Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi prej sot deri të enjten do të qëndrojë në vizitë pune në Rumani dhe në Lituani, i shoqëruar nga deputeti Panço Minov, njofton Portalb.mk. “Qëllimi i këtyre udhëtimeve është prezenca në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin e Rumanisë, që është paralajmëruar për më 13 mars 2019 dhe në Sejmin e Lituanisë, paralajmëruar për 14 mars 2019, ku edhe do të drejtohet para deputetëve të Sejmit të Lituanisë. Në kuadër të këtyre vizitave të punës, Xhaferi do të…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim ju njofton që në përputhje me vendimet e sjellura në mbledhjen e fundit të Kryesisë si dhe të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, procesi i regjistrimit dhe i riregjistrimit të anëtarësisë së BDI-së ka filluar dhe do të vijojë gjatë muajit mars të këtij viti. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmē të anëtarësoheni dhe të bëheni pjesë e partisë më të madhe shqiptare në vend – Bashkimi Demokratik për Integrim. Regjistrimi i anëtarësisë bëhet edhe online në www.bdi.mk ose në të gjitha këshillat vendor dhe degët e BDIsënë çdo vendbanim, si dhe në selitë e partisë në…
Ministria e Kulturës në faqen e vet të internetit i publikoi rezultatet finale të Konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019. Pas publikimit të parë të rezultateve, pasi u konstatua nevoja për sqarime shtesë në një pjesë të fletëparaqitjeve dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (neni 39 paragrafi 3 ) aplikuesve u dha mundësia që në afatin e caktuar të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për to. Gjithashtu, ishte bërë edhe kontrolli i hollësishëm i pikëve për çdo pozicion të konkurseve, ndërsa u mbajtën edhe takime me një pjesë…
Pasi që në opinion ka pasur disa reagime se, gjoja, ne kemi mbështetur një ligj që bie ndesh me vlerat tradicionale konservatore familjare, duam të sqarojmë për opinionin se AlternAtivA, si parti e qendrës së djathtë, që i mbron vlerat e moralit tradicional familjar, asnjëherë nuk do të pranojë që me asnjë ligj a kod tjetër të lëkundet identiteti i këtillë i familjes. Për neve familje është vetëm bashkësia burrë-grua me një bekim religjioz. Rrjedhimisht, secili tip tjetër i bashkëjetesës – ndonëse nuk mund ta ndalojmë dhe ta diskriminojmë lirinë e secilit që të jetojë si të dojë e çfarë të…
Me 10.03.2019 në ora 00.30 në Stacionin Policor në Strumicë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” dhe “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike” i kanë arrestuar D.M.(22) nga Ohri, B.M.(22) nga Ohri, M.K.(22) nga Kavadari dhe D.A.(23)nga Kavadari, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar amfetamin dhe mjete tjera me mbetje nga amfetamini, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 10.03.2019 rreth orës 18.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në fshatin Kucevishte, pas një zënke paraprake verbale, Z.F.(56) fizikisht e ka sulmuar fqiu i tij B.M.(67) ku me lëndë të fortë i ka shkaktuar plagë, transmeton Almakos. B.M. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa Z.V. është arrestuar në Stacionin Policor në Cair. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 11.03.2019 në ora 00.20 në SPB Shkup, A.R.(37) nga fshati Luboten, Shkup, ka lajmëruar se me 10.03.2019 rreth orës 23.00 në fshatin Luboten është sulmuar fizikisht nga personat B.M. dhe B.K., transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 10.03.2019 në ora 20.00 në SPB Shkup, T.S.(34) ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 n rrugën Jurij Gagarin, në parkun e fëmijëve, vajza e saj adoleshente është sulmuar fizikisht nga një grua, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 10.03.2019 rreth orës 14.30 në rrugën “ 11 tetori” në Prilep, A.S.(44) nga Prilepi, duke drejtuar një moped e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. Nga rënia. A.S. është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në spitalin në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
11 mars 2019: Global Voice Group (GVG) – një ofrues i zgjidhjeve të TI-së për qeveritë dhe autoritetet rregullatore – javën e kaluar njoftoi hapjen e selisë së saj të re në Madrid, Spanjë. Ky zhvillim mbështet strategjinë gjithëpërfshirëse të GVG për t’i shërbyer më mirë bazës ekzistuese të klientëve afrikanë, duke forcuar pozicionin e saj për të eksploruar tregje të reja si një lider industrie në teknologjitë vizionare të Telekomit, Pajtueshmërisë dhe Fintech. Sipas James Claude, CEO i GVG, i cili shpjegon se krijimi i selisë zyrtare në Europë shërben për të përmirësuar operacionet ndërkombëtare, duke lejuar kompaninë të…
Me 10.03.2019 rreth orës 14.20 në SPB Shtip është lajmëruar se në vendin e quajtur “Cezma Amushke”, eteri në Pehcevë, është shkaktuar një zjarr para një shtëpie pushimi ku ka qëndruar K.M. nga Pehceva, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ajo e ka ndezur një bar të thatë dhe bërllok ku për shkak të kushteve kohore zjarri është zgjeruar dhe e ka kapur shtëpinë e pushimit dhe hapësirën më të madhe me pisha. Pastaj K.M. është lënduar në dorën e majtë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve në Berovë, dhe personave tjerë që…
Me 10.03.2019 në ora 12.00 në vendkalimin kufitar “Qafthanë”, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi B.S.(33) nga Shkupi është gjetur në stop listën me masën aktive për mbajtjen e dënimit në burg në Burgun e Shkupit, transmeton Almakos. B.S. është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme.