Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të koalicionit në pushtet Stevo Pendarovski në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse siç tha pas tij qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike në vend, por nëse kjo nuk ndodh ai është i gatshëm me opozitën të bisedojë për mundësinë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Unë besojë se Pendarovski do të fitojë, pas tij qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike, të bashkuar, por nëse nuk fitojmë jam i gatshëm të bisedojë me opozitën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por duke i mundësuar të sillet vendim në…
Author: Hamdi Kumanova
Nga partia opotzitare LSDM sot nëpërmes një kumtese thonë se qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi ngrohjes në Shkup nuk do të paguajnë fatura fikse siç ka qenë më herët. “Me vendimin e Komisionit Rregullator për energjetikë, tani më nga muaji prill qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi ngrohjes në Shkup më nuk do të paguajnë fatura fikse për periudhën e kaluar, siç ishte deri më tani”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se faturat e paracaktuara për qytetarët e ç’kyçur nga sistemi i ngrohjes ngelin në histori. “Qytetarët të cilët nuk e shfrytëzojnë energjinë e…
Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Maxhar Telekom”, “Thesari”, “Monstra” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike. Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa kohë më parë rastin e mori PSP-ja. Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska nga PSP-ja. Në seancën e sotme duhet të merren në pyetje dëshmitarët Sllobodan Bogoevski dhe Borçe Davitkovski. Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare akuzohen drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Skenderi, drejtori i financave, Rolf pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët ishin të dyshuar se…
Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe t’i kthejë në Kuvend, mes të cilave edhe për mbrojtjen e diskriminimit, sot sërish duhet të gjenden para deputetëve. Pritet këto ligje pasi sërish do të votohen në Kuvend, të publikohen në Gazetën Zyrtare. LSDM dhe BDI-ja opozitare dje i akuzuan Ivanovin se bllokimi i ligjeve është pengesë e reformave dhe interesave kombëtare, dhe se mbetet konsekuent në veprimin e vet në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Kabineti i Ivanovit, megjithatë, u përgjgj se askush nuk e pengon Kuvendin ta përsërirsë, siç thekshet, “tashmë precedentin e bërë dhe…
Në librat grekë do të përfshihet emri i ri “Maqedonia e Veriut” siç parashikon Marrëveshja e Prespës për vendet fqinje, shkruan zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Markos Bolarois në përgjigje me shkrim të dhënë për pyetjet e deputetëve nga Demokracia e Re, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Pyetja është dërguar nga deputetët Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos, të cilët e pyesin Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, nëse në librat grekë ekzistojnë citate irredentiste, për të cilat Bolaris i përgjigjet negativisht. “Greqia si vende anëtare, midis të tjerave edhe OKB-ja, BE-ja dhe UNESKO, Këshilli i Evropës…
SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër R.B.(26) nga Plovdivi, Republika e Bullgarisë, D.R.(24) nga Shkupi, N.S.(21) nga Shkupi dhe K.E.(34) nga Gostivari nën ekzistimin e dyshimeve se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, transmeton Almakos. Me 02.03.2019 në servisin në rrugën Buteli në Shkup, të paditurit duke përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete në vlerë prej 309.000 denar.
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, z. Thomas Gerberich. Në këtë takim kryetari Gashi e informoi Ambasadorin për zhvillimet më të reja në partinë politike Alternativa, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjet ardhshme presidenciale, që do të duhej të jenë një test i demokracisë dhe pjekurisë të vendit, si dhe për procesin euro-integrues që e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve. Me këtë rast Gashi e falënderoi Ambsadorin Gerberich për gjithë kontributin e Gjermanisë për demokratizimin e vendit dhe mbështetjen e ofruar ne agjendën…
Me 25.03.2019 në ora 15.15 në Stacionin Policor në Gjevgjeli është arrestuar H.M.(20) nga Gjevgjelia, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi penale.
Me 25.03.2019 rreth orës 19.30 në udhëkryqin e rrugëve “Fronti Popullor”, “8 marsi” dhe “Podleshka” në Kavadar, vetura e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur këmbësorin A.R.(67) nga Kavadari dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. A.R. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Kavadar ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës për zbardhjen e rastit.
Me 25.03.2019 në ora 14.08.2019 në ora 14.08 në SPB Shkup, D.J.(31) nga Shkupi, i punësuar në EVN, ka lajmëruar se në byrektoren në rrugën “Ivan Haxhinikolov” në Shkup, derisa ka qenë duke i kryer detyrat e punës me kolegun S.C., pronari i objektit M.S. i ka kërcënuar, pas së cilës ia ka dëmtuar veturën zyrtare ‘Fiat Dablo’, transmeton Almakos. M.S. është arrestuar në Stacionin Policor në Draçevë, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, së bashku me përfaqësues të Grupit Internacional të të rinjve për paqë (International Peace Youth Group) nga Koreja Jugore dhe studentët nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit tonë organizuan një event paqeje. Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Islam Imeri u shpreh se ky manifestim ka për qëllim nxitjen e të rinjve për promovimin e paqes dhe përmes letrave të shkruara për paqe, të përcillen mesazhe të ndryshme për ruajtjen e paqes në të gjitha anët e globit. “Sot të gjithë ne, bashkërisht shkruam nga një letër të shkurtër me mesazhe paqeje,…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër B.D.(17) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në punë”, transmeton Almakos. Me 06.03.2019 në Kërçovë, i padituri, gjatë tentimit për kontroll nga zyrtarët policor, fizikisht e ka sulmuar një zyrtar policor.