Author: Hamdi Kumanova

Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon lidhur me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë i cili institucion ka në kompetencat e tij: kontrollin dhe sigurinë e ushqimit me origjinë jo shtazore dhe ushqimin me origjinë shtazore si dhe (kontrollin dhe sigurinë e ujit si ushqim), si atij që importohet dhe prodhimit vendor, si dhe kompetencat që janë të lidhura me shërbimet veterinere, të gjitha këto aktivitete të lidhura me qëllim të prevenimit dhe ruajtjes së shëndetit publik të popullsisë në vend. Agjencia е Ushqimit dhe Veterinarisë është formuar si institucion në vitin 2011 dhe i jep përgjegjësi drejtpërdrejtë Qeverisë…

Lexo më Shumë

Me 12.03.2019 në ora 16.45 në udhëkryqin nga rruga regjionale fshati Kulish-fshati Bansko, në fshatin Mokrievo, Strumicë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Strumica, e drejtuar nga D.N.(59) nga Strumica dhe motoçikletës “Jamaha” pa targa, e drejtuar nga K.T.(30) nga fshati Mokrino, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës, i cili pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Strumicë, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë.

Lexo më Shumë

Me 12.03.2019 në ora 19.20 në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” në Prilep, vetura e tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga Z.N.(54) nga Prilepi, e ka goditur këmbësorin K.J.(29) nga Prilepi, transmeton Almakos. K.J. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Prilep. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.

Lexo më Shumë

Me 12.03.2019 në ora 14.15 në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, autobusi i JSP, i drejtuar nga S.S.(53) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin I.Xh.(66) nga Shkupi, transmeton Almakos. I.Xh. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Efekte shkatërrimtare ndaj ekonomisë dhe punësimeve Rekord 253 milion euro, vitin e kaluar kanë inkasuar buxhetet shtetërore dhe lokale nga industria e lojërave të fatit. Nga kjo, 135 milion euro nga të ardhura direkte dhe 118 milion euro fal të hyrave indirekte nga TVSH-ja, taksave lokale, kontributeve dhe kontributeve në paga, qira për hapësirën biznesore. Këto të dhëna të krahasuara me vitin 2017 tregojnë se kontributi i industrisë së lojërave të fatit në buxhetin publik në vitin 2018 është rritur pabesueshëm për 41 %. Me propozim ndryshimet e reja të ligjit të lojërave të fatit kërkohet largimi i objekteve të…

Lexo më Shumë

Nuk kishte ndërhyrje të askujt për Nikolla Gruevskin për të marrë azil nga Hungaria, pretendon ish-kryeministri në intervistën e tij të fundit për InfoMaks, duke shtuar se ai kaloi një procedurë të rregullt me dy intervista të gjata dhe me qindra pyetje për këtë çështje. “Asnjë ndërhyrje. Kam ndjekur një procedurë të rregullt me dy intervista të gjata, një për gjashtë orë, një tjetër intervistë dy ose tre orë, me qindra pyetje në lidhje me të gjitha detajet për ardhjen time këtu (Budapest). Nga ajo që unë mund të shihja në shprehjen e njerëzve që më intervistonin, u tronditën kur…

Lexo më Shumë

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, thotë se nuk ka arsye të ketë dyshime për pohimet e Byrosë për Siguri Publike (BSP) për rrezikun e arratisjes së Mitko Çavkovit. “Nuk ka nevojë të arsyetohemi. Prokuroria vepron pas njoftimeve nga policia”, tha Ruskovska për Makfaks, e cila shtoi se nuk ka arsye që të dyshohet tek policia. Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, dje u arrestua dhe u dërgua në burgun hetues “Shkupi” në Shuto Orizare. Gjykata Çavkovit i caktoi paraburgim pasi Prokuroria ka pasur informacione se ka planifikuar të arratiset. Vendimi për caktimin e…

Lexo më Shumë

Vajza e Mitko Çavkovit, Zorica Çavkova, ka theksuar se arrestimi i babait të saj është rast i montuar përmes një shënimi zyrtar i cili nuk është i vërtetë. Ajo është kërcënuar me padi ndaj atij që ka shkruar shënimin zyrtar, nga i cili rrjedhin të dhënat operative se Çavkov ka planifikuar të arratiset në Greqi, saktësisht në Halkidiki ku edhe posedon një vilë. “Do të përgjigjet ai që ka shpikur vilën në Halkidiki. Nuk di nëse ata që i kanë dhënë detyrë që të shpik një shënim të tillë zyrtarë i kanë sqaruar edhe për pasojat ndaj tij. Bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për prishje të marrëdhënieve me Izarelin. Nga kjo parti thonë se “kryeministri e turpëroi shtetin kur holokaustin e quajti traditë hebraike”. “Pushteti nuk arrin ta fsheh turpin. Mediumet nga gjithë rajoni e publikuan lajmin dhe Republika e Maqedonisë sërish ishte tema më aktuale, por për tallje dhe turp”. “Zaev për herë të dytë i prish marrëdhëniet me Izraelin dhe i ofendon hebrenjtë. Herën e parë në vitin 2015 ai u lavdërua se ka pasur takim me zv.kryeministrin Shalov dhe ka biseduar për çështje të sigurisë financiare, ndërsa menjëherë pas kësaj u…

Lexo më Shumë

Që Mali Sharr të shpallet Park nacional do të duhet të pritet deri në vitin e ardhshëm 2020, sepse ende është duke u realizuar procesi i përgatitjes së Studimit për vlerësimin e këtij vargmali, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas Iskra Stojanova nga zyra e UNEP, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor, e cila është duke e përgatitur studimin, në zhvillim e sipër është faza e dytë e përgatitjes së tij, ndërsa pritet të jetë gati dhe t’u prezantohet palëve të interesuara vetëm në fund të vitit 2019. “Hulumtimet në terren kanë përfunduar vitin e kaluar, ndërsa në fazën e dytë do të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba e kanë demantuar informatën e publikuar në mediat greke se përmendorja e Aleksandërit në Shkup, do të dërgohet në Athinë, ndërkaq përmendorja “Dromeas” (Vrapuesi) do të sillet në Shkup. Këtë informatë në media e ka publikuar skulptori i përmendores “Dromeas”, Kostas Varocos, njofton Portalb.mk. Zorbaba, kategorikisht i ka demantuar informatat për ekzistimin e ndonjë bisede për këmbim të përmendoreve. Në një deklaratë për mediat ka zbuluar se të premten e kaluar është takuar me Zorban në Ministrinë e Kulturës së Greqisë dhe i është prezantuar ideja. ‘Zonja Zorba në bisedë e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup nëpërmjet një njoftimi dërguar në media, njofton se ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi nga Haraçina e Shkupit për shkak ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihotrope dhe prekusore nga neni 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Gjatë bastisjes në hapësirat e shtëpisë ku ka jetuar i dyshuari dhe në hapësirat e podrumit janë gjetur gjithsej 128.63 gramë drogë narkotike, kokainë. Droga ka qenë e përgatitur për shitje në një qese të zezë të ndara në qese…

Lexo më Shumë