Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Festim Halili, në suaza të programeve evropiane për profesor vizitues, para studentëve Universitetit të Kraiovës në Rumani mbajti disa ligjërata kushtuar teknologjive më të reja të komunikimit.Gjatë prezantimeve para studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ai u ka kushtuar rëndësi të veçantë teknologjive të komunikimit pa barriera mes pajisjeve elektronike dhe kohezionin e 50 miliardë pajisjeve që do jenë të kyçura në internet deri vitin e ardhshëm 2020. Interaktiviteti dhe interesimi i studentëve për këtë ligjëratë ka qenë mjaft i madh.Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Kraiovës, Doc.…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër A.K.(45) nga fshati Koroshishtë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, transmeton Almakos. Gjatë muajit shkurt të vitit 2019 në Ohër, i padituri si investitor dhe ndërtues, ka ndërtuar një objekt biznesi nga konstruksioni metal, pa leje për ndërtim.
Me 26.03.2019 rreth orës 09.30 është lajmëruar se V.B.(63) nga fshati Rusinovo, Berovë është lënduar rëndë derisa me traktor ka kryer punë të bujqësisë në një hapësirë bujqësore në pronësi të ‘Zegin vreshtari’ në fshatin Saramzalino, Shën Nikollë, transmeton Almakos. Me veturën e Ndihmës së shpejtë në Shën Nikollë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Me 26.03.2019 rreth orës 18.15 në rrugën ‘Boris Kidriq’ në Tetovë, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme e kanë arrestuar B.F.(23) dhe një 17 vjeçar nga Radovishi i Shkupit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te to është gjetur marihuanë. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër G.G.(27) nga fshati Cegran, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 04.08.2018 në Tetovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokain.
Me 26.03.2019 në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 13.30, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Radovish dhe Stacioni Policor në Radovish kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera në pronësi të S.K.(35) nga Radovishi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë, pas së cilës S.K. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 26.03.2019 në ora 11.24 në rrugën Vasharejca-Bucin, para fshatit Trnovci, Manastir, A.A.(28) nga Prilepi, duke drejtuar veturën e tipit “Zastava-128” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj janë lënduar dy fëmijë të moshës dy dhe tre vjeçe. Ata janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.
Në seancën e njëzet e pesë komunale në Këshillin e Komunës së Kumanovës, këshilltari nga radhët e Alternativës, Florim Ymeri parashtroi pyetje në lidhje me orëmatëset e EVN-së, barakat në rrugën 11 tetori si dhe pesë shqiptarët e larguar nga puna nga Shtëpia e Pleqve, raporton Almakos. “ Do të jam sa më i shkurt në pyetjet e mia. Deri te Sektori i Urbanizmit kam pyetje në lidhje me orëmatëset e rrymës që janë vendosur jashtë, a gjenden ato në planin urbanistik? Dhe pyetja e dytë do të jetë për drejtorin e Shtëpisë së Pleqve, për pesë të punësuarit të…
Lideri i Partisë Lidhja Demokratike, ish-ministri i policisë së Maqedonisë Pavle Trajanov, mbrëmë në emisionin “200” në Alsat tha se në kohën e krizës së refugjatëve në Maqedoni kanë hyrë armë “me ton” nga Shqipëria. Ai gjatë krizës së refugjatëve ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe pranoi se janë bërë aksione në Strugë, Dibër, Stenkovec kundër atyre që kanë dashur të shkaktojnë tensione. Këto aksione, siç thotë ai, janë bërë me dijeninë e faktorit ndërkombëtar. Trajanov gjithashtu tha se në këtë kohë ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe ish-kryeministri Lupço Georgievski kanë dashur të ndajnë Maqedoninë. Sipas tij, ata…
Një udhëtar në fluturimin Bruksel- Shkup në kompaninë e avionëve “Wizzair” ka pirë cigare në avion dhe më pas është arrestuar nga policia në Aeroportin e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Udhëtari e ka ndezur cigaren në toaletin e avionit, ku më pas ekipi i kompanisë e ka denoncuar rastin në aeroport dhe ka kërkuar ndihmë nga policia. Pasi avioni ka ateruar në Aeroportin e Shkupit 25 minuta pas mesnate, udhëtari është dorëzuar te policia. “Është kërkuar ndihma jonë sepse udhëtari D.Sh (22) nuk i ka respektuar rregullat e fluturimit, gjegjësisht ka pirë cigare në avion.…
Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe njoftimit për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë të vendosur disa prioritete për të cilat nevojitet konsensus. Nga Lidhja Demokratike thonë se është e nevojshme që të mundësohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të pastra, si garanci për zgjedhje të suksesshme. Në këtë fushë partitë dhe koalicionet të cilët qëndrojnë pas kandidatëve të marrin përgjegjësi se do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në të kundërtën, duhet të marrin përgjegjësi politike. Bojkoti i zgjedhjeve në rrethin e dytë do të thotë akt antishtetëror me…
“Keni tre kandidatë të shkëlqyer për president dhe shteti duhet që të krenohet me ata. Gara patjetër duhet që luhet në mënyrë korrekte, demokratike dhe të qetë dhe askush të mos i kontestojë rezultatet zgjedhore”, tha ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie. “Ajo do të jetë shumë me rëndësi për vendimet në qershor, që të mundet vendi ta kthejë faqen e re nga 27 prilli, për realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta, hyrje në NATO dhe BE”, theksoi Timonie në takim me kryetarin e Kriva Pallankës, Borjanço Micevski. Timonie mbrëmë e ka vizituar Kriva Pallankën, me rastin e natës…