Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për marrje pjesë në luftë të huaj ose formacione parapolicore, ndërkaq një person i akuzuar për veprën penale “Organizatë terroriste”, sot në diskutimin kryesor të seancës gjyqësore që është mbajtur në Gjykatën Themelore e kanë pranuar fajin për veprat që i ngarkohen, kumtoi Gjykata, njofton Portalb.mk. Në gusht vitin e kaluar, në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike të Sirisë, të akuzuarit janë dërguar me avion në Aeroportin e Shkupit pas së cilës janë privuar nga liria. Pas zbatimit të hetimit, në dhjetor, prokurori publik nga…
Author: Hamdi Kumanova
Me 18.03.2019 në ora 14.00 në SPB Shkup, D.M.(19) nga fshati Kucevishte, Shkup, ka lajmëruar se me 17.03.2019 rreth orës 23.30 në një lokal nate në fshatin Pobozhje është sulmuar fizikisht nga A.S., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 18.03.2019 në ora 10.30 në SPB Shkup, A.T.(20) nga Shkupi, ka lajmëruar se me 17.03.2019 rreth orës 20.00 në rrugën ‘Anastas Mitrev’ është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 18.03.2019 në Stacionin Policor në Kisella Voda është lajmëruar se në periudhën nga ora 15.30 të datës 15.03.2019 deri në ora 09.00 të datës 18.03.2019 një kryerës I panjohur ka kryer vjedhje të rënda në dy ordinance private që gjenden në Shtëpinë e shëndetit në rrugën “Ognjan Prica” në Shkup, transmeton Almakos. Hajnat kanë vjedhur lloje të ndryshme të ampulave, shprica dhe gjilpëra për shprica si dhe barna dhe lëndë tjera. Po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 18.03.2019 në ora 16.00 në SPB Shkup në bulevardin “Krste Misirkov”, zyrtari policor është goditur nga vetura “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Sh.M.(28) nga fshati Haraçinë, transmeton Almakos. Gjatë tentimit që zyrtari policor ta legjitimoje Sh.M. për shkak të shkeljes në trafik, ai ka refuzuar dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor. Sh.M. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Stevço Jakimovski para pak kohe është transferuar nga ndërtesa e vjetër në atë të re të Gjykatës Penale. Në shoqëri të policit Jakimovski para gazetarëve thirri “do t’i fitojmë nuk ua kemi frikën”, simbolikisht duke treguar dy gishta në shenjë fitoreje. Nga mëngjesi i sotëm ai dhe disa persona tjetër janë arrestuar dhe japin deklarata për procedurën parahetuese. Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB deri te Prokuroria publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ngritë kallëzime penale kundër ish-kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski dhe katër persona tjerë T.…
Me 18.03.2019 në ora 17.00 në rrugën “Jeta e re” në Shkup, motoçikleta “Kavasaki” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.I.(43) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Derisa, bashkëudhëtarja S.I.(34) nga Shkupi është lënduar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është lëshuar në shtëpi. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Me 18.03.2019 në ora 11.10 në udhëkryqin nga rrugët “ 11 nëntori “ dhe “Vasil Glavinov” në Kumanovë, vetura e tipit “Golf” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga S.R.(65) nga fshati Likovë, e ka goditur mopedin “Kavasaki” me targa nacionale bele, e drejtuar nga A.A.(26) nga fshati Cellopek, Kumanovë dhe veturën e parkuar “Audi” me targa nacionale zvicerane, në pronësi të F.M.(32) nga Kumanova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë A.A., i cili ka marr ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Me 18.03.2019 në ora 23.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore, gjatë kontrollit te personi O.E.(43) nga Republika e Shqipërisë është konstatuar se personi ka realizuar hyrje ilegale, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Ministria e Kulturës në ueb-faqen e saj ka publikuar konkursin për pjesëmarrje në financimin e projekteve të personave juridik nga Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat mbështeten nga programi Evropës Kreative (2014-2020)- Nën programi Kultura. Në konkurs është deklaruar se Ministria e Kulturës do të merr pjesë në financimin e projekteve për personat juridik të Republikës së Maqedonisë të kyçura si partner të projektit (bartës ose bashkorganizator) në projektet e miratuara të programit “Evropa Kreative – nën programi Kultura” , pastaj projekte bashkëpunuese në një shkallë më të vogël ;projekte bashkëpunuese në një shkallë më të madhe; projekte lidhur…
Me 18.03.2019 në ora 23.00 në vendkalimin kufitar në ‘Tabanoc’, gjatë kontrollit te personi L.A.(22) nga Republika e Shqipërisë, është konstatuar se gjendet në listën e masës ‘ndalesë për hyrje’ deri me 09.09.2020, transmeton Almakos. Ajo është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër D.S.(37) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 23.11.2018 në Kumanovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.