Me 23.03.2019 në ora 20.30 në SPB Shkup, G.K.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.50 në rrugën “Ivan Haxhinikolov” dy persona të moshës rreth 14 deri në 15 vjeç e kanë sulmuar fizikisht djalin e tij 15 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 24.03.2019 në ora 04.00 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” vetura e tipit “Seat leon” me targa nga Kumanova e drejtuar nga B.P.(26) nga Kumanova ka dal nga rruga dhe është lënduar rëndë shoferi B.P. i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Kumanovë, transmeton Almakos. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 23.03.2019 në ora 20.30 në SPB Manastir, B.D.(51) nga Manastiri ka lajmëruar se rreth orës 18.00 në rrugën “Shirok Sokak” është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 23.03.2019 është lajmëruar se është shkaktuar zjarr në rajonin e Shën Nikollës gjegjësisht në eterin e fshatit Karatmanovo, që gjatë mbrëmjes përmes Fshatit të Ri në vendin e quajtur “Rruga Kishin” është zgjeruar për në fshati Kalaslari, ku është djegur hapësirë më e madhe e barit të thatë, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi i Pyjeve të Maqedonisë në Veles dhe nga ana e tyre në ora 17.00 zjarri është vënë nën kontroll.
Me 22.03.2019 në ora 22.45 në SPB Shkup, V.G.(41) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 21.30 në rrugën ‘Gramos’ djali i tij adoleshent është sulmuar fizikisht nga një adoleshent tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 23.03.2019 në ora 08.35 në SPB Manastir, L.A. nga fshati Lazhel, ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë të paeksploduar të kalibrit 75 mm nga Lufta e Parë Botërore, transmeton Almakos. Nga ana e piroteknikut nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, granata është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.
Me 23.03.2019 në ora 15.20 është lajmëruar se përskaj bregut në Liqenin e Ohrit midis Strugës dhe fshatit Kalishtë, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Nga ana e zjarrfikësve në Strugë zjarri është lokalizuar. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.
Me 23.03.2019 në ora 10.40 në SPB Shkup, A.I.(41) nga Kojnare e Mesme, Shkup është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.30 në Kojnare e Mesme djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga M.M.(54), transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 23.03.2019 rreth orës 15.25 është lajmëruar se në Berovë është shkaktuar zjarr në eterin e fshatit Ratevo në vendin e quajtur “Tre lumenjtë” është janë kallur pishat, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve në Berovë, Ekonomisë së pyjeve dhe po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit.
Me 24.03.2019 në ora 00.15 në SPB Shkup, S.F. ka lajmëruar se në rrugën “Cellopek” vjehrri i saj I.F.(53), në njërën prej dhomave të shtëpisë ka nxitur zjarr, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga familja ndërsa është djegur dhoma ku ka jetuar I.F. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës së sotme.
Me 23.03.2019 në ora 17.50 është lajmëruar se në Tetovë është shkaktuar një zjarr që ka kapur shtatë lokacione të vogla përskaj rrugës në drejtim nga Fshati i Ri për në fshatin Merovë, Komuna e Zhelinës ku është djegur bari i thatë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit.
Me 23.03.2019 rreth orës 15.00 është gjetur dhe kthyer në shtëpi M.S.(14) për të cilën me 22.03.2019 në ora 20.15 në Stacionin Policor në Karposh nga ana e edukatores së Jetimorës në Shkup është lajmëruar si e zhdukur, transmeton Almakos. Policia nuk jep detaje për vendqëndrimin e saj pas ikjes nga jetimorja.