Shtypja ndaj Kryetarit të Komunës së Gostivarit demonstrohet në të gjitha mënyrat nga ana e partive në pushtet, përpos ndodhive të fundit që ju dhanë dhe ju ri-morrën sërish kompetencat e arsimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe nga të gjitha anët nuk kanë të ndalur obstrukcionet ndaj të parit të Gostivarit. Redaksia InfoMgazin nga burime të afërta me kryetarin e komunës Gostivarit mëson se ditën e shtunë 02.03.2019 në ora 14:00 në banesën e tij në Shkup ka pas tentim për demolim të banesës nga ana e autorëve ende të panjohur. InfoMagazin ka siguruar fotografi nga…
Author: Hamdi Kumanova
Ridvan Ismaili Nga të dhënat e trmujorshin të fundit të vitit 2018, vetëm në komunën të Likovës ka pasur më shumë kurorzime se në 22 komuna të banuara me maqedonas. Në komunën e Likovës gjatë tremujorshit të fundit të vitit 2018 kemi 104 kurorzime, ndërsa në 22 komuna (shumica komuna rurale), për tremujorshin e fundit të vitit 2018 kemi 102 kurorzime. Likova- 104 kurorzime 22 komunat rurale maqedone- 102 kurorzime 1. Bogdanci-4 2. Vevçani-3 3.Gradsko-3 4.Debarca- 0 5.Demir Kapija-5 6.Dojran- 3 7.Demir Hisar-8 8.Zrnovci-6 9.Karbinci-8 10.Konçe-5 11.Krivogashtani-7 12.Krushevë-6 13.Llozovë-5 14.Mavrovo dhe Rostusha-6 15.Mogilla- 6 16.Novaci-0 17.Pehçevë-8 18.Plasnica-1 19.Rankovce-3 20.St.Nagoriç-0 21.Krusheva-6…
Me 03.03.2019 në ora 15.45 në SPB Shkup, B.K.(34) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 në traun për pagesën e parkingut në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ai dhe gruaja e tij O.K.(32) janë sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Mund të ju siguroj se Gjermania do ju mbështes edhe më tej drejt rrugës euroatlanike. Por, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do duhet të realizojë reforma të caktuara, duke përfshirë këtu edhe reformat në strukturat e sigurisë”. Kështu është shprehur ambasador i Gjermanisë në Shkup Tomas Gerbehih i cili së bashku me gjeneralin Gregor Pelcël, qëndruan për vizitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast dhuruan një donacion me vlerë mbi 600.000 euro. Tomas Gerbehih, ambasador i Gjermanisë në Shkup“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori një rrezik të madh politik, por me arritjen e Marrëveshjes së Prespës,…
Me 03.03.2019 në ora 07.15 në SPB Shkup, nga Spitali i përgjithshëm i qytetit ‘Shën Naum Ohri’ është lajmëruar se tek to ka arritur i lënduar A.V.(64) nga Shkupi, transmeton Almakos. Ai është lënduar rëndë dhe sipas paraqitjes në polici është lënduar nga një kultivator me të cilën e ka lëruar arën në fshatin Jabollce. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 03.03.2019 në ora 10.40 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh”, është arrestuar L.F.(32) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 03.03.2019 në ora 15.45 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të personit N.S.(26) nga Shkupi është konstatuar se është kërkuar me telegram për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale sipas nenit 236 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 03.03.2019 në ora 18.30 në rrugën midis fshatrave Krusheani dhe Obrshani, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga T.J.(37) nga Prilepi dhe veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.P.(39) nga fshati Beranci, komuna e Mogilës, transmeton Almakos. Është lënduar rëndë M.P.(64), bashkëudhëtar nga vetura “Opel Astra” dhe dy shoferët dhe dy bashkëudhëtarët M.T.(32) dhe një fëmijë gjashtë vjeçar nga vetura tjetër janë lënduar lehtë. Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep për ndihmë mjekësore.…
“Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime. Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdo kund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njëjtë si ato të marra në sportel dhe në letër. Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe opsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një…
Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 21 mars dhe deri atëherë të gjitha aktivitetet do të llogariten si takime politike, dhe jo si fillim zyrtar i fushatës parazgjedhore, që zyrtarisht fillon me 1 prill, shkruan Nova TV. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se nuk kanë regjistruar se ndonjë nga kandidatët për president para kohe e ka filluar fushatën. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president mbaron më 9 mars. Gordana Siljanovska – Davkova e ka ndërprerë mbledhjen e nënshkrimeve pasi ka marrë 16.000 nënshkrime nga qytetarët. Nga e shtuna kandidaturën…
Komiteti punues për integrime evropiane sot do ta mbajë mbledhjen e 42-të. Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Komitetit, do ta zhvillojë zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq në mbledhje, krahas sekretarëve shtetërorë të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryetarët e nënkomiteteve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për çështje evropiane. Në takim do të shqyrtohet statusi i zbatimit të “Planit 18”, si dhe dinamika e ardhshme për realizimin e reformave të nevojshme në pajtim me obligimet e ndërmarra, do të shqyrtohet statusi i misioneve dhe obligimeve…
Ministri i Çështjeve Detare në Greqi, Fotis Kouvelis, konsideron se me Marrëveshjen e Prespës jepen mundësi për bashkëpunim për portin e Selanikut. Kouvelis në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, thotë se porti nuk duhet të shikojë vetëm në det, por të shikojë edhe drejt qytetit dhe rajonit më të gjerë. “Marrëveshja e Prespës me të vërtetë hap mundësi që të ekzistojë ky bashkëpunim me rezultat konkret ekonomik, që shumë pozitivisht përfshin çështjen gjithëpërfshirëse të zhvillimit të portit dhe rajonit”, thotë Kouvelis, duke iu përgjigjur pyetjes për perspektivat që i hap marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.