Author: Hamdi Kumanova

Pritet riatdhesim i shtetasve të Maqedonisë të robëruar si luftëtarë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak, ndërkaq një pjesë e tyre do të jenë lëndë e procedurës së mëtutjeshme, pasi që pjesëmarrja në luftëra të huaja është vepër penale, vlerëson ish ministri i Punëve të Brendshe, Pavle Trajanov, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. “Pritet që në periudhën e ardhshme të ketë mjaft të deportuar. Kurdët mbajnë rreth 150 luftëtarë nga rajoni, në mesin e të cilëve ka edhe shtetas të Maqedonisë, forcat siriane mbajnë numër të madh, në mesin e të cilëve ka edhe shtetas tanë, Turqia…

Lexo më Shumë

Elita Masha i del në mbrojtje BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti. Sipas saj, Ali Ahmeti ka qenë dhe mbetet lideri politik dhe shpirtëror i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, transmeton Almakos. “Para se te beni analiza, sulme dhe komente, para se te beni rolin e poltikaneve “ patriot dhe vizionar “ para se te guxoni te ngrisni lider te rinje ne emer te kauzes kombtare, para se te mendoni per opozite reale, te sinqerte, gjithsecili nga ne le te kujtoj si ishim para 2001 ? Si i ndjenim institucionet e shtetit, shtetin si teresi, perballjen tone me…

Lexo më Shumë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial që së shpejti shkëmbimi tregtar midis tyre të arrijë 1 miliard euro, por ka shumë punë për t’u bërë për konektivitetin, miqësinë, kontaktet biznes, krijimin e pikave të reja kufitare. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas takimit në Sofje me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov. Rruga më e shkurtër dhe pa probleme e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është respektimi i fakteve historike, mendon zoti Radev. Lidhur me këtë ai insistoi para mikut të tij që në Maqedoninë e Veriut botimi i veprave të krijuesve bullgarë të Rilindjes dhe të shkrimtarëve…

Lexo më Shumë

Dy deputetët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Pavle Bogoevski, nëpërmjet një konference për shtyp kanë reaguar ndaj konferencës për shtyp të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në lidhje me mosvotimin e mbrëmshëm për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk. “Kategorikisht i dënoj vlerësimet e Talat Xhaferit se unë paskam qenë arsyeja se pse nuk ka arritur ta mbarojë seancën. Talat Xhaferi është deputet me përvojë dhe ka menaxhuar seanca shumë më të tensionuara. Shumica parlamentare ishte këtu, pyetja është nëse Talat Xhaferi me vetëdije ka vepruar në dobi të VMRO-DPMNE-së. Kërkova që ta lexojë konkluzionin që më…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ka ngritur padi penale kundër N.S.(25), A.M.(24), K.Gj.(25) dhe V.O.(27), të gjithë nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë”, transmeton Almakos. Me 30.12.2018 në një hamburgeri në rrugën “ Korpusi i 15” në Strugë të paditurit fizikisht i kanë sulmuar A.P., B.Z., D.S. dhe F.Z., të gjithë nga fshati Livada.

Lexo më Shumë

Me 24.02.2019 në ora 15.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal në lagjen Hipodrom në Shkup, gjatë një zënke midis veti,L.J.(64) nga Shkupi me thikë e ka therur në stomak A.A.(39) nga Shkupi, transmeton Almakos. A.A. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Shën Naum Ohri”. L.J. është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë, ndërsa pas zbardhjes së tërësishme të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i hodhi poshtë akuzat se ai ka faj se pse nuk është votuar marrja e imunitetit të deputetit, Trajko Velanoski. Tha se nuk e ka ofenduar Talat Xhaferin, transmeton Almakos. “Kërkova që ta lexoje përfundimin që të votojmë para mesnate”, deklaroi Zekiri. Ai shtoi se nuk ka pasur situatë të nxitur që të ketë nevojë për ndërprerjen e seancës. “Ai është një deputet me përvojë, di të menaxhoje edhe me seanca më tensionuese”, deklaroi Zekiri për Xhaferin dhe shtoi se përgjegjësinë nuk duhet që ta hedh te të tjerët. “Xhaferi a punon me vetëdije për…

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare, Mirjana Najcevska reagoi ndaj deklaratës së Talat Xhaferit se është nervozuar nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe prandaj e ka ndërprerë seancën parlamentare ku duhej që t`i merret imuniteti deputetit Trajko Velanoski, transmeton Almakos. “Nëse nervozohet Xhaferi nga veprimet e deputetëve dhe për shkak të kësaj nuk mundet që ta kryej detyrën që e ka marr, le të jap dorëheqje dhe le të nervozohet sa të dëshiron në shtëpi. Tani 20 deputet duhet që të propozojnë mosbesim të Xhaferit nga funksioni kryetar i Parlamentit. Dhe mendoj se është i nevojshëm një hetim serioz për njohuritë që i…

Lexo më Shumë

Ish deputeti i BDI-së, Zulfi Adili e ka komentuar veprimin e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, përmes të cilit veprim iu mundësua Trajko Velanovskit të VMRO-DPMNE-së që të mos i merret mandati, transmeton Almakos. “Parlamenti i Maqedonis së veriut mbrëm e dëshmoj edhe njëher së është një arenë cirku e jo institucioni ku duhet të sillen dhe të mbrohen ligjet e kushtetuta TURP”, shkroi Zulfi Adili.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se koalicioni qeveritar funksionon në mënyrën më normale, dhe se shumë punë të rëndësishme kanë punuar bashkërisht dhe se i pret edhe shumë punë tjera, transmeton Almakos. Ai në pres konferencën e Parlamentit tha se BDI-ja e përkrah sundimin e të drejtës pa asnjë ndikim tjetër. Për atë që ka ndodhur në seancën e marrjes së imunitetit të deputetit të dyshuar Trajko Veljanovski, ai tha se janë fajtor disa deputet të caktuar që janë sjell në mënyrë të pahijshme. Deri këtu nuk do të vinte nëse kryetari i komisionit parlamentar për çështje mandatore nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se parlamenti dje është dashur që ta ndjek praktikën e deritanishme në raport me vendimet në lidhje me marrjen e imunitetit të deputetit dhe ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Velanovski. Me këtë vlerësoi se është dëshmuar se të gjithë deputetët janë të njëjtë dhe do t`i mundësohet gjykatës që të vendos, transmeton Almakos. “Procedurat dhe rregullat duhet që të vlejnë për secilin deputet njëjtë pa dallim nëse ai është ish kryetar i Parlamentit ose jo, pasi që duam që qytetarëve t`i japim porosinë se janë të njëjtë para ligjit, ndërsa tjetra është punë e organeve…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracoski në profilin e tij në Facebook kërkoi nga Talat Xhaferi që të përgjigjet nëse mbrëmë ka pasur kalkulime, transmeton Almakos. “Mbrëmë deputetët nga shumica në Parlament ishin të përgatitur që të sjellin vendim me të cilën do t`i mundësohej gjyqit që të vazhdoje pa pengesa proceset e tij. Deputetët ishin të përgatitur që të mundësojnë drejtësinë për 27 prillin që të çohet deri në fund, por kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ndaloi seancën dhe nuk lejoi që të ketë votim për marrjen e imunitetit të deputetit të akuzuar Trajko Velanoski. Kryetari i…

Lexo më Shumë