Me 24.03.2019 në ora 08.30 në SPB Shkup, R.I.(81) nga Shkupi ka lajmëruar se në periudhën nga ora 14.00 e datës 23.03.2019 deri në ora 08.30 të datës 24.03.2019 është shkaktuar një zjarr në pushimoren e tij dhe hapësirën ndihmëse në vendin e quajtur “Cukur” në fshatin Jurumleri, Shkup, transmeton Almakos. Është kryer kontroll.
Author: Hamdi Kumanova
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër Xh.H.(38) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.09.2017 gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit në Kërçovë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar heroin dhe një shishe me metadon.
Me 24.03.2019 rreth orës 16.00 në Stacionin Policor në Kërçovë është lajmëruar se në vendin “Kutlabica” në eterin e fshatit Tuin, Kërçovë, është shkaktuar një zjarr ku është djegur një hapësirë e madhe me pisha, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve në Kërçovë.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Probishtip ka ngritur padi penale kundër D.S.(46) nga Probishtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti me armë pa leje”, transmeton Almakos. Me 25.11.2018 në Probishtip, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit në veturën e drejtuar nga i padituri është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë “Zastava” për të cilën nuk ka pasur leje adekuate.
Me 24.03.2019 rreth orës 12.00 në Stacionin Policor në Kërçovë është lajmëruar se në rrjetin pyjor midis fshatrave Zhubrino dhe Popovjani, është shkaktuar zjarr ku është djegur bari i thatë, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve në Kërçovë.
Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka ngritë akuzë kundër një 20 vjeçari nga Haraçina e Shkupit, i dyshuar për veprën penale “prodhimtari e palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. I akuzuari në shtëpinë e tij në Haraçinë ilegalisht për shkak të shitjes ka mbajtur gjithsej 128,63 gramë kokainë. Gjatë bastisjes nga personat zyrtar te ai është gjetur edhe një peshore digjitale si dhe para në vlerë totale prej 155.550 denarëve dhe 100 euro. “Duke pasur parasysh atë se edhe më tutje ekziston frikë e arsyeshme se i akuzuari mund…
Me 24.03.2019 rreth orës 23.30, duke kryer detyruat e trafikut rrugor në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, është ndaluar vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga S.K.(22) nga Gostivari dhe ku ka pasur edhe dy persona tjerë, transmeton Almakos. Pas ndalimit, shoferi menjëherë e ka nisur veturën dhe me derën e hapur e ka goditur njërin prej policëve. S.K. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.
Me 22.03.2019 në ora 13.00 në Stacionin Policor në Strumicë janë arrestuar S.M.(23) dhe M.M. ( 30), dytë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër personave do të ngritet padi adekuate penale.
Me 24.03.2019 në ora 21.15 në Stacionin Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bellanoc” është lajmëruar se në verilindje nga fshati Sllupcan, Komuna e Likovës, në rreth një kilometër në vendin e quajtur “ Fusha Mokro” është shkaktuar një zjarr ku është djegur bari i thatë dhe pishat, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për shuarjen e zjarrit.
Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon në lidhje me demantin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me titull АХВ ВРАБОТУВА И РАБОТИ ИСКЛУЧИВО ПО ВИСОКО ПРОФЕСИОНАЛНИ СТАНДАРДИ. Duam të ja bëjmë me dije Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë se reagimi ndaj tyre në lidhje me diskriminimin e Shqiptarëve në mënyrë të vazhdueshme në këtë institucion nga viti i themelimit 2011 e deri më sot nuk është një reagim për fushatë politike i Aleancës për Shqiptarët por është një konstatim i Departamentit të Bujqësisë pran kësaj partie. Në këtë departament janë të angazhuar ekspert të fushës të cilët kanë…
Me 22.03.2019 në ora 15.30 në Stacionin Policor në Gjevgjeli është arrestuar dhe mbajtur A.A.(36) nga Gjevgjelia, tek i cili, gjatë kontrollit, zyrtarët policor kanë gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 24.03.2019 rreth orës 13.15 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në rreth 500 metra nga “Udhëkryqi i Mavrovës”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “BMV” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga E.M.(41) nga Gostivari dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Tetova, e drejtuar nga D.A.(68) nga Tetova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë A.F., bashkëudhëtare në veturën e “BMV”. Pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Gostivar ajo është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Në aksident janë lënduar rëndë edhe gjashtë persona në dy veturat, të cilët pas…