Me 23.03.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Pere Toshev”, motoçikleta “Jiajue” me targa nga Shkupi e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin M.J.(44) nga Shkupi dhe pas aksidentit e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. M.J. është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll nga ana e ekipit të SPB Shkup ku po punohet për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë mbrëmjes së djeshme, policët e rajonit të Shkupit kanë tentuar që të kontrollojnë një veturë në lëvizje, por që shoferi nuk u është bindur urdhërave policore dhe ka tentuar që të ikë. Kjo ka bërë që policia të ndërmerr masa për ndalimin e personit dhe në rrugën rajonale Hipodrom-Katllanovë, afër tregut të kafshëve, është arritur ndalimi i veturës. Me këtë rast, është identifikuar shoferi R.B (27) nga Shkupi dhe gjatë kontrollit, në veturën e tij janë gjetur tre kilogramë marihuanë. Policia e ka privuar nga liria të ndaluarin dhe janë marrë masa për procedura të mëtutjeshme.
Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka paralajmëruar se bisedime për sigurimin e shumicës së nevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore, transmeton Portalb.mk. “Ashtu siç e dini, dje kemi pasur rreth të dytë të bisedimeve me opozitën, sepse vlerësuam se duhet deri në fund t’i shterojmë mundësitë për përfshirje të të gjitha subjekteve, sepse në këtë periudhë, është e rëndësishme të tregojmë politikë shtetërore në raport me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është e dukshme që dje nuk pati rezultat, unë vlerësoj…
Trafikimi i emigrantëve dhe shpartallimi i grupeve të trafikimit është ulur trefish, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Spasovski informoi se është rritur numri i rasteve të zbuluara në vitin 2018 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm para disa javëve, është shpartalluar një grup i organizuar kriminel prej 20 anëtarëve. Spasovski tha se numri i njerëzve që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut tejkalon 1 milion. Si shtet kemi përforcuar kapacitetet nga aspekti material dhe teknik me furnizimin me pajisje të re, duke përmendur marrëveshjen me FRONTEKS që shumë…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore, transmeton Portalb.mk. “Në vendin tonë shumë gjenerata kanë punuar në reaizimin e këtij qëllimi tonë strategjik. Proceset që i kemi kaluar nuk ishin të lehta, por kanë qenë jashtzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Anëtarësimi jonë në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore dhe do të jetë instrument për krijimin e fotografisë së re pozitive për rajonin”, shkroi Zaev. https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/310056216277486/
“Ziadin Selën e ka shpëtuar dikush nga protestuesit, e pastaj ka ardhur AbdulfetaAlimi”, kjo deklaratë e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska të dhënë në emisionin “Click Plus”, e ndryshoi faktin kryesor në opinion, se AbdulfetaAlimi është shpëtimtari i vetëm i deputetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, në sulmin e 27-prillit të 2017-s. Prokurorja Ruskovska ka paralajmëruar edhe rritje të dënimit të Abdulfeta Alimit. “AbdulfetaAlimi sikur ta kryente punën për të cilën është obliguar, nuk do të kishte nevojë ta shpëtonte askënd”, sepse siç tha ndër të tjerash Ruskovska, ai ka qenë përgjegjës për çelësat e dyerve të Kuvendit. Në…
Profesoresha Bozhana Kirovska, e punësuar në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski Ambarçe” në Tetovë, akuzon se i bëhet mob*ing nga udhëheqësia e shkollës. Ajo thotë se ndaj saj është kryer trysni që të mbajë orë praktike në parlalele të gjuhës shqipe, gjuhë që ajo nuk e njeh mjaftueshëm dhe të dorëhiqet nga vendi i punës në bibilotekë, ku ka punuar gjysmë ore pune Mirëpo drejtoresha Sevdije Mustafai ka deklaruar për Tv Telma se nuk ka patur ndonjë trysni ndaj profesoreshës në fjalë. Përndryshe, për shkak të mosinteresimit të nxënësve maqedonas, në këtë shkollë të mesme nuk ka paralele në…
Me 22.03.2019 në ora 17.45 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Franklin Ruzvelt’ në një lokal është prishur rendi publik nga rrahja midis: F.J.(18) nga Vizbegi dhe E.R.(18) nga Shkupi nga njëra anë dhe A.K. dhe I.A.(25) nga Shkupi nga ana tjetër, transmeton Almakos. Gjatë përplasjes është përdorur thikë. Është lënduar rëndë I.A., i cili është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa janë lënduar lehtë F.J. dhe A.K. janë dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Tretë janë siguruar, ndërsa po ndërmerren masat për gjetjen e E.R. dhe zbardhjen…
Me 23.03.2019 në ora 00.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën 532 në një lokal në fshatin Marinë, Shkup është prishur rendi publik midis personave: F.F.(27) nga fshati Kadinë, Shkup, nga njëra anë dhe A.C. dhe J.C. nga ana tjetër, ku F.F. është ther me thikë, transmeton Almakos. I lënduari është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa A.C. dhe J.C. janë arrestuar në Stacionin Policor. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 22.03.2019 në ora 13.00 në SPB Shkup, V.M.(78) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.00 në shtëpinë e tij ka ardhur një person i panjohur i cili iu është paraqitur si vëllai i kumbarës së djalit të tij dhe i ka kërkuar 10.000 denar, pasi që urgjentisht po i duheshin për të paguar doganën për mallrat, transmeton Almakos. I padituri së bashku me viktimën kanë shkuar në bankë për të nxjerr para dhe pasi ia ka thënë, i padituri ka ikur. Viktima më vonë me telefon ka kontaktuar me djalin e tij pas së cilës…
Me 22.03.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Zhan Zhores” në një shitore një kryerës i panjohur ka kryer një vjedhje nga e punësuara prej ku e ka vjedhur qarkullimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 22.03.2019 rreth orës 12.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në Burgun e Idrizovës në Shkup, në pjesën e ambulancës, të burgosurit O.A.(34) nga Shkupi iu janë shkaktuar plagë në trup nga i burgosuri F.A.(34) përndryshe vëllai i tij, transmeton Almakos. O.A. me veturën e Burgut të Idrizovës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.