Me 24.03.2019 në udhëkryqin nga rruga fshati Lisolaj-Manastir ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Shevrolet spark” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.S.(25) nga fshati Bellce, Demir Hisar dhe veturës së tipit “Opel Korsa” me targa nga Manastiri e drejtuar nga D.M.(32) nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Opel korsa” dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Shoferi i veturës “Shevrolet Spark” dhe bashkëudhëtari nga vetura tjetër janë lënduar lehtë. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Author: Hamdi Kumanova
TV21 mëson se qeveria në Shkup është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e ‘barit’!Kjo nismë, siç thonë burimet e afërta të TV21 me kabinetin e kryeministrit #ZoranZaev, ka për cak “marihuana turistët” të huaj.Qeveria planifikon, që në fazën e parë testuese, të krijoj dy mini-Amsterdam ballkanik, Ohrin dhe Strugën, transmeton televizioni 21.Marihuana-turistët evropian, Amsterdamin në Holandë, e kanë adresë të parë, për të pirë bar!Qeveria në Shkup ka kryer edhe analiza ekonomike, të cilat tregojnë se legalizimi i marihuanës do të sillte zhvillim të shpejt të turizmit në dy qytetet buzës liqenit!Asnjë vend i rajonit, nuk e ka të legalizuar…
Dje rreth mesditës në rrugën rajonale Ratae –Zhelinë në fshatin Shemshovë të Tetovës, makina “Fiat Punto” me targa të Tetovës, e vizatur nga S.M. (48) nga Shkupi, e ka goditur një fëmijë 11-vjeçar”>11-vjeçar nga Shemshova, i cili ka qenë duke drejtuar një biçikletë. Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin e Tetovës. Policia njofton se është bërë ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), të mërkurën do të vendos për ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti në ikje, Gjorge Ivanov, për shkak se në të njëjtat është përdorur emri i ri i shtetit, i cili nuk është i pranueshëm për të, transmeton Portalb.mk. Në rendin e ditës së seancës së 94-rt, deri tash janë 27 ligje, pjesa më e madhe e të cilave kanë marrë veto nga Ivanovi, dhe për votim e të njëjtave duhet të sigurohet vota “për” e 61 deputetëve. Në rendin e ditës është edhe ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe Rumanisë për bashkëpunim në fushën e…
Ndasitë e thella në aspektin social, komunikimi i tepërt në rrjetet sociale si dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve, janë shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e ngacmimeve si dukuri, që në vete përmban fyerjen dhe kërcënimet në formë të vazhdueshme në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ka dalë në pah se pothuajse çdo i dyti nxënës ka qenë pre e ngacmimit. “Në bazë të hulumtimit që kemi realizuar duke anketuar rreth 2 mijë…
Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por nevojitet respektim i plotë i të drejtës ndërkombëtare dhe implementim të rregullt të Marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet perspektiva e saj evropiane, tha presidenti grek Prokopis Pavlopulos, në urimin me rastin e festës kombëtare të Greqisë, 25 mars, duke e përsëritur porosinë e njëjtë që e ka dërguar edhe në urimin drejtuar grekëve të diasporës, para tre ditëve, siç të premten publikoi MIA. Pavlopulos, edhe këtë herë, në urimin me shkrim deri te qytetarët, i ka përmendur edhe të a.q. çështje kombëtare greke, marrëdhëniet e vendit…
Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente, ku një nga këmbësorët ka marrë lëndime të rënda trupore, në 11 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 17 persona, ndërsa në 11 është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informojnë nga SPB Shkup, gjatë fundjavës së kaluar janë sanksionuar 159 shoferë për vozitje të shpejtë, 16 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijat e bardha, pesë shoferë për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim të paregullt, dy shoferë nuk nuk kanë dhënë leje kalimi veturave në…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndërprerje. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruktim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore. LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe…
Në Kuvendin e Maqedonisë ende po qëndron Ligji për çështjet sociale, që rregullon edhe pensionin social për të moshuarit mbi 65 vjet që nuk kanë asnjë të ardhur, apo nuk kanë arritur të sigurojnë një pension, për shkak të mungesës së stazhit të punës. Por ky pension social a do të jetë i mjaftueshëm apo vështirë të sigurohet ekzistenca e pensionistëve.Por për kë do të vlejë ky pension social: Pensionin e tillë do ta fitojnë të gjithë qytetarët që janë mbi 65 vjet, që nuk i plotësojnë kushtet për pension dhe nuk kanë asnjë ditë përvojë pune. Të jenë shtetas…
Gropë me thellësi prej 5-6 metra është hapur në oborrin e shtëpisë së familjes Aziroviq në Kumanovë. Gropa është me diametër prej rreth 60 centimetra. Anëtarët e familjes Aziroviq frikësohen se vendi do të vazhdojë të fundoset dhe të bie shtëpia e tyre, ndërsa disa netë nuk kanë fjetur në shtëpinë e tyre. Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, pas kryerjes së inspektimeve, kanë konstatuar se bëhet fjalë për vend nëntokësor që nga koha e ish-Ushtrisë Nacionale të Jugosllavisë, që kanë çuar në vendbanimin hekurudhor “Pero Çiço”. Përveç këtij rasti, hapje të çuditshme të gropave janë vërejtur edhe në…
Me 24.03.2019 në ora 03.10 në SPB Shkup, A.A.(43) nga Kumanova ka njoftuar se ditën e njëjtë rreth orës 01.55 në një klub nate në rrugën “Bregu te 13 Nëntori” është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 23.03.2019 në ora 14.30 në bregun Maqedonia në Ohër është prishur rendi publik gjatë një zënke fizike midis S.T.(40) dhe B.B.(47) nga Ohri, për shkak të mosdhënies përparësi në kalim me veturë, transmeton Almakos. Dytë janë thirrur në SPB Ohër, pas së cilës kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.