ndërsa paratë do të sigurohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski sot nuk është paraqitur në takimin e rregullt koordinativ që mbahet çdo të hënë në Kuvend me kryetarin e institucionit ligjvënës, Talat Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm. Ndërkohë, mësohet se edhe grupi parlamentar i LSDM-së ka refuzuar të merr pjesë në dy seancat plenare të caktuara për sot, në shenjë revolte për shkak se Xhaferi nuk e vendosi në votim heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, thonë burime nga LSDM-ja. “Kjo nuk është çështje e Kuvendit, por e Gjykatës. Kuvendi duhej që brenda tri ditëve të prononcohet për kërkesën për masën e paraburgimit për Veljanovskin.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në intervistën për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT, i sqaron ndryshimet që tashmë janë bërë, por edhe ato që vijojnë lidhur me emrin e ri. Në fillim të kronikës së ERTZ, Nuhiu e tregoi vulën që tashmë vendoset në pasaportat e Maqedonisë, ku është emri i i ri Maqedonia e Veriut. “Do të doja të them se i kemi bërë të gjitha ndryshimet e tabelave në hyrjet e shtetit tonë me emrin tonë Maqedonia e Veriut. Gjithashtu kemi bërë ndryshime të tjera lidhur me vulat në të gjitha shërbimet e…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 21 aksidente, në të cilët një person ka ndërruar jetë dhe një ka marrë lëndime të rënda, ndërsa nëntë persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Siç njoftojnë nga Policia e Maqedonisë, nga aktivitetet e ndërmarra janë konstatuar dhe sanksionuar shkelje të shumta në komunikacionin nëpër rrugët e Shkupit. “Nga komunikacioni janë përjashtuar 106 shoferë, prej të cilëve: 42 shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, 45 shoferë kanë drejtuar makinën pa leje dhe 19 shoferë fillestarë”, thonë nga SPB Shkup. Ata shtojnë se janë përjashtuar nga…

Lexo më Shumë

Me 24.02.2019 në ora 03.00 në Stacionin Policor në Aerodrom, R.R.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se në bulevardin “Jane Sandanski” fizikisht është sulmuar nga B.B.(19) dhe T.A.(19), dytë nga Shkupi, transmeton Almakos. Njashtu, në Stacionin Policor në Aerodrom, në ora 04.00 është lajmëruar se në një kazino në bulevardin “Jane Sandanski” R.R. fizikisht i ka sulmuar B.B. dhe T.A. Me tre personat është kryer bisedë informative ku do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 10.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë, L.C.(54) nga fshati Mirkovcë, Shkup, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.00, derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës në qarkun te ish Panairi i Shkupit, fizikisht është sulmuar nga disa persona të panjohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 19.06 në SPB Kumanovë është lajmëruar se S.V.(46) nga Kumanova, i punësuar zi zjarrfikës gjatë intervenimit, shuarjes së një oxhaku të ndezur, ka rënë nga kulmi nga shtëpia në pronësi të F.j.(40) nga Kumanova në rrugën “Mladen Stojanoviq” dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos. S.V. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 04.28 në rrugën “Industriska” në Vinicë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Ford Fiesta” me targa nga Vinica, e drejtuar nga M.D.(58) nga Vinica dhe veturës së tipit “Man” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Z.(24) nga fshati Trsino, Vinicë, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar rëndë dy shoferët dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në spitalin në Kocani prej ku janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Vinicë.

Lexo më Shumë