Me 17.03.2019 në ora 15.30 është lajmëruar se mbi fshatin Orizari, Kocan, në vendin e quajtur “Guri i bardh”, gjatë ndezjes së barit në arë nga ana e B.P.(82) nga i njëjti fshat, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Në zjarr është lënduar B.P. i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Nga ekipi i zjarrfikësve në Kocani zjarri është shuar, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes.
Author: Hamdi Kumanova
Me 17.03.2019 rreth orës 04.30 në vendin e quajtur ‘Trskata’ në Berovë, vetura e tipit ‘Seat leon’ me targa nga Berova, e drejtuar nga D.Sh.(27) nga fshati Umlena, Pehcevë, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar shoferi dhe katër bashkëudhëtarët M.T.(27), M.P.(32) nga fshati Smojmirovo dhe P.P.(23) nga Pehceva. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, pas së cilës P.P. dhe M.T. janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.
Me 16.03.2019 rreth orës 23.50 në bulevardin ‘Aleksandri i Maqedonisë’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Reno megan’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.M.D.(22) nga fshati Sopishte, Shkup dhe veturës së tipit “Opel vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.A.(22) nga Shkupi, transmeton Almakos. Janë lënduar dy shoferët, si dhe N.A.(19) nga Shkupi dhe I.A.(22) nga Shkupi, bashkëudhëtar në veturën “Opel vektra” dhe bashkëudhëtarja në veturën “Reno megan” K.L.(20) nga Shkupi. Të lënduarit nga vetura e tipit “Opel vektra” me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave…
Me 16.03.2019 rreth orës 18.00 në rrugën “Zija Mersovski” në Dibër, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Dibra, e drejtuar nga A.R.(35) nga Dibra e ka goditur një fëmijë shtatë vjeçar nga Dibra, transmeton Almakos. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Dibër.
Me 16.03.2019 në ora 14.15 në Stacionin Policor në Qendër, N.T.(44) e cila ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 09.30 në rrugën “Kiro Krstevski Platnik” vajza e saj 17 vjeçare është sulmuar fizikisht nga K.Zh.(22) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 15.00 në Stacionin Policor në Qendër, A.P.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se me 15.03.2019 në ora 22.00 në një lokal në rrugën “Heronjtë e Kosturit”, vajza e saj 15 vjeçare është sulmuar fizikisht nga dy adoleshente që i ka njohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.50 në Stacionin Policor në Qendër, E.B.(34) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.20 në rrugën “Bregu 13 nëntori” është sulmuar fizikisht nga tre persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.00 në Stacionin Policor në Cair është lajmëruar se në rrugën Galicica, E.M.(32) nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht B.R.(26) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal për shkeljen e realizuar sipas nenit 12 dhe nenit 6 nga Ligji për shkeljet dhe prishjet e rendit dhe qetësisë publike.
Me 17.03.2019 rreth orës 04.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup një kryerës i panjohur i ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “211 vitet burg për rastin e montuar për 27 prillit e varrosën drejtësinë”. Nga VMRO-DPMNE thonë se përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e vet dhe se nga dita në ditë rritet numri i viktimave të zaevizmit, përndjekjes politike dhe torturës së pushtetit ndaj kundërshtarëve. “Maqedonia është shtet i kapur, ku është hequr sundimi i së drejtës, gjyqësia Kacarska gjykon siç porosit Zaevi, ndërsa prokuroria Ruskoska monton raste politike për kundërshtarët politik të Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE. 16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27…
sh kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arratis në Budapest,nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e apelit me ankesa lidhur me masën e paraburgimit që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike. “Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi I e vërtetoi atë”, thuhet në raport, transmeton Tocka.mk, përcjell Portalb.mk. Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e apelit ende nuk…
Nëpërmjet një njoftimi nga partia në pushtet LSDM thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska është dorë e zgjatur e gruevizmit që iu nënshtrua dhe që e promovon”. Sipas LSDM-së, Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, mbron dhunuesit e 27 prillit njësoj siç e bënë Mickoski dhe Gruevski, “Ajo nuk ka turp që është e mbështetur nga një strukturë partiake ku kryesia është e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend kur ndodhi tentim vrasja dhe tentimi për grushtet dhe shkelje të rendit kushtetues”, thonë nga LSDM. LSDM thotë se Siljanovska nuk është e sinqertë me qytetarët kur paraqitet si…